Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
Ja dhe mbresat e vitit 2000....Ju lutem kush ka durim le ta lexoje deri ne fund!Flm.
Web alb-net.com
HIJA E JANULLATOSIT ERRESON QIELLIN
DHE NXIN TOKEN SHQIPTARE
Per disa kohe u duk sikur Janullatosi po u kushtohej kryesisht veprimtarive
ekleziastike atje ne strofkullen e tij qe per te keqen e shqiptareve dhe
turpin e Shqiperise ai me tallje prej uzurpatori e quan Kisha Ortodokse
Autoqefale Shqiptare. Per ta bere me therese per shqiptaret kete tallje
greku Anastas Janullatos here pas here ka bere sikur distancohet dhe nga
ndonje veprim i tejskajshem antishqiptar i prifterise greke. Ne gazeten
"Poli i Qendres" nje krijese gjinushiste-cekiste e jetshkurter me 27 gusht
te vitit 1996 ka qene botuar nje njoftim nen titullin "Mos nderhyni ne
çeshtjet Autoqefale te Shqiperise", sipas te cilit greku Janullatos i
vetequajtur kryepeshkop i Shqiperise repliktonte me ish-mitropolitin famekeq
te Konices, Andrea duke i kujtuar "se nuk ka te drejte, sipas se Drejtes
kanonike, te nderhyje ne çeshtjet e nje kishe tjeter autoqefale, dhe t'i
jape mesime kreut te kishes tjeter". Gjoja se po kundershtonte nje prift
grek uzurpatori Janullatos, perseriste se ai eshte kreu i KOASH-it. Lojra te
poshtera te prifterise greke ne kurriz te shqiptareve.
Tani, 4 vite pas vendosjes se pushtetit kuisling grek ne Shqiperi,
Janullatosi nuk ka me nevoje te perdore te tilla marifete per te treguar se
kush eshte. Tani ai e ndjen vehten aq te fuqishem jo vetem ne fronin kishtar
qe ka uzurpuar por mbi çdo gje ne Shqiperi sa organizon "tubime shkencore"
per kulturen shqiptare, ben e shfaq filma televizive per te popullarizuar
veten si "i derguari i Perendise ne token shqiptare", bekon pushtetaret e te
gjitha rangjeve, siç ben Kisha Ortodokse ne Greqi, ben demagogji politike me
frazeologji fetare per te nenshtruar shqiptaret ndaj sundimit grek.
Kohet e fundit Janullatosi u shfaq si padroni i nje "simpoziumi shkencor" te
emertuar "200 vjet krishterim e kulture shqiptare". Ish keshilltari i tij,
Ylli Popa, qe bekimi i Janullatosit e ngjiti ne ofiqin e kryetarit te
Akademise se Shkencave te Shqiperise, gjithe emocion e perulesi i beri
elozhe te medha kesaj veprimtarie janullatiste ku ende nuk dime mire se
çfare eshte thene nga referuesit, sepse ajo u mbajt nen masa te rrepta
sigurimi si te ishte mbledhje e nje sekti heretikesh.
Fare pak fjale te thena ne kete tubim klerikolisto-akademik misterioz jane
bere te njohura kur jane perdorur si tekst shoqerues i pamjeve te nje filmi
mjaft te gjate televiziv qe eshte shfaqur nga TVSH (pra televizioni
shteteror) per te paraqitur Janullatosin si "shenjtin me te madh te
shqiptareve", si "engjellin shpetimtar e ruajtjes te Shqiperise te zbritur
ng qielli".
Gjate gjithe kohes kur flitej per historine e krishterimit ne Shqiperi, per
qendrat kishtare e manastiret, kur tregoheshin qytetet e zonat shqiptare ku
ka besimtare ortodokse te filmuar me shume kujdes nga helikopteri,
Janullatosi ishte i pranueshem me pamjen e fjalet e tij i montuar ne çdo
sekuence filmik.
Ndersa ne ekran shpaloseshin peisazhet natyrore, qendrat e banuara e vendet
fetare te Shqiperise ne mes te pamjes ishte nje dore e gazetarit te
fortlumturuarit Ferdinand Samarxhiu qe mbante para fytyres e gojes se
fortlumturise se tij Janullatosit mikrofonin, qe te percillte tek
teleshikuesi "fjalet e shenjta". Koka e Janullatosit e rrethuar si me nje
kurore tisi hyjnor rrotullohej pa pushim mbi trojet shqiptare per te dhene
pershtypjen se tashme Janullatosi eshte zoteruesi i historise, shpirtit,
kultures, mendjes e tokes se shqiptareve. Kurre ndonjehere nuk kemi pare te
behet nje reklame e tille televizive. As per Enver Hoxhen TVSH nuk ka
shfaqur ndonjehere nje gje te ngjashme gjate viteve te diktatures.
Per nje shpirt te lire shqiptar, pavaresisht se çfare besimi mund t'i
perkase njeriu, nje verdallisje e tille e kokes se Janullatosit dhe dores se
Ferdinand Samarxhiut mbi tokat shqiptare ishte si nje mallkim e perçmim i
rende i padurueshem. Sikur na thuhej se tani e tutje Janullatosi eshte
"Perendia e Shqiptareve" para te cilit historia e heronjte e ketij kombi nuk
vlejne asgje. Dukej qe filmi ishte konceptuar e xhiruar per te thene se
kisha greke dhe Janullatosi e kane vene perfundimisht poshte Shqiperine e
Kombin shqiptar.
Janullatosi tani ka marre hov te duket si bamirres hovardar duke ndertuar
ndonje sere ku te punojne te burgosurit dhe po jep mesime se si duhet t'i
shikojne shqiptaret me admirim greket.
Ne te perjavshme "Intervista" nr.365 te dates 18-24 dhjetor 2000 eshte
botuar nje interviste e Janullatosit nen titullin udhezues "Fqinjit i dhemb
me shume per fqinjin se sa per miqte e larget". Nga kjo interviste e bere
nga Albert Zholi (nje shqiptar qe ka vite qe luan rolet qe i ngarkojne
greket) dhe Dritan Haxhia nepermjet nje gjuhe shume te mjegulluar
kishtaro-politike, Janullatosi i ka dhene te qarta objektivat e tij
antishqitare.
Nepermjet fjalise "Pas vitit 1992 e deri me sot shume shqiptare ose
deklarojne besimin e tyre fetar, ose jane ne keshim" prifti dinak grek ka
dashur te thote si kur erdhi ai ne Shqiperi, shqiptaret i ka gjetur pa
kurrfare feje e besimi, se Shqiperia kishte humbur çdo kujtese e tradite
fetare dhe ishte nje toke e virgjer per misionizem fetar prezolit siç kane
qene fiset e egra para se te mberrinin misioneret fetare bashke me
kolonizatoret ne Amerike, Azi, Afrike. Pra me kete fjali Janullatosi ka
dashur te thote se ne Shqiperi kishte marre fund historia e krishterimit
2000 vjeçar dhe e islamizmit rreth 500 vjeçar dhe çdo gje po fillonte nga e
para. Janullatosi nuk flet per besimtare me fe te trasheguar por per
besimtare qe kane deklaruar besimin e tyre ose per te pafe qe po kerkojne
nje besim dhe do t'ua jape ai.
Intervistuesit e kane vene Janullatosin edhe ne rolin e njeriut politik duke
i kerkur te shprehej per marredheniet greko-shqiptare qe sipas tyre "duket
sikur kohet e fundit kane mbetur ne udhekryq" Ndonese dominimi grek ne
Shqiperi ka arritur nivele te paimagjinueshme keta intervistues jane ende te
pangopur dhe kerkojne me shume greqizim.
Janullatosi perpiqet te jete "realist" te ngjalle shprese e durim tek te
padurueshmit shqiptare qe kerkojne helenizim me te shpejte te popullit e te
vendit te tyre. Janullatosi e leshon me gjuhen fetare helmin e tij politik
kunder "te ndryshmeve qe duan te mbjedhin keqkuptime e mosmarreveshje" dhe
pastaj ben predikimin " Fqinjit i dhemb per fqinjin me shume se sa per miqte
e larget". Se sa i dhemb grekut per shqiptarin e dime mire nga historia e
krimeve greke mbi shqiptaret. Sa hipokrizi ka ne fjalet e Janullatosit e
dime mire nga antishqiptarizmi i terbuar qe treguan greket gjate luftes ne
Kosove, kur perkrahu genocidin serb.
Ketij predikimi hipokrit politik te priftit Janullatos e vlen t'i kunderveme
nje rregull te ndjekur nga vellezerit e tij ortodokse "Beje mik jo fqinjin
tend por fqinjin e fqinjit tend". Kjo ka qene maksima e politikes ruse qysh
nga koha e bojareve". Keto fjale te Ordin-Naçurkin i ka cituar akademiku
Tarle ne vepren e tij "Talejrani" (botim frengjisht ne Moske f.183). Me mire
na del te degjojme keshillen e Ordin-Naçurkin se predikimin e Janullatosit.
Me mire na del te kemi miqesi me fqinjet e fqinjeve tane, me turqit apo
bullgaret se sa me greket.
Intervistuesit me siguri e kane patur porosi nga vete Janulltosi te hapin
biseden si i shikon ai marredheniet midis ortodokseve e myslimaneve ne jug
te Shqiperise. Janullatosi duke psheretire eshte ankuar per mosmekat qe i
acarojne gjerat me njoftimet e tyre dhe ka folur per "maredhenie pozitive"
nderfetare midis ortodokseve e myslimaneve. Por perseri nuk e frenon dot
veten dhe ka sprucuar serisht helm me fjaline "Ju e dini se ne Jug ka edhe
shume bektashinj, te cilet jane shume me te hapur dhe me tolerante". Keshtu
Janullatosi vihet haptazi ne rolin e provokatorit per te futur perçarje edhe
midis myslimaneve te Shqiperise qe u perkasin sekteve te ndryshme. Tashme
dihet se po behet nje fushate e tere per te paraqitur ne Shqiperi
bektashizmin si "fe me vehte". Kur kete gje e bejne injorantet ne pune te
fese apo provokatore te njohur, nuk te ben shume pershtypje. Por Janullatosi
nuk eshte injorant ne pune feje e teologjie. Ai e di se bektashizmi eshte
pjese e Islamit sepse ne bote ka vetem aq fe sa jane librat e shenjte, jo aq
sa interpretime jane bere mbi librat e shenjte. Tri fete e medha sunduese te
rajonit tone jane hebraizmi, krishterimi dhe Islami, sipas tre librave te
shenjte dhe jo sektet te ndryshme qofshin te medha apo te vogla. Prifti
ortodoks Petro Nini Luarasi, qe e ka helmuar kisha greke, ka qene shprehur
se "E verteta ben fene, dhe jo feja te verteten." Meqenese ka ardhur ne
Shqiperi Janullatosi ben mire te mesoje nga ky klerik martir i Kishes
Ortodokse Shqiptare. Nese afshi per te provokuar grindje midis myslimaneve
te Shqiperise e shtyn Janullatosin te tregohet injorant per punen e feve te
ndryshme po i paraqesim nje "Simbolike te feve boterore" marre nga revista
"Socium" (Moske, maj 1991, faqe 46). Kjo simbolike eshte shoqeruar dhe me
skemen e ruses se shquar Helena Bllavackaja "Duke i bere fete se bashku ne
perfitojme te verteten e perjetshme te njesuar". Kurse prifti grek
Janullatos po perpiqet te perçaje shqiptaret nepermjet fese: te konvertoje
myslimanet ne ortodoks dhe te ndaje bektashizmin nga Islami.
Kete qellim te mbrapshte diversioniste e perçarese nepermjet fese
Janullatosi e ka pohuar vete ne fjaline "Nuk mund te pranohet qe shqiptaret
qe dolen nga diktatura marksiste u bene menjehere ortodokse, katolike, apo
myslimane. Le te jemi realiste". Me kete edhe nje here Janullatosi eshte
perpjekur te thote se shqiptaret dolen nga diktatura komuniste pa kurrfare
trashegimie perkatesie fetare, pra Shqiperia ishte kthyer ne nje
"shkretetire fetare".
Ne vitin 1992 ne nje interviste ne "Hena e Re", Shkup e kam theksuar se
zhdukja e fese ne Shqiperi nga regjimi i Enver Hoxhes ishte deshire dhe
konspiracion i kishes greke, qe te krijohej "vakum fetar" ne Shqiperi, dhe
me pas te vershonte ortodoksizmi grek per te zevendesuar Islamin. Tani eshte
Janullatosi qe po na jep proven me te qarte per kete konspiracion
fetaro-kishtar grek.
Janullatosi do te na mohoje çdo ndarje e perkatesi fetare ne vitin 1992 qe
te perligje punen per konvertim te shqiptareve ne ortodoks. Edhe nese
komunizmi ndaloi praktikat fetare, ai nuk arriti te zhdukte besimin.
Janullatosi te mos harroje se shqiptaret kane ne token e tyre varret e te
pareve, amaneti i te pareve, jane nen mbrojtjen e shpirtit te te pareve. Çdo
shqiptar doli nga diktatura komuniste me trashegimi e besim fetar.
21.12.2000
__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|