iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
Shpeshhere iluzionet thyhen perpara kembeve tona edhe realiteti ndryshon e merr ngjyra te panjohura, aroma te reja.Gjitheckaja shendrrohet ne nje tjeter gjithecka edhe ti s'arrin te gjesh veteveten ne mes te atij shperfytyrimit mizor qe kerkon te te imponoj vullnetin e vete.
Edhe e kupton se mund te humbasesh kaq shume ne nje cast te vetem! Se nje moment mund te te rrembej pothuajse gjithecka.
Edhe e gjen veteveten te humbur...
... te humbur ne rruget e botes..., e te humbur ne shpirtin tend...
Nuk di me c'ti thuash vetevetes. Nuk di me c'te besh me rutinen e djeshme qe sot s'ka me kuptim, qe sot eshte e vjeter, e plakur brenda nates si te ishte shuar pa rrezatimin e diellit.
Nuk di me ku te fillosh.
Gjithesesi, nje dite, heret a vone.... fillon.
E sotmja merr nje ngjyre te re me te cilen s'je mesuar por gjithesesi e perballon. E nesermja merr nje emer te ri qe me pare as e njihje... dhe e djeshmja... e djeshmja qe e deshe aq shume, rrenjoset brenda teje e skalit shpirtin tend e i jep nje forme qe ti ende nuk e shquan dot.
Gjithesesi gjithekca qe duhet te te perkasi e rigjen rrugen te kthehet tek ty. Edhe nqs nuk kthehet...kur mengjesi i pare me diell te hidhur kalon, kur mbremja e pare me yje te shuar zbardh... me se fundmi do te kuptosh se edhe pse gjithecka nuk shkon sic e ke planifikuar nuk eshte detyrimisht e thene se po shkon keq.
Keshtu qe ec pergjate rruges sende, edhe perballu me cdo dite sfiduese sepse ne horizont te pret vetevetja...
-Miremengjes!
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|