The Bad Boy_1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/05/2007
Vendbanimi: Prizren
Mesazhe: 49
|
Citim: Po citoj ato që tha Girl-Power
Per mendimin tim feja ashtu si edhe shpikje te tjera jane vecse nje menyre sesi njeriu te ndjehet me i forte dhe te kete besim ne vetevete por edhe sesi te gjehet nje pergjigje e shpejte dhe e padiskutueshme per pyetjet qe njeriu ne kohe i ben vetes.
Njeriu si cdo kafshe tjeter ka nevoje te jete pjese e nje grupi sepse kjo i ofron siguri por edhe mbijetese ndaj specieve te tjera ;kete gje ofron dhe feja vete-nje tjeter ndarje ne grupe te shoqerise njerezore.
Une vete jam myslimane, e jo pse besoj tek ato qe thoshte Muhameti sepse fundja ai njeri si te tjeret ishte,por vetem per qellime politike. Mendoj se te rrethuar nga shtete te tjera te krishtera Shqiperia ka gjetur tek myslimanizmi nje aleate te mire sesi te mos jete asimiluar sepse tek shtetet fqinje po gjehen lloj-lloj pretekstesh nga me te cuditshmet sesi te na mohojne origjinen tone.
Persa i perket Muhametit e vleresoj si figure historike, per punen qe ka bere sepse dha jete nje fryme te re ne historine e njerezimit .U tregua nje njeri i madh sepse duke u nisur nga hici arriti qe idete e tij ti perhapte me kaq force qe vazhdojne edhe sot.Por Muhameti nuk eshte Zoti ndaj me bezdis fakti qe shpesh ne besim e siper ngaterrohet roli i tij dhe ne falje u drejtohemi edhe atij.
Natyrisht myslimanizmi por edhe fete e tjera ne baze jane tolerante, jane per dashurine, mirekuptimin dhe jane te hapura ndaj ndryshimit por eshte tjeter feja e tjeter njeriu qe ndjek fene...jo gjithmone njeriu fetar ndjek frymen e vertete te nje feje por merr prej saj cka i leverdis dmth e interpreton ne ate menyre qe ai te fitoje sa me shume prej saj e pastaj per te vazhduar ne egoizmin e vet justifikon cdo veprim tijin ne emer te fese.
Personalisht besoj tek Zoti e ne asnje tjeter...profeta e te shenjte jane vec te vdekshem e njerez si gjithe te tjeret e ndoshta midis tyre ka dhe shume mashtrues. Une nuk kam arritur t'i pergjigjem gjithe pyetjeve te mia ndaj tek Zoti shoh te vetemen pergjigje tani per tani.
vertete per te te ardhur keq mesazhi yt. Se pari, si mund ti thuash njeriut kafshe, kur ne Kur'an Zoti na ben me dije se ate e ka ngritur mbi qeniet e tjera, e dyta, eshte shume brengoses fakti se kete po e thote nje "muslimane". Nese njohurite tua jane te pakta ne lidhje me besimin, mos u identifiko si muslimane dhe te japesh ketu fakte qe nuk i perkasin absolutisht Islamit. Sa per Resulullahin s.a.v.s. duhet te ndihesh krenare nese ke lexuar te pakten 10 faqe nga jeta e tij e ndritur, duhet te ndihesh krenare qe e identifikon vehten si pjese e Ummetit Muhammed. Ai nuk eshte Zot, ishte njeri si te tjeret ne aspektin fizik, por mos harro se ishte i perzgjedhuri i Allahut para se te krijohej bota , para Ademit a.s. qe te ishte profet i fundit dhe Vula e Profeteve. Pra nuk ishte i une dhe si ti qe cdo dite bejme mekate nga mengjesi ne mbremje. Feja Islame nuk eshte diqka qe eshte formuar nga Muhammedi a.s. , ai eshte vetem transmetues i fjaleve dhe urdhrave te Allahut xh.sh., ishte vetem nje rob i nenshtruar, rob i Allahut xh.sh. . Nese e lexon temen do ta shohesh se flitet per lindjen e femijes musliman, te te them diq: po ta lesh nje femije ne nje ishull te vetmuar pa kurrfare ndikimesh nga jashte, ai do ta adhuroje vetem nje Zot, vetem nje fuqi, ky eshte muslimani, ai i cili nuk i ben shok Zotit ne adhurim, ai i cili urdheron ne te mira , dhe ndalon nga e keqja, e absolutisht nuk i lutet Habibullahut sic pretendon ti nga hamendja jote...te lutem, lexo sado pak per jeten e ketij kolosi qe me sjelljet e tij dhe meshiren e tij, i tronditi themelet e botes te zhytur ne erresire te thelle...Allahu xh.sh. te udhezofte dhe te bashkofte me te miret ne xhennet....selam alejkum we rahmeh.....
__________________
Kush e njeh vetvehten e njeh Zotin. (Muhammed a.s.)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|