Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktor, ti më kujton një emision guzhine, me një guzhinjer që gatuante sikur te ish i pirë, sikur gjoja nuk i shikonte materialet që perdorte për gatim. Mirpo ndersa ai luante pjesen, dhe në fund na nxirrte nje gatim te mire, ti dukesh sikur i ke kthyer me të vërtet nja dy gota para se të shkruash. Mua me duhet tani të çkoplis (zbërthej, çlidh) ato që ke koplisur (lidhur) ti.
Ti fillon me "epokat", duke i ngaterruar këto me qyteterimet dhe kulturat e caktuara; nderkoh që une flas per evolucionin gjuhësor, duke parakuptuar prej asaj kohe të njeriut të shpellave, ku ai lëshonte disa tone dhe diftongje, fjalet e tij "të para".
Esht e vertet që studimet mbi gjuhet e lashta BAZOHEN tek shkrimet e gjetura, por pikerisht krahasimi i ketyre shkrimeve të ndryshme të vjetra, na jep neve mundesin të shohim ç'gjuhë dhe fjalë ka perdorur njeriu akoma më herët.
Persa i perket asaj: veri-jug, këtu bëhet fjalë për atë, që njeriu e nisi jeten e tij aty ku ishte ngroht, pra në Afrikë; dhe me ngrohjen e globit ngjitej lart drejt veriut, tokave te pabanuara. Nga dëndësia e rallë që ai kish në zonat e ftohta veriore, ai u detyrua të perdor tone më vokale (më të lart) nga te tjerë, si p.sh. tonin (vokalin) O, per tu dëgjuar me mirë nga bashkbiseduesi që ish larg. Kaq gjë e mëson(te) cdo nxenes në shkolle(n e kohës time). Ndaj mos e ngaterro me emërtimet e ndryshme që shkojn nga vendet e zhvilluara (Europa p.sh.) në vendet më pak te zhvilluara (Afrika p.sh.).
Më tej sallata jote ruse nuk mund të çkoplitet më; ti përzien keq hanibalet, fenikasit, saracenet, etj., sa un nuk e kuptoj ç'do të thuash, ndaj po e le deri ketu.
Dhe persa i perket saraçeneve, më duket se nuk lot ndonjë rendesi 1-2 shekuj me parë apo më mbrapa, se kur ata janë dukur në zonat veriore te Mesdheut, pra në bregdetin jon-adriatik. Nëse nuk gaboj, bëhet fjalë për aty nga shek. 12-14, pra fillimi i viteve 1100 deri fundi i viteve 1399. Por jo sic thua ti, në shek. e 10, që d.t.th. vitet 900 deri 999, koh kjo mbi të cilën nuk ka histori fare të shkruar.
Piktoro, kur të shkruash tjetër herë, të lutem kapu vetem tek një pikë (temë), ose të paktën, rreshtoi pikat (temat) e ndryshme me sistem; jo kështu si sallat ruse, se i ke bërë çorap dhe nuk kuptohesh cfar do të thuash.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2014 21:57
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Tani na shpjego çfare lidhje ka emertimi turk Kara-burun me Acrocerauni me Saracenet.
Duke ditur se emertimi acroceraunia eshte i lashte dmth Homerike kurse Saracenet jane histori e mevoneshme dhe daton pas shekullit te VII. e turqit shume me vone ne shek e XV.
Tjetra eshte se nuk kam ndeshur akoma ndonje informacion ne lidhje me Saraçenet ne Epir dhe Iliri.
Periudha me e erret qe flet ti ka te beje me fraksionin e shekullit te VIII dhe atij te XI dhe perkon me luften ndaj Ikonografise dhe me te vertete dokumentet jane te pakta per kete periudhe por jo se nuk ka informacione. Ka sa te duash sidomos per zonen e Aulones dhe Epirin ne pergjithesi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2014 00:11
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktor, panvarsisht se edhe kesaj here pyetja jote esht paksa e ngaterruar, un po bej sikur e kuptova. Tani, persa i perket lidhjes se emertimit "Karaburun" me "Akroceraun", une nuk fola aty per lidhje, dhe me duket se nuk ka lidhje. Akroceraun esht nje emertim -me sa pashe ne internet para 2 javesh- i kohes romake apo pasromake, nga ana e Italise. Ndersa "Karaburun" esht emertim turk me sa shihet. Ndersa persa i perket saracenve, nuk e di c'lidhje mund te kene ata me kete emertim!? Me duket se ti i perzieve saracenet ne keto etimollogjira! Po nejse, problemi i Karaburunit dhe Akroceraunit besoj u sqarua, nga ana ime te pakten. Nese ti don te besh lidhje midis te dy emertimeve (toponimeve), je i mirpritur te hedhesh (hipo)tezat e tua, por qarte dhe paster.
Ne fund te fundit, ky gadishull, panvarsisht emertimeve te ndryshme qe mund te kete patur, nuk ka qene kurre i banuar, po te mos llogaritim kohra shume te lashta mitike me "qikllope". Edhe germimet arkeologjike aty -nese s'gaboj- kane munguar, se ka qene zone ushtarake. Ugolini ka germuar ne pashaliman, por jo ne Karaburun.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shtator 2014 22:58
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Pershendetje Robert.
Me vjen mire qe shkruajte. Ndoshta une isha i paqarte edhe jam lidhur me Karaburunin dhe per kete te kerkova ndihme. Ndoshta nuk ishte e sinqerte nga ana ime e kerkeses qe bera apo formulova ndaj kerkoj ndjese. Por gjithe ai reagim i imi erdhi ngase pergjigja jote duke bere etimologji foshnjore aspak te thelluar duke ndare Kara- burunin ne te zeze (turke) + ? per burunin dhe hamendesove hunden e gjera te tjera.
Ne fakt nese flitet per ndarje te asaj qe gjendet e shkruar neper librat historike ndahet ne Acro pra kry (cry) dhe ceraunia. Me aq sa kam lexuar di se malet e Himares quhej ceraunia ashtu sikurse kam lexuar edhe Kanali. Ndoshta ky term eshte i mevonshem ose ishte me i hershem se Ceraunia une nuk jam ne gjendje ta vertetoj. Edhe etimologjikisht ne pamje te pare nuk duket ndonje rrenje e theksuar e perbashket midis Kanali dhe Ceraunia pavarsisht K ose Q.
Varri i Cadmit
Ne te njejten kohe ne konfuzionet e historianeve por edhe te toponimeve vendi i varrit te Cadmit ose Cadmo eshte ose ne Ragusa (Dubrovnik) sepse edhe atje eshte Mali i Kanalit ose dhe vendin e Caoneve gjithsesi ne Iliri midis Enkeeljve.
Disa te tjere pretendojne per ne Durres ose diku afer saj.
Gjithsesi flitet per nje vend me Plepa te bardhe dhe nje lume i zi. E gjarperinj te shumte pasi sipas mitologjise ata u kthyen ne gjarperinj. Kjo e fundit sipas meje lidhet me ndonje rrethane qe kur e varrosen Kadhmon dolen me pas ca gjarperinj ose kur dikush ka shkuar mbrapa per motive te ndryshem ka pare aty gjarperinj dhe ka perhapur legjenden e fameshme.
Nisur nga kjo edhe une nxjerr si konkluzion se varri i Kadmit mund te jete ne Kallmet te Lezhes diku afer Drinit te zi i cili nje here e nje kohe kalonte nga Lezha pothuajse teresisht sepse sot kalon nje dege e vogel. Nje dege derdhet ne lumin Kir e dega me e madhe derdhet ne lumin Buna sipas kronikave kjo ka ndodhur pas nje permbytje te madhe ne mesin e shekullit te XIX.
Pse them Kallmet, sepse perveç gjeografise edhe emri Kallmet i perafrohet Kadhmit. Gjithsesi kjo eshte hipoteze e imja dhe bazohet thjesht nga informacionet qe qarkullojne e mendoj se edhe ne baze te germimeve arkeologjike ku varret me te hershme i perkasin afersisht Vlores dhe pikerisht Vajze-s

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Shtator 2014 19:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kur e pyeten Volterin se çfare eshte etimologjia, ai u pergjigj:
Eshte shkenca ku zanoret nuk kane asnje funksion dhe bashtingelloret pak hyjne ne pune.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Shtator 2014 19:58
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktoro, prap i ktheve nja dy gota ti? N.q.s. nuk e mban dot, mos pi!
Persa i perket Akrocerunia-s, nuk e di pse ky emertim me perngjan me: a kri cerunia (eshte krye e qeruar), duket kjo ngaqe ky gadishull do te kete qene gjithnje i pa pemezuar, gjithmone i zhveshur. Po nejse, keto jane hipoteza.
Ajo ku duket se ty te ka zene, vjen pak me poshte. Per ke Kadm e ke fjalen? Per ate qe thote miti i vjeter qe erdhi nga Finiqia te kerkonte te motren, Europen? Po ai esht figur eponime or piktor! Me gjith mend beson se kemi nje njeri me emrin Kadmi???
Edhe nje nxenes i klases se dyte meson, se pas miteve dhe figurave mitike fshihen ngjarje fisesh, mbreterish dhe popujsh. Pra kemi emigrime njerzish nga Lindja e Afert ne brigjet e Europes, ne ate vend qe dikur me vone esht quajtur E la dha.
Ndersa persa i perket gjarprinjve, edhe nje nxenes i klases se katert e di se ato jane simboli i feve egjyptiane, fe te cilat hyne ne gadishullin tone me keta kadmsa. Se mos ben gabim e merr kazmen dhe germon kot me se koti ne Kallmet apo ku ta di une, dhe ke per te zhvarrosur gjyshrit e kallmetasve; se do besh gjynaf e do hysh ne mekat!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Tetor 2014 23:13
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

E para thashe, nese eshte e vertete, pra nese egziston e jo legjende apo mit, kam dhe une hipotezen time.
Greket kane nje paradigme sikurse ne shqiptaret, ne i themi vetes dhe njihemi per shqiptare e te tjeret na quajne albanez, po hajde e mbushja mendjen botes e njeta gje me greket, e kote te thone te shkruajne e perbetohen se jane Hedhas apo Eladha se ska burr nene qe ja mbush mendjen kujt . Helbete ata kane te drejte 100% sikurse ne, po bota thuaj bota...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Tetor 2014 23:43
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Kesaj i thone, per hir te sime vjerre, do fle me mullixhine. Per inat te grekerve, se c'budadalleqe thone ata (ne fakt nje pjese e tyre), ti mendon se mund te leshon edhe ti gjera te pamenduara, pra te vetdiskretitohesh si ti dhe ne te tjeret padashur.
Un di nga drejtimi i historiografise greke pak, aq sa ka hyre ne Shqiperi, sepse nuk kam qene emigrant ne Greqi dhe te konfrontohesha direkt me librat dhe televizionin e tyre. Pastaj, c'thone greket e zakonshem qe takoj ne rruge (ketu ne Gjermani), kjo me hyn nga nje vesh dhe nga tjetri me del menjehere.
Tani historianet greke, megjith kundershtimet qe kane me njeri-tjetrin, e pranojne se kane disa hope gjuhesh ne regjionin ku banojne sot; zyrtarisht dhe metafizikisht keto ndahen ne kater hope, ku gjuha e lashte fare pak dallon me greqishten e sotme. Pra pranohet ndryshimi, tjetersimi, hyrjet, daljet, evolimet, etj. te popullsise dhe gjuhes. Pa llogaritur ketu gjuhe te padeshifruara akoma mire, ato me te ashtuquajturin alfabet B (apo si quhet, nese e kam harruar), pa llogaritur gjuhe te vecanta te ishujve, si dhe pa u hyre ne hollesi tre gjuheve qe jane dalluar ne Krete. Pra keto kater gjuhe, apo hope gjuhesh te Greqise, jane vetem ne Atike e deri pak me tej.
Por m.gj.th. ne internet duhet te kete me shume material.
E njejta gje eshte edhe me ne shqiptaret, si dhe me cdo popull te sotem. Nuk ka popull 100% te paster gjenetikisht per 1000 vjet, aq me pak per 2 mije vjet, aq me pak gjate nje periudhe 3 mije vjecare. Te gjithe ata librat qe kane dale vitet e fundit si kerpudhat mbas shiut, e te cilet po i krekosin shqiptaret pa tru si gjeli maje plehut, ka per ti harruar koha brenda pak vjeteve, sepse nuk i pergjigjen realitetit.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Tetor 2014 21:43
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Kesaj i thone, per hir te sime vjerre, do fle me mullixhine. Per inat te grekerve, se c'budadalleqe thone ata (ne fakt nje pjese e tyre), ti mendon se mund te leshon edhe ti gjera te pamenduara, pra te vetdiskretitohesh si ti dhe ne te tjeret padashur.
Un di nga drejtimi i historiografise greke pak, aq sa ka hyre ne Shqiperi, sepse nuk kam qene emigrant ne Greqi dhe te konfrontohesha direkt me librat dhe televizionin e tyre. Pastaj, c'thone greket e zakonshem qe takoj ne rruge (ketu ne Gjermani), kjo me hyn nga nje vesh dhe nga tjetri me del menjehere.
Tani historianet greke, megjith kundershtimet qe kane me njeri-tjetrin, e pranojne se kane disa hope gjuhesh ne regjionin ku banojne sot; zyrtarisht dhe metafizikisht keto ndahen ne kater hope, ku gjuha e lashte fare pak dallon me greqishten e sotme. Pra pranohet ndryshimi, tjetersimi, hyrjet, daljet, evolimet, etj. te popullsise dhe gjuhes. Pa llogaritur ketu gjuhe te padeshifruara akoma mire, ato me te ashtuquajturin alfabet B (apo si quhet, nese e kam harruar), pa llogaritur gjuhe te vecanta te ishujve, si dhe pa u hyre ne hollesi tre gjuheve qe jane dalluar ne Krete. Pra keto kater gjuhe, apo hope gjuhesh te Greqise, jane vetem ne Atike e deri pak me tej.
Por m.gj.th. ne internet duhet te kete me shume material.
E njejta gje eshte edhe me ne shqiptaret, si dhe me cdo popull te sotem. Nuk ka popull 100% te paster gjenetikisht per 1000 vjet, aq me pak per 2 mije vjet, aq me pak gjate nje periudhe 3 mije vjecare. Te gjithe ata librat qe kane dale vitet e fundit si kerpudhat mbas shiut, e te cilet po i krekosin shqiptaret pa tru si gjeli maje plehut, ka per ti harruar koha brenda pak vjeteve, sepse nuk i pergjigjen realitetit.

Une po them se grekeve nuk u vjen mire ti quajne greke. Kete e kam degjuar me veshet e mi. Lidhur me gjuhen greke ate te vjeter eshte e njejta gje si me latinen. Vetem se gjuha latine e paster sot flitet vetem ne Rumani megjithese hasen dhe terma sllave. Tjeter çeshtje pastaj eshte se rumanishtja ka dhe terma shqipe. Terma shqipe ka edhe greqishtja. Kjo supozon se gjuha shqipe ruan apo permban themelin e gjuheve te vjetra te europes. Ne kemi vetem fatin dhe kjo nuk ka pse te duket e ekzagjeruar qe ruajme ne gjuhen tone shqipe lidhjet e gjuheve europiane te lashta qe perfshin te gjithe territorin e europes dhe nje pjese te azise. Pak u hyn ne pune te tjereve kjo vetem disa te apasionuarve mbas historise sidomos gjuhesise dhe kuptohet edhe nacionalisteve tane qe fryhen dhe ngrihen ne ajer si shqiponja.
Lidhur me pastertine gjenetike, e vertete se nuk ka 100% te paster ama studimet e adn tregojne lidhjen me ambjentin dhe ai nuk ndryshon edhe pse ndryshojne popujt mbi te. Nga studimet e bera ne jemi autoktone, kaq besoj se mjafton. Grupi yne nuk hallakatet shume ne azi, nuk gjendet ne arabi e afrike dhe perkon me Magna Grecia apo Te Madhen Greqi, pasi kemi thene se g duhet te lexohet dh ne shkrimet e vjetra greke.
Shqiptaret tani edhe mund te krekosen pasi dine shume pak per historine e tyre por sa me shume ta dine e ta studiojne aq me mire eshte.
Sot mburren, neser ndihen krenare, pasneser do mburren me pak do jene me pak
E gjithe bota ka pak nga keta,veshtire se mund te gjejme vend ne bote qe nuk ka nga keta qe ngrihen. Ti nuk ke pse çuditesh, nuk kishte si te ndodhte ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Tetor 2014 22:37
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktor, duket se realiteti dhe e verteta (qe jane e njejta gje) na afroi. Keshtu nuk ka me nevoj per diskutime te gjata. Por edhe nja dy gjera kane mbetur akoma. Persa i perket shqipes, kjo nuk eshte themeli i gjuheve europiane, pasi gjuhet europiane ndahen ne 2 nengrupe te medha, gjuhet romane dhe ato skandinavo-gjermane, si dhe ne disa gjuhe paksa me te vecanta, si greqishtja, baskja, shqipja dhe ca gjysem "te vdekura", si uellsia e vjeter etj. Te gjitha keto me siper kane ndryshimet e tyre, ndaj shqipja nuk ka si te jete themeli i te gjithave. Por mund te thuash kete, qe shqipja ruan shume folje te paevoluara, qe jane bere piknisje per folje, emra, per subjekte dhe koncepte me te zhvilluar ne shume gjuhe te ndryshme. (Un kam dalluar disa dhjetra raste te tilla, ku disa jane te sigurta dhe disa i kam me dyshim, pra ngelen hipoteza.) Por sa me thelle te shkojme ne histori, e dallojme nga keto pak folje dhe emra te paevoluara, se sa pak kuptim ka definicioni "shqip" apo tjeter.
Gjeja tjeter qe me duket jo e sakte tek ty esht se ti flet qe jane bere studime adn-je tek ne dhe rezulton se ne jemi autoktone. Kjo (fatkeqesisht) nuk esht e vertete. Nuk jane bere studime tek ne mbi kete problem, pervec studimeve antropologjike (madhesia dhe forma kockave dhe kafkave). Studime ADN-je (DNA-je) mund te jene rastesore dhe te ralla, pasi shqiptaret e kursejne ate 300-500 eurosh qe kushton kjo lloj analize, e cila te tregon me sakte se ku gjinden te afermit e tu familjare. Por panvarsisht kesaj mungese, esht provuar sot ne shume individe greke, turq, serbe, europiane, etj. afersia e ketyre njerzve me te tjere ne popujt perreth tyre, pastaj ajo me e larget, e pastaj ajo akoma me e larget. Ka dhe emisione TV per keto prova. Perfundimi eshte se sejcili i gjente te afermit e tij ne popujt perreth, te afermit me te larget ishin qindra kilometra me tej, pra dhe te nje kohe me te hershme, dhe rreth 100 mij vjet perpara ne kemi qene nje specie, dhe mjaft te lidhur me negren afrikan, me te cilin kemi qene nje specie dikur rreth 200 mij vjet me pare. Ky esht shpjegim metafizik, pasi evolimi, me te edhe shkeputja dhe ndarja e cdo specie, esht me e nderthurur.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Tetor 2014 15:49
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:32 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.