Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Hasanbelliu: Kujdes ndaj Vllaznisë!

Presidenti i Teutës kërkon t'i mbajë në tonus futbollistët e tij për sfidën e radhës me shkodranët

Presidenti i Teutës së Durrësit, Edmond Hasanbelliu, kërkon t'i mbajë në tonus futbollistët e tij dy javë pas ngjitjes në "katedër", në vendin e parë të këtij kampionati. Sipas tij, skuadra duhet të mos lëshojë aspak në stërvitje, sepse vetëm kështu mund ta ruajë formën e mirë sportive dhe t'i parapërgatitë si duhet ndeshjet që e presin. Një nga këto ndeshje, që kërkon vlerësim maksimal të "djemve të detit", është edhe ajo e së shtunës që po vjen, me Vllazninë e Shkodrës.
Për numrin 1 të klubit durrsak, sfida e radhës së Teutës në kampionat do të jetë tepër e rëndësishme për të. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Hasanbelliu do ta konsideronte ndeshjen me Vllazninë mjaft decizive për Teutën, së cilës i duhet fitorja për të ruajtur kreun e renditjes: "Luajmë në fushën tonë dhe duhet t'i kënaqim me çdo kusht spektatorët tanë, çka do të thotë se na kërkohet patjetër fitorja. Jam i ndërgjegjshëm për forcën dhe vlerat e kundërshtarit që na pret, gjë të cilën dua t'ua bëj me dije edhe futbollistëve dhe stafit teknik, por kjo nuk përbën asnjë justifikim, përveçse shtysë për t'u mobilizuar në maksimum. Vllaznia është një skuadër në rritje dhe do të kërkojë të marrë pikë në fushën tonë, sikurse bëri edhe me Partizanin, rivalin tonë kryesor për kreun, një javë më parë në Shkodër."
Njëkohësisht, përveç tërheqjes së vëmendjes së skuadrës së tij, presidenti i Teutës, Hasanbelliu, u ka bërë një ftesë publike edhe spektatorëve durrsakë, që ta mbështesin fuqimisht skuadrën e tyre të zemrës në këtë ndeshje decizive. "Dua t'i ftoj të gjithë tifozët tanë të zjarrtë të jenë në stadium ditën e shtunë, për ta përkrahur Teutën, sepse, më tepër se kurrë, ajo ka nevojë për ta. Ndodhemi në krye të klasifikimit dhe duam të mos e lëshojmë këtë vend deri në fund, duke i dhuruar publikut të mrekullueshëm durrsak një trofe." Në fund të deklarimit të tij, presidenti i Teutës i ka falënderuar të tijtë edhe për barazimin e fundit të marrë në Peqin. Megjithatë, Hasanbelliu, edhe pse e ka vlerësuar mënyrën sesi luajti ekipi i tij, shto këtu edhe rezultatin, ka folur me rezerva për repartet e mesfushës dhe të sulmit. Nga futbollistët e këtyre dy reparteve, numri 1 i klubit durrsak ka veçuar vetëm Babamustën, që, sipas tij, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe ka treguar një shpirt të lartë gare, për t'u marrë shembull nga të tjerët. Presidenti i Teutës është shprehur gjithashtu i bindur se spektakli në ndeshjen me Vllazninë nuk do të mungojë, sepse atë e garanton përplasja direkte e dy emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 05/11/2003 ora 14:28

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Nëntor 2003 16:22
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mancaku: Dua të shënoj kundër Vllaznisë

Fantazisti i Teutës dëshiron të shlyejë penalltinë e humbur në Peqin, një javë më parë.

Bledar Mancaku, fantazisti dhe njeriu-gol i Teutës, që, për fat të keq, në ndeshjen e javës që shkoi, me Shkumbinin, nuk e ktheu dot në gol 11-metërshin e fituar nga vetë ai, shpreh bindjen se me Vllazninë do ta gjejë rrugën e rrjetës. Ai është i ndërgjegjshëm se realizimi i një objektivi të tillë nuk është aspak i lehtë, sepse përballë do të ketë një ekip të fortë dhe të rrezikshëm, si Vllaznia. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Mancaku do t'i bënte këtë prognozë ndeshjes së nesërme me kuqeblutë:
- Mancaku, si e prisni sfidën e radhës në kampionat me Vllazninë?
- Me shumë qetësi. Sidoqoftë, e ruaj ende shijen e keqe të humbjes së penalltisë në Peqin, gjë që më ka bërë të tendosem mjaft në stërvitje, për të shlyer gjithçka ndaj Vllaznisë. Për sa i takon ekipit, gjithçka po shkon mirë në stërvitje dhe te të gjithë futbollistët mbizotëron optimizmi. Për mua, ndeshja me Vllazninë do të jetë e hapur dhe e vështirë, pasi kundërshtari tashmë është i konsoliduar. Duke pasur parasysh këtë fakt, vlerësimi ynë për këtë ndeshje ka qenë maksimal. Teutës i duhen patjetër tri pikë për të ruajtur kryesimin.
- A ju bën ndopak përshtypje fakti që Vllaznia, një javë më parë, i ka shkaktuar rivalit tuaj kryesor, Partizanit, humbjen e parë në këtë kampionat?
- Përshtypje, sigurisht, na bën, por në aspektin pozitiv, që do të thotë se Teuta do të jetë më e mobilizuar se kurrë në këtë ndeshje. Unë mendoj se i kemi të gjitha mundësitë të mos bëjmë atë gabim që bëri Partizani, por ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Nëse ekipi del në lojën e tij, them se gjërat do të shkojnë mirë për ne.
- Keni humbur një penallti në ndeshjen me Shkumbinin, e cila mund t'ju kishte shkëputur më shumë nga ndjekësit...
- Siç e thashë, jam mërzitur jashtë mase pas humbjes së 11-metërshit, sepse ai mund të na kishte dhënë tripikëshin. Futbolli kështu e ka. Shpresoj që me Vllazninë të jem më i saktë dhe ta gjej rrugën e rrjetës. Megjithatë, duke qenë se është një ndeshje decizive, nuk ka shumë rëndësi se kush do të shënojë. E rëndësishme është të fitojë ekipi.
- Ku qëndron e veçanta, sipas jush, e sfidës me Vllazninë?
- Te historiku i të dy skuadrave. Vllaznia, siç dihet tashmë, hyn tek ato ekipe që të lënë të luash futboll, gjë që i jep bukuri lojës. Duke pasur parasysh këtë, them se do të zhvillohet një ndeshje e bukur dhe me spektakël. Një e veçantë tjetër është fakti që kjo ndeshje na gjen të shkëputur në krye të renditjes, ndërsa Vllazninë e gjen në një moment të mirë, pas fitores së bujshme ndaj Partizanit. Këto që thashë e bëjnë më të fortë dhe më emocionuese këtë ndeshje.
- Teuta ka fituar pastër në fazën e parë në "Loro Boriçi". A shpresoni që historia të përsëritet?
- Realisht, në fazën e parë kemi fituar me meritë në "Loro Boriçi", por Vllaznia nuk është më ajo e asaj kohe. Ajo i ka tejkaluar tashmë problemet që ka pasur. Në këtë kuptim, besoj se ndeshja do të jetë e fortë dhe e hapur.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Nëntor 2003 20:39
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 2003110704145458_1.jpg
Ky file është shkarkuar 49 herë.

1FKTeuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 15/03/2004 ora 16:21

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Nëntor 2003 21:21
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Trajneri durrsak ka mbetur i pakënaqur nga të tijtë, ndërkohë që nuk ngurron të lavdërojë kundërshtarin
Lika: Vllaznia ia dha bukurinë ndeshjes

Trajneri i Teutës, Hasan Lika, ka mbetur më i pakënaqur se kurrë nga skuadra e tij, që kur ka ardhur në krye të bregdetarëve në këtë sezon. Menjëherë pas ndeshjes me Vllazninë, numri 1 i stolit durrsak ka qenë i detyruar të jetë i sinqertë dhe të pranojë supremacinë e kuqebluve në ndeshjen e së shtunës në "Niko Dovana". Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Lika ka komentuar lojën e skuadrës së tij në javën e 11-të të këtij kampionati:
- Profesor, si e vlerësoni paraqitjen e dobët të Teutës në ndeshjen me Vllazninë?
- Nuk jam në gjendje të jap një shpjegim të saktë se pse skuadra jonë u tjetërsua në këtë ndeshje. E vetmja gjë që mund të them për momentin është se kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta gjatë këtij fillimsezoni. Kemi çaluar shumë në interpretimin e lojës. Natyrisht, nëse nuk fituam dot, meritë të padiskutueshme ka edhe kundërshtari, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
- Sipas jush, a i përgjigjet rezultati lojës së zhvilluar?
- Besoj se po. Personalisht jam i mendimit se barazimi ishte rezultati më i drejtë në këtë ndeshje. Por, po t'i referohemi rrjedhës së lojës dhe rasteve të krijuara, mendoj se Vllaznia ka "falur" shumë në këtë ndeshje.
- Po gjykimin e ndeshjes si e shihni?
- Përgjithësisht ishte i mirë. Për sa i përket penalltisë që kërkuan futbollistët e Vllaznisë, në rastin e pengimit të Salihit, mendoj se nuk ishte e tillë, sepse pati një ndërhyrje të pastër të Shehit. Nuk mendoj se gjykimi ndikoi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
- Në cilin repart mendoni se çaloi më tepër loja e Teutës në këtë ndeshje?
- Ç'është më kryesorja, në skuadër nuk funksionoi si duhet loja kolektive. Me këtë nuk dua t'ua heq absolutisht meritën shkodranëve, të cilët na vunë në vështirësi të jashtëzakonshme. Nuk funksionoi si duhet as mesi i fushës, pasi Khumalo, Babamusta dhe Renato nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.
- Si do të paraqitet Teuta në sfidën e ardhshme, pas këtij barazimi të papritur?
- Shpresoj të paraqitemi ndryshe nga ndeshja me Vllazninë. Do të përpiqemi të bëjmë sa më shpejt korrigjimet e nevojshme. Unë e kam theksuar disa herë që kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë. Çdo ndeshje do të jetë më e fortë se tjetra, sepse skuadrat janë forcuar ndjeshëm. E tillë u paraqit edhe Vllaznia që, megjithëse kishte disa mungesa, zhvilloi një futboll cilësor. Madje, për mendimin tim, bukurinë ndeshjes të së shtunës ia dha Vllaznia.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2003 23:22
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mancaku: T'i kthejmë sytë nga Partizani

Sulmuesi durrsak i kërkon skuadrës ta harrojë sa më parë barazimin me Vllazninë.

Bledar Mancaku, autori i golit të barazimit në ndeshjen Teuta-Vllaznia, që e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja e parë në këtë kampionat, është thirrur për herë të parë në ekipin kombëtar të të rriturve. Gjithsesi, pavarësisht nga ky sukses i tij, futbollisti në fjalë është pazgjidhshmërisht i lidhur edhe me sukseset e Teutës. Prandaj parapëlqen të flasë më shumë për dy ndeshjet e "djemve të detit", atë me Vllazninë dhe me Partizanin. Sipas tij, Teuta luajti në fushën e lojës me 50 për qind të forcave të saj, ndaj kuqebluve që ishin të mobilizuar totalisht. Më tej, Mancaku thotë se do të ishte më mirë për skuadrën e tij që ta harronte këtë barazim dhe ta përqendronte vëmendjen te sfida e radhës me Partizanin. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", sulmuesi i Teutës do të komentonte:
- Mancaku, a mbetët i kënaqur nga mbajtja e premtimit të dhënë për ndeshjen me Vllazninë, ku donit të shënonit patjetër?
- Sigurisht, u kënaqa shumë nga shënimi i këtij goli, edhe pse nga pika e 11-metërshit. Sidoqoftë, kjo kënaqësi s'ishte asgjë para atij trishtimi të fundit të ndeshjes, në të cilën mezi morëm 1 pikë. Ç'është e vërteta, skuadra luajti shumë dobët në këtë ndeshje. Prandaj, duke iu referuar asaj që dhamë në fushë, duhet t'i kënaqemi deri diku edhe barazimit. Fundja, barazuam me një kundërshtar të fortë, si Vllaznia, dhe kjo na ngushëllon disi.
- Cili është mendimi juaj për 11-metërshin e fituar nga D. Xhafa dhe të kthyer në gol nga ju?
- Ishte një 11-metërsh i pastër. E kam parë disa herë këtë moment në televizion dhe jam bindur plotësisht se ishte 11-metërsh. Nëse ai faull do të ishte bërë jashtë zone, sigurisht që do të kishte goditje dënimi, prandaj nuk e kuptoj se pse po diskutohet kaq shumë.
- Si e vlerësoni faktin që trajneri Lika, ndonëse humbët një penallti me Shkumbinin, jua besoi përsëri ekzekutimin e saj?
- Ky është një vlerësim për mua, sikurse është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi. E falënderoj trajnerin për besimin që pati ndaj meje. Gjithashtu, më vjen mirë që nuk gabova dhe arrita ta kthej në gol këtë penallti.
- A mendoni se barazimi me Vllazninë në "Niko Dovana" do të ndikojë në ecurinë e Teutës?
- Nuk besoj. Ky barazim u arrit ndaj një ekipi me emër dhe kjo është normale. Jam i sigurt se edhe skuadrat e tjera pretendente do të lënë pikë me Vllazninë. E rëndësishme është që të ngremë nivelin e lojës dhe të ruajmë kryesimin.
- Sa ju mundon hija e Tiranës, Dinamos apo e Partizanit, që ju ndjekin nga pas?
- Nuk na mundon fare, sepse kjo është normale. Bëhet fjalë për një garë të gjatë, që i ngjan një maratone me disa pretendentë, ku do të fitojë ai që do të rezistojë më shumë.
- Pra, Teuta i ka mundësitë të rezistojë deri në fund si kryesuese?
- Patjetër. Mund të them se i kemi të gjitha mundësitë që ta presim të parët finishin e këtij kampionati.
- Në dy javët e fundit keni marrë vetëm dy pikë. A janë pak këto për një pretendente për titull, si Teuta?
- Në një vështrim pragmatik, duket se po. Por ka rivalë të tjerë që mund të mos kenë marrë asnjë pikë në po kaq ndeshje, prandaj kjo nuk do të thotë gjë. Kuptohet, ne duhet të shikojmë punën tonë dhe të merrnim më shumë në dy ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, kanë qenë dy ndeshje të vështira, prandaj edhe mund të justifikohemi.
- Si e vlerësoni faktin që jeni thirrur në ekipin përfaqësues?
- Për mua, në planin personal, është një gjë e mrekullueshme dhe një eksperiencë e bukur. Kam luajtur rregullisht me ekipin Shpresa, por kjo është diçka krejt tjetër, të cilën duhet ta shfrytëzoj. Gjithashtu, dua të vlerësoj besimin e trajnerit Brigel, i cili më bëri një vend edhe mua në planet e tij.
- A mendoni se futbollistët e kampionatit shqiptar janë të aftë të luajnë me ekipin kombëtar?
- Pa dyshim. Edhe futbollistët e kombëtares, që luajnë në Evropë, produkt të kampionatit shqiptar janë. Ky kampionat i ka evidentuar ata. Besoj se kampionati ynë kombëtar, me konkurrencën që ka dhe me cilësinë në rritje, do të jetë një fidanishte e përfaqësueses.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 13/11/2003 ora 20:42

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Nëntor 2003 22:04
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Dajti trondit Teutën kryesuese

Skuadra vendëse ka barazuar 3-3 me durrsakët, teksa udhëhiqte deri 10 minuta para përfundimit.

Nga Kamza, Aurel CELIBASHI
Dajti - Teuta 3-3
Dajti
: Shalsani, Matraku (Balla 68'), Koli, Samarxhi, Llagami, Jani, Malluta, Rama (Osmanlliu 46'), Fuçia, Zuna (Mehmeti 85'), Leka. Trajner: V. Zuna.
Teuta: Shehi, Xhai, Driza, Metaj, Khumalo, Mançe, Voja (Mica 82'), Kotja, Toshkëllari, Xhafaj (Shima 60'), Godine. Trajner: H. Lika.
Shënues: Jani 2', 21', Osmanlliu 57'/ Khumalo 14', 34', Kotja 80'.
Gjyqtarë: E. Sina, L. Uka (Tiranë), E. Biçaku (Librazhd).
Kartonë të verdhë: Xhai, Driza, Mançe, Malluta.
Karton i kuq: Mançe.

Sërish barazim për skuadrën e Teutës, por këtë herë në ndeshjen e turit të tretë të kupës ndaj Dajtit. Djemtë e Hasan Likës nuk shkuan më shumë se një barazim 3-3 ndaj skuadrës vendëse, e cila luan në grupin B1. Ndeshja është luajtur në fushën e kamzalinjve dhe ka qenë e mbështetur nga një numër i madh tifozësh vendës. Skuadra e Dajtit vinte në këtë takim pa trajnerin e saj, Sinan Bardhi, i cili kishte dhënë dorëheqjen 24 orë përpara fillimit të ndeshjes, dhe në vend të tij ishte emëruar Viktor Zuna, lojtari-kapiten i skuadrës. Edhe pse pa një trajner të mirëfilltë, ekipi i Dajtit ka zhvilluar një lojë mbresëlënëse dhe e vuri shumë në vështirësi Teutën. Në përbërje të tyre bënin pjesë djem të rinj, të cilët luftuan me shumë sedër dhe arritën ta ndalin me një barazim skuadrën kryesuese të A1-shit. Ndërkohë, Teuta vinte në këtë ballafaqim të radhës, pas dy barazimeve të sigluara në kampionat dhe kërkonte medoemos që ta fitonte. Tekniku Lika zbriti në fushën e lojës një 11-tësh me ndryshime, në krahasim me takimet e tjera. Të vetmit titullarë ishin Shehi, Xhai, Khumalo, Toshkëllari, Driza dhe Xhafaj. Ndeshja ka qenë emocionuese për të gjithë të pranishmit, pasi gjithmonë e para në avantazh kalonte skuadra e Dajtit. Jani ishte lojtari më i mirë në fushë, jo vetëm për dy golat e shënuar, por edhe për ritmin që u jepte sulmeve të ekipit të tij. Një mbështetje të madhe dha edhe tranjeri-lojtar, Viktor Zuna, i cili, edhe pse në moshë 37-vjeçare, ishte shpirti i ekipit të Dajtit. Për sa i takon terrenit, si rrjedhojë e shiut të orëve të fundit, ai ka penguar futbollistët të shfaqnin aftësitë e tyre. Gabimet e shumta ishin ato që binin në sy nga të dyja palët. Pjesa e parë do të mbyllet në barazim 2-2 (me dygolësha të Janit dhe Khumalos), kur në minutën shtesë, si rrjedhojë e një goditjeje këndi, durrsakëve do t'u anullohej një gol i Godines me kokë. Pjesa e dytë ka qenë me emocionuese se e para, kur sërish në avantazh kalojnë vendësit, me anë të të porsafuturit Osmanlliu. Në minutën e 50-të, për t'u përmendur ishte aksioni individual i Godines, i cili qe i pafat kur doli përballë me portierin, duke goditur traun. Në minutën e 59-të, skuadra e Dajtit fiton edhe një penallti, por Llagami e godet lehtë dhe Shehi grushton, duke u bërë shpëtimtari i Teutës. Loja, për një moment, pati edhe çaste nervozizmi, kur Mançe dhe Driza ndërhyjnë keq ndaj kundërshtarit. Të dy marrin kartonë të verdhë, ndërkohë që Mançe, për shkak të protestave, merr edhe kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak. Nga ky avantazh numerik, Dajti kërkon të përfitojë, por si rrjedhojë e një gabimi në mbrojtje dhe e një forme të dobët të portierit Shalsani, ndëshkohet me golin e barazimit dhe të tretin për Teutën, ku Kotja ishte protagonist në një sulm individual. Deri në përfundim të 90-minutëshit, skuadra e Dajtit nuk reshti së sulmuari, por goli nuk doli në dritë. Gjithsesi, ky rezultat për ta mbetet sukses i merituar, ndonëse janë të ndërgjegjshëm që nuk kanë shumë mundësi për ta kaluar këtë tur.

Deklaruan pas ndeshjes...
Viktor Zuna, trajner i Dajtit
:
"Zhvilluam një nga lojërat tona më të bukura në këtë sezon, duke i kënaqur të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit. Ky rezultat pozitiv është edhe meritë e trajnerit të larguar, Sinan Bardhi. Teutën e vumë në vështirësi tri herë me golat tanë dhe, po të ishim treguar më të kujdesshëm, mund ta kishim fituar këtë takim. Gjithsesi, barazimi na kënaq. Në ndeshjen e kthimit do të kërkojmë të zhvillojmë të njëjtën lojë, ndërkohë që kualifikimin e kemi të vështirë për ta marrë."
Hasan Lika, trajneri i Teutës:
Nuk pranoi të fliste, pasi kishte pretendime ndaj gjyqtarit për barazimin e arritur.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Nëntor 2003 20:38
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re teuta2.jpg
Ky file është shkarkuar 38 herë.

2FKTeuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 15/03/2004 ora 16:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2003 19:17
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re teuta.jpg
Ky file është shkarkuar 33 herë.

3FKTeuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 15/03/2004 ora 16:24

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2003 19:19
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re teuta3.jpg
Ky file është shkarkuar 29 herë.

4FKTeuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 15/03/2004 ora 16:26

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Nëntor 2003 17:19
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re teuta4.jpg
Ky file është shkarkuar 25 herë.

5FKTeuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 15/03/2004 ora 16:26

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Nëntor 2003 17:25
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:57 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.