Hektori
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215
|
Rubi nuk jam aspak dakord me ty. Mjafton ti hedhim nje sy historise se vendeve evropiane dhe ta kuptojme situaten qe po kalon populli yne. Evropa nuk ka 150 vjet ndertime, por 150 vjet lufte per emancipim. Me kete nenkuptoj luften per ndertimin e nje shoqerie bazuar mbi te drejtat e njeriut. Dua te te kujtoj luftrat dhe filozofite qe shkaterruan dhe pergjaken Evropen ne shekullin e kaluar. Ne 15 vitet qe pasuan pas luftes se dyte boterore vende si Gjermania, Italia jo vetem sheruan plaget e luftes por u kthyen ne fuqi industriale. Apo ne lindje BS i shkaterruar totalisht nga lufta ne vitet 50 u kthye ne fuqi boterore nga pikpamja ekonomike dhe ajo ushtarake. Ndryshimi mes lindjes dhe perendimit kuptohet cili eshte. Nga pikpamja e ndertimit te nje shoqerie mbi bazen e filozofise perendimore duhet kohe, por te pakten nga pikpamja ekonomike Shqiperia duhet te kishte ecur perpara ne keto 15 vjet. Shqiperia do te rregullohet duhen vetem njerez qe ta udheheqin ate.
__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|