i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280
|
Re: Re: Re: Mendimi final...
Citim: Po citoj ato që tha Sykaltra
Keila, me fal!
Dicka kisha:-degjo-kush te pengon ty te abortosh?!-Asnje pra..
Bej si te te doje qefi,
nuk ka nevoje per ligje ketu,
por per mendime e dashur shoqe!
Nje opinion dhashe,-mos e exagjeroni dhe ju!
Merrini masat me mire atehere?!
E martuar psh dhe mendon abort?!-per c`arsye?!-femija i burrit do jete apo jo?!
Eh nese femra shkon me tjeter, patjeter qe do kete te tilla telashe!
Ndaj para Fytyres dhe ndergjegjes nuk eshte asgje varferia a ca po thu ti maj vajze!
ok, naten e mire...mendoni si te doni!
Helge, degjo zemra
tonin e perdorur me siper po ta fal si pasoje e moshes tende. Me ate qe the tregon papjekuri.
Se pari, sa per sqarim nuk diskutova ne kete teme per te marre leje per te abortuar. Shpresoj qe te mos perballohem kurre me nje vendim te tille, sepse femijet i dua jashte mase. E vleresoj jeten, por vleresoj edhe te drejtat. Nese ke kuptuar shkrimin tim do kishe vene re qe nuk jam pro abortit, por pro te drejtes te femres per te zgjedhur. Nese ti e dashur ke qejf qe vendimet e jetes tende te ti marrin lagja, komuniteti ose shteti dhe jo vete atehere vazhdo se s'te ndal njeri.
Se dyti, kritikat merri pak me lehte. Nese s'te pelqejne po ti kursejme. Por ta dish qe nga kritikat vetem meson. Fundja edhe ne po japim mendimin tone sikur ti.
Ka njerez te martuar qe mendojne abortin (njoh plot). Arsyet jane po aq te shumellojshme aq sa jane njerezit (ekonomike etc.) po deshe shembuj te jap sa te duash.
Se, treti ti zemra e shikon jeten bardh dhe zi. Me beso qe ka nuanca. Gjerat nuk jane kaq te prera dhe te thjeshta, por do rritesh edhe ti dhe do i mesosh.
Se fundi, per te miren tende po te them qe ka gjera me te rendesishme se "fytyra" e cila ne komunitetin tone eshte thjeshte nje force qe opinioni ka mbi ne. Nese ne vetvete je e sigurte per nje vendim, te veprosh te kunderten sepse po ruan "fytyren" per hater te opinionit eshte gabim. C'do njeri ka nje jete dhe te ka te drejten ta jetoje sipas deshires te vet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|