iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
Wydra , po eshte e pikturuar me bojra vaji. Ne fakt s'kam punuar ndonjehere me bojra akrilike. Kam eksperimentuar ca me bojra uji, por me pelqejne me teper bojrat e vajit. Me duket sikur ke me lehtesi aty per te riparuar gabimet qe ben. Bojrat akrilike nuk e di pse me eshte krijuar ideja sikur jane shume te veshtira per te punuar me to. Megjithate, s'i kam provuar keshtu qe s'mund te jap mendim per to. Megjithate nqs bojrat qe ke blere jane te shtrenjta do te sugjeroja te merrje disa instruksione te shkurtra perpara se te vazhdosh. Ne fakt une di fare pak nga piktura, edhe ato pak gjera qe di i kam lexuar neper libra ose pare ne televizor ne disa emisone ku tregon piktore vertet te talentuar tek pikturojne. Megjithate eshte goxha e veshtire...edhe gjithesej nuk kam me shume se 7 a 8 piktura. Dy prej tyre, ato me te mirat, i kam dhuruar, keshtu qe me duhet te punoj shume qe te arrij te pakten pak vetebesim ne pikture. Nejse se u zgjata shume. Faleminderit per mesazhin. Ciao!
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|