lezhjani-82
I Pavdekshem
Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813
|
Festivali që zhgënjeu Perëndimin
Autori: Alma Mile ne kategorine Kultura Blog, Shoqeria Blog
Situatë e tensionuar në Helsinki. Kërkohet mënyrë e re votimi, në të kundërt pjesëmarrësit do të tërhiqen.Shqipëria nuk mundi të hyjë sërish në finalen e Festivalit Evropian, edhe pse Frederik Ndoci përcolli emocion përmes interpretimit të tij. E vërteta është se rezultatet e natës gjysmëfinale nuk zhgënjyen vetëm shqiptarët.
Gjatë ditës së djeshme mësohet të ketë pasur reagime të ashpra nga përfaqësuesit e delegacioneve të vendeve që nuk u kualifikuan, si edhe mediat që po ndjekin festivalin. Ajo që vunë re të gjithë ishte fakti që të 10 të kualifikuarit janë prej Evropës Lindore dhe Qendrore. Lob i fuqishëm Lindja. Serbia, Maqedonia, Sllovenia, vende të ish-Jugosllavisë.
Moldavia, Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Letonia prej ish-Bashkimit Sovjetik. Hungaria dhe Bullgaria gjithashtu Lindje, përveç Turqisë që është ca më në juglindje. Vende si Zvicra, Qipro, Malta, Norvegjia, Danimarka, Andora e Holanda etj edhe këtë herë mbetën jashtë finales. Pas natës gjysmëfinale, një situatë e tensionuar është krijuar në Press Center pranë festivalit. Sigurisht që perëndimorët janë ndier të zhgënjyer. Kreu i delegacionit anglez, Dominic Smith, u shpreh se në bazë të këtyre rezultateve nuk ka tashmë asnjë motivim për vendet që vazhdimisht nuk e kalojnë gjysmëfinalen. “Më vjen keq që nuk e shoh Danimarkën në finale, Zvicra u paraqit mirë, Holanda gjithashtu”. “Jemi shumë të zhgënjyer.
Gjithçka shkoi mirë për ne, përveç votimit. Ky rast tregon se duhet riparë sistemi që ndiqet për gjysmëfinalistët. Ky rezultat sigurisht është një sinjal alarmi për vendet e Perëndimit”, - thotë kreu i shtypit të Norvegjisë. “Duhet që EBU të gjejë një zgjidhje për këtë problem. Duhet të tregohen të zgjuar, pasi kjo ndodh për herë të tretë, apo të katërt, atëherë vendet e Evropës Perëndimore do të tërhiqen”, - thotë përfaqësuesi i delegacionit të Holandës. Ndërsa këngëtarja që përfaqësonte këtë vend u shpreh se “në asnjë mënyrë nuk do të marr më pjesë në Festival, deri sa të gjendet një mënyrë tjetër gjykimi dhe të eleminojnë televotimin nga konkurrimi”. Si do te jete e ardhmja e ketij konkurimi vitet e ardhshme? Kenga shqiptare sado e mire te jete nuk ka shanse te votohet aq sa te siguroje piket e nevojshme per te kaluar ne finale, kur popullsia shqipfolese eshte e vogel dhe nuk mbeshtetet nga kombe te tjera me te cilat nuk ka afersi kulturore, gjuhe apo politike. I bie qe te fitojne dhe te votohen kenget qe i perkasin kombeve me afersi kulturore, gjuhe, apo rrethanash te perbashketa historike, kulturore apo politike.
A eshte menyra e votimit ajo qe duhet?
__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|