prrenjsaku
freelance/gynecologist
Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113
|
komentet
Historiani nga Prishtina, Shkëlzen Raça, ka hyrë me këmbënguljen e
një studiuesi të pasionuar në rrethin e debateve të ndezura prej një
numëri të madh historianësh e shkencëtarësh në shtjellën e origjinës
së arvanitasve, e cila ka lënduar në çdo kohë sedrën e
nacionalistëve grekë. I pari që ka hapur këtë debat ka qenë
historiani gjerman Filip Fallmerajer, i cili në një studim të tijin
në vitet 30 ka shkruar se në damarët e popullsisë së krishterë të
Greqisë nuk rrjedh asnjë pikë gjaku i grekërve të lashtë, duke
argumentuar me tezat e tij se këtë popullsi e kanë ndërkëmbyer
ngulimet sllave dhe ato shqiptare të vendosura që herët në trojet e
grekërve. Për më se një shekull gjatë debateve mes studiuesve grekë
dhe atyre të huaj për etninë e vjetër të arvanitasve në tokën greke,
variantet toponimike kanë mbështetur tezat se komuniteti arvanitas
ka mbërritur në Greqi gjatë Mesjetës në gjasën e shpërnguljes së
popullsisë me valë emigracioni në drejtim të fqinjëve jugorë, ndërsa
pjesa tjetër e popullsisë arbëreshe shkonte në drejtim të Italisë.
Duke e gjykuar të lidhur edhe me kohët që ne jetojmë studiuesit
rrëfejnë se eksodi i madh i pas viteve 90 në drejtim të Italisë dhe
Greqisë nuk është një fenomen i ri, por i kthyer në traditë për
shqiptarët. Kjo ka qenë një nga arsyet që e ka nxitur për të sjellë
në dritën e botimit një studim të plotë historianin nga Prishtina,
Shkëlzen Raça, me librin e tij Shtegtimet dhe ngulimet e
shqiptarëve në Greqi gjatë shek.XIII-XVI. Dr. Raça e prezantoi
librin e tij të premten, në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave në
Tiranë. Libri në fjalë rrëfen historinë e shpërnguljeve të
shqiptarëve, gjatë periudhës së Mesjetës, në drejtim të tokave
helene, kryesisht në Thesali. Autori prishtinas Raça ka shfrytëzuar
me këtë rast një bibliografi të bollshme duke shfletuar mjaft libra
të tjerë studimorë të historianëve dhe studiuesve të huaj dhe atyre
shqiptarë të të gjitha kohërave. Dr.Raça rrëfen disa nga shkaqet e
shpërnguljes së shqiptarëve drejt tokave të jugut, vendngulimet e
tyre, përpjekjet për tu bërë pjesë e shoqërisë, kontradiktat me
popullsinë dhe sundimtarët vendas, si dhe rolin që ata kanë luajtur
në jetën ekonomike, sociale dhe politike të Greqisë. Për të arritur
deri në përmbushjen e argumentave realë për këtë libër është punuar
sipas autorit përreth 10-vjet. Raça rrëfeu për audiencën se ka
punuar në biblioteka e sektore dorëshkrimesh e institucione
shkencore të Greqisë. Ka shkelur me këmbë terrenet ku ende jetojnë
arvanitasit e sotëm dhe ka parë e ka krahasuar të dhëna ndër
dokumentet e shumta të arkivave latine dhe bizantine, ku dëshmohet
se që në shek.XI kanë nisur valët e emigrimit për nevoja ekonomike
të krijura si pasojë e luftrave. Në një nga kapitujt e këtij libri,
Raça rrëfen për ngulimet e arbëreshëve në tokat pjellore të
Thesalisë, ku ata më vonë zhvilluan blegtorinë, duke ikur deri në
Beoti, Atikë e gadishullin e Moresë. Raça rrëfen përmes dokumentave
të ndryshme se popullsia shqiptare e vendosur në territoret greke
nuk ka qenë inaktive. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në
jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit. Ata kanë arritur
edhe të luftojnë për pavarësinë e Greqisë, ku shquhen familjet
aristokrate shqiptare, si Kriezi, Botasi, Gjoni, Gjini, Gjika,
Kundurioti, Kuçi, etj.
car thoni
__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|