Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote?
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Me te vertete eshte shume e dhimbshme ajo c`ka ndodhi ne Greqi; nje rast pa precedence, por duhet te ndajme sportin nga politika ndonese kjo nuk eshte gjithmone kaq e lehte. Nuk duket kaq e lehte sepse ne rradhe te pare jane sportistet ato qe autoemerohen diplomate.

Parmbreme, nje dite pas ndeshjes ndersa po degjoja lajmet ne TV KLAN, nder te tjera degjova gazetarin i cili perdorte shprehje te tilla si : kjo fitore ishte per te gjithe torturat qe po heqin emigrantet tone ne greqi, kjo fitore ishte per gjithe vuajtjet dhe padejtesite qe po heqin emigrantet tane ne Greqi etj etj. Te them te drejten mendja ime nuk mundi te bente lidhjen midis imazheve dhe ndeshjes dhe fjaleve te gazetarit.

Nga ndryshon nje komb me kulture dhe detyrimisht me demokraci te konsoliduar (sepse liria e zgjedhjes qe eshte shprehja me e mire e kultures) nga nje demokraci ne zhvillim? Jane shume gjera ne fakt por nqs do te vesh re me kujdes nje komb me demokraci te konsoliduar mundohet ti paraprije femomeven negative, ose ne rast se ato ndodhin mundohet ti kuroje ato. Protestat jane nje forme kerkese (dhe jo se keto nuk ndodhin ne vende te zhvilluara ) dhe ndyshe afrontohen fenomenet negative ne vende te pazhvilluara, ketu jo vetem nuk behet asgje per parandalim, por edhe menyrat e protestave jane te ndryshme, me te dhunshme, me shume me simbole. Djegia e kukullave te lidereve te shteve kundershtare jane nje shembull per cka po them, djegia e flamureve te vendeve kundershtare jane nje shembull per cka po them, ne te dy rastet kemi te bejme me simbole.

Qe nga minuta e 12 e deri ne fund te ndeshjes me eshte dukur nje shekull dhe kur ndeshja mbaroi atehere e kuptova se isha 25 vjec dhe kjo ishte dhurata me e madhe qe kisha marre ndonjehere, por nuk dua qe futbolli te kthehet ne nje simbol, qofte per ne, qofte per kundershtaret e fushes se blerte

Mos ma ndyni futbollin dhe fitoren djema

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shtator 2004 16:30
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Question

Fitorja

Fituam ndeshjen po shiko c,bejne greket vrasin si gjithmone keta kurva qe na kane ulur ne syte e botes ,shqiptaret make me sick tha nje grek ne kafe kur isha per kete fjale fytyren atij ja prisha te kisha revole trute ne ere ja hidhsha

shqiperine e mori greku shqipetar mos ik po kthehu shqipetar

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2004 22:56
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Thumbs down

Re: Fitorja

[QUOTE]Po citoj ato që tha prrenjsaku
Fituam ndeshjen po shiko c,bejne greket vrasin si gjithmone keta kurva qe na kane ulur ne syte e botes ,shqiptaret make mtar [/QUOe sick tha nje grek ne kafe kur isha per kete fjale fytyren atij ja prisha te kisha revole trute ne ere ja hidhsha

shqiperine e mori greku shqipetar mos ik po kthehu shqipeTE]

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2004 19:49
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Talking

komentet

Historiani nga Prishtina, Shkëlzen Raça, ka hyrë me këmbënguljen e
një studiuesi të pasionuar në rrethin e debateve të ndezura prej një
numëri të madh historianësh e shkencëtarësh në shtjellën e origjinës
së arvanitasve, e cila ka lënduar në çdo kohë sedrën e
nacionalistëve grekë. I pari që ka hapur këtë debat ka qenë
historiani gjerman Filip Fallmerajer, i cili në një studim të tijin
në vitet 30 ka shkruar se në damarët e popullsisë së krishterë të
Greqisë nuk rrjedh asnjë pikë gjaku i grekërve të lashtë, duke
argumentuar me tezat e tij se këtë popullsi e kanë ndërkëmbyer
ngulimet sllave dhe ato shqiptare të vendosura që herët në trojet e
grekërve. Për më se një shekull gjatë debateve mes studiuesve grekë
dhe atyre të huaj për etninë e vjetër të arvanitasve në tokën greke,
variantet toponimike kanë mbështetur tezat se komuniteti arvanitas
ka mbërritur në Greqi gjatë Mesjetës në gjasën e shpërnguljes së
popullsisë me valë emigracioni në drejtim të fqinjëve jugorë, ndërsa
pjesa tjetër e popullsisë arbëreshe shkonte në drejtim të Italisë.
Duke e gjykuar të lidhur edhe me kohët që ne jetojmë studiuesit
rrëfejnë se eksodi i madh i pas viteve 90 në drejtim të Italisë dhe
Greqisë nuk është një fenomen i ri, por i kthyer në traditë për
shqiptarët. Kjo ka qenë një nga arsyet që e ka nxitur për të sjellë
në dritën e botimit një studim të plotë historianin nga Prishtina,
Shkëlzen Raça, me librin e tij Shtegtimet dhe ngulimet e
shqiptarëve në Greqi gjatë shek.XIII-XVI. Dr. Raça e prezantoi
librin e tij të premten, në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave në
Tiranë. Libri në fjalë rrëfen historinë e shpërnguljeve të
shqiptarëve, gjatë periudhës së Mesjetës, në drejtim të tokave
helene, kryesisht në Thesali. Autori prishtinas Raça ka shfrytëzuar
me këtë rast një bibliografi të bollshme duke shfletuar mjaft libra
të tjerë studimorë të historianëve dhe studiuesve të huaj dhe atyre
shqiptarë të të gjitha kohërave. Dr.Raça rrëfen disa nga shkaqet e
shpërnguljes së shqiptarëve drejt tokave të jugut, vendngulimet e
tyre, përpjekjet për tu bërë pjesë e shoqërisë, kontradiktat me
popullsinë dhe sundimtarët vendas, si dhe rolin që ata kanë luajtur
në jetën ekonomike, sociale dhe politike të Greqisë. Për të arritur
deri në përmbushjen e argumentave realë për këtë libër është punuar
sipas autorit përreth 10-vjet. Raça rrëfeu për audiencën se ka
punuar në biblioteka e sektore dorëshkrimesh e institucione
shkencore të Greqisë. Ka shkelur me këmbë terrenet ku ende jetojnë
arvanitasit e sotëm dhe ka parë e ka krahasuar të dhëna ndër
dokumentet e shumta të arkivave latine dhe bizantine, ku dëshmohet
se që në shek.XI kanë nisur valët e emigrimit për nevoja ekonomike
të krijura si pasojë e luftrave. Në një nga kapitujt e këtij libri,
Raça rrëfen për ngulimet e arbëreshëve në tokat pjellore të
Thesalisë, ku ata më vonë zhvilluan blegtorinë, duke ikur deri në
Beoti, Atikë e gadishullin e Moresë. Raça rrëfen përmes dokumentave
të ndryshme se popullsia shqiptare e vendosur në territoret greke
nuk ka qenë inaktive. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në
jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit. Ata kanë arritur
edhe të luftojnë për pavarësinë e Greqisë, ku shquhen familjet
aristokrate shqiptare, si Kriezi, Botasi, Gjoni, Gjini, Gjika,
Kundurioti, Kuçi, etj.

car thoni

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2004 20:09
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Dy peshëngritësit, drejt rrugës që kanë përshkruar Piro Dhima, Luan Shabani e shumë s

Kampioni i Europës, Gerti Trasha merr pasaportë greke


Fatmir Popja

Piro Dhima, Luan Shabani, Xhelili, Manjani, Lika dhe shumë e shumë të tjerë. Duke filluar nga një e ardhme e afërt, këta emra mund të pasohen nga të tjerë. Rruga që ata kanë përshkuar në sport, duke përfaqësuar Greqinë, pritet të ndiqet edhe nga sportistë të tjerë cilësorë, kryesisht për shkak të indiferencës financiare të shtetit shqiptar. Një hap drejt kësaj është padyshim lajmi se vëllezërit Theoharis (jo rastësisht emri është greqizuar) dhe Gerti Trasha, janë pajisur me pasaportë greke duke fituar dyshtetësinë. Të zhgënjyer nga indiferenca që po tregon federata shqiptare e peshëngritjes dhe shteti shqiptar përsa i përket trajtimit financiar dhe mungesës së prespektivës për të adhmen, të dy këta sportistë kërcënojnë me largimin përfundimtar nga Shqipëria. Në një prononcim për gazetën, kampioni i Evropës, Gerti Trasha, konfirmoi faktin e pajisjes së familjes së tij dhe vetë atij me pasaporta greke. "Familja ime ka një trashëgimi të konsiderueshme nga ana e nënës në Greqi dhe kjo na ka lehtësuar së tepërmi përfitimin e pasaportave greke. Dyshtetësinë e kemi marrë unë, nëna ime Kostandina dhe dy vëllezërit e tjerë Theoharis dhe Tomas Trasha. Ndërsa babai ynë Arqile Trasha është në pritje për t’u pajisur me pasaportën",- ka pohuar Gerti Trasha. Kështu familja Trasha po përgatitet për një jetë të re. Sipas tij, në përfitimin e pasaportës ka ndihmuar edhe pjesëmarrja e dy vëllezërve në Lojërat Olimpike "Athinë 2004". "Aktualisht unë jam peshëngritës i ekipit të Elbasanit dhe në garat ndërkombëtare përfaqësoj Shqipërinë, por me sa shoh, këtu jo gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Nuk flas vetëm për veten time por në përgjithësi për të gjithë peshëngritësit e elitës. Unë përsonalisht ende nuk kam marrë shpërblimin që më takon si fitues i medaljeve në disa gara ndërkombëtare si Kampionati Evropian i U-17 zhvilluar në Dortmund të Gjermanisë në 2003-shin dhe më të fundit të zhvilluar në Stavanger të Norvegjisë. Megjithatë, përsa i përket vendimit tim, nuk mund të them asgjë me saktësi pasi për momentin jemi duke menduar për rrugën më të mirë për të ardhmen time dhe të familjes sime", -shprehet peshëngritësi Gerti Trasha.



21/01/2005

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2005 01:54
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
boy_in_love
Anetar i ri

Regjistruar: 05/01/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 6

Nuk duhet te ikin

Megjithese dihen veshtiresite financiare ketu tek ne perseri keta sportiste nuk duhet te largohen nga vendi yne sepse eshte vendi ku jane lindur dhe rritur.Dhe ata duhet te jene krenare qe jane shqiptare.Megjithate ata i mendojne gjerat vete dhe te bejne si te duan por edhe te lesh vendin tend e te garosh per nje vend tjeter eshte e paimagjinueshme.Me mire le te heqin dore nga sporti se te garojne per Greqine apo per ndonje vend tjeter.
RROFTE SHQIPERIA!

__________________
Ec perpara te cafsha ballin

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2005 02:05
boy_in_love nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të boy_in_love Kliko këtu për të kontaktuar me boy_in_love (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: boy_in_love Shto boy_in_love në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto boy_in_love në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Re:

Citim:
Po citoj ato që tha mona
Ermal Kuqo, basketbollisti shqiptar qe luan per kombtaren turke

**************

te dashur anetare te forumit pas ketij artikulli dhe denoncimi te drejteperdrejte qe i behet realitetit te sotem shqiptar dua te shtroj nje pyetje:
- A eshte e drejte te cilesohet tradhetar dikush qe kerkon ti jape rruge talentit dhe shanceve per nje jete me te mire jashte vendit te lindjes???



Mone e dashur, nuk eshte aspak e drejte qe Ermal Kuqo te quhet tradhetar, sepse perderisa atij nuk i jepet mundesia te vleresohet dhe paguhet ne vendin e vet, eshte normale te luaje jashte..
Pastaj ermalin e kam pas komshi dhe ne klase te dyte paralel, madje mbaj mend qe ai ishte nje koke siper nesh qe ne klase te pare
Eshte djal dhe basketbollist i mire.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2005 13:30
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Dionis
piktor

Regjistruar: 16/04/2004
Vendbanimi: ne piknik
Mesazhe: 205

mona po nuk pati ruge tjeter, esht mire te luaje dhe jasht vendit.
Dionis

__________________
Karakteri eshte pasqyra e njeriut.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shkurt 2005 18:28
Dionis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Dionis Kliko këtu për të kontaktuar me Dionis (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Dionis Shto Dionis në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Dionis në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekësi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Në shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

kur e ke shtetin e dobet, te korruptuar, me nje fjale te shitur totalisht, nuk eshte aspak e drejte te hidhet vrer e mekat mbi atletet apo sportistet shqiptare qe perfaqasojne shtetet tjera. Absolutikisht respekt per atletin.

mendoje se nuk ka force me te mire dhe me paqesore qe prezenton Shqiperine dhe kulturen shqipetare ne pergjithesi se sa ajo e sportit. Shume lufterat do kishim menjanuar...

Mbreme(ne Torino) kur pashe atletin shqiptar qe mbante flamurin Shqiptar ne arenen olimpike ne Torino, jo qe u gezova por disi m´u duk se harrova cdo gje te keqe. Plus njeri trejner apo pergjegjes qe ishte ne ekipin e kandase, edhe ai per te treguar se eshte Shqiptar mbante ne duar poashtu nje flamur te vogel te Shqiperise.... Ka sosh qe injorojne prejardhjen e tyre, shihe psh, shume artiste nga Hollywood, as qe u shkon mendja tu tregojen botes se cka jane. Por zemra e atletit eshte e paster, sepse sporti ne pergjithesi ndikon pozitivisht ne karakterin e njeriut...

gjithe te mirat

__________________
"Ec me kohën"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Shkurt 2006 16:11
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shtojzovalle Kliko këtu për të kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shtojzovalle në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:23 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.