agata
idealiste
Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Cod. B10012006
Pershendetje NS-6.
Ka mundesi qe duke e ndare medikamentin, te marim vetem gjysmen e supstances aktive, por jo ne te gjitha rastet..
Forma galenike e nje medikamenti eshte shume e rendesishme..
C'fare eshte forma galenike?
Forma galenike korrespondon me formen mbi te cilin administrohet medikamentin ( koker, pastije, kapsule, shurup..) pra Arti qe i jep forme nje medikamenti. (Galenik, vjen nga emri i nje mjeku grek Galileu, shekulli II)
Nje medikament perbehen nga nje ose disa supstanca aktive, por gjithshtu ai perbehet edhe nga disa supstanca te ashtuquajtura (oksiliere) ndihmese, te cilat kane role te ndryshme; si psh, ti ndryshoj shijen e keqe te nje medikamenti, ti japin atij nje volum, te zgjasin ose shpejtojne kohen e lirimit te pricipit aktiv ne organizem ose te ndihmojne eliminimin e tij.
Forma galenike, nuk duhet neglizhuar ne asnje raste, ajo perben nje specifikim e nje perdorim te veçante te medikamentit. Duke respektuar me serjozitet administrimin e cdo medikamenti kemi nje rezultat shume me efikas e te sigurt.
Le te flasim pak per medikamentet Kokra, qe jane forma me e perdorur por jo me e njohura...
Perveç formave Koker normale, kemi format koker Specjale si psh:
*Koker qe liron principin aktive ne menyre shume te shpejt: Paracetamol* Efervesant; Trinitrinat* sublingual; qe duhen mbajtur poshte gjuhes, e kane nje efekt te menjehershme. Adalate*=nifedipine(hipertencjon arteriel) qe egziston ne forme me efekt te menjehershme ose te zgjatur sipas nevojes se pasjentit.
*Koker gastrorezistent ( kesaj kokre i eshte dhene forma dhe perberja me subsranca specjale qe ajo ti rezistoje kalimit ne stomak e te filloj te shkrihen ne zorre, ku nga aty do kaloj ne gjak) ex Pentasa* (antiiflamatuar)
*Koker me liberim te principit aktiv ne menyre te ngadalesuar (te famshmet medikamente qe kan nje LP mbas emrit. (libération prolongee). Keto kokra shkrihen shume ngadale duke pasur per qellim nje lirim ne menyre sa me tezgjatur te medikamentit...psh Adelate LP*; Avlocardyl LP* (nese nuk kane LP nuk jane te tilla).
Per kete arsyje Disa kokra nuk duhen ne asnje menyre te ndahen, te thyhen, te pertypen sepse modifikojme efektin therapetik te tyre..
Megjithate te gjitha kokrat qe kane nje vize jane parashikur nga laboratoret farmaceutike qe te ndahen aty ky eshte viza, si psh: Imovane* (hypnotik)..
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Modifikuar nga NS-6 datë 15/04/2007 ora 17:18
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|