sonja
studente
Regjistruar: 11/03/2003
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 9
|
ju keni te drejte per faktin qe ka ardhur momenti te gjehen zgjidhje e alternativa per ndryshim rrenjesor ne Shqiperi. por mua me lind dyshimi qe a duan me te vertete shqiptaret (qe jetojne atje) te ndryshojne: mentalitetin,kushtet ekonomike, sistemin klanor politik e keshtu me radhe!?
sepse mua me duket qe mediat dhe te gjitha mjetet e informacionit kane bere nje pune te konsiderueshme,te pakten "i kane konstatuar " ne detaje problemet e renda te shoqerise shqiptare.jo vetem kaq; kane goditur e kritikuar ne cdo lloj menyre fenomenet negative shqiptare; me vine ne mend artikuj te pafund gazetash ku shkruajne me fakte per ministra,deputete te korruptuar; flitet per manine e te berit bisnes te politikaneve nepermjet tenderash joligjore etj.pastaj artikuj te pafund per "observimet" dhe konkluzionet e opinionit nderkombetar ne lidhje me Shqiperine, qe nuk jane aspak konfortuese.them se cdo dukuri apo problem i pazgjidhur eshte trajtuar nga mediat shqiptare,sepse nuk mohohet qe e drejta e informacionit eshte e lire ne Shqiperi. p.sh: problemi i te persekutuarve apo "bemat" e para 90's jane bere objekt emisionesh televizive e artikuj revistash.me kujtohen emisionet e R.Papes ne Tvsh me filmime te "kongreseve famekeqe kunder M.Shehut e te tjereve"; artikujt mbi kete teme (me rastin e hapjes se arkivave shteterore"; librat post-komuniste te Kadarese, D.Culit, F. Kongolit, V. Canosinaj e te tjereve (per nje hapje mendesie te shoqerise shq. mbas 90's),etj..,. kemi OJQ-te qe bejne nje pune konkrete per permiresimin e disa gjerave sociale, dhe perpiqen per edukimin e te rinjve, ne nje fare menyre; eshte levizja "Mjaft" e shume te tjera si kjo qe "u lodhen duke bertitur" kunder cdo padrejtesie te istitucioneve shqiptare.; emisioni tv "fiks fare" qe ka kapur "ne flagrance" momente korrupsioni dhe ajo qe me ka bere me shume pershtypje ka qene nje seri filmimesh mbi gjendjen e femijeve te ngujuar,te varfer e analfabete ne veri...etj,etj.
mediat dhe arsimi kane bere nje fare pune.ajo qe,sipas meje "nuk duket",eshte ai opinioni i shendoshe publik sic thote Mauberti. me duket sikur vetem ne shq qe jemi jashte flasim dhe duam qe Shqiperia te behet nje shtet i qete normal perendimor. por nje pjese e mire e njerezve atje,ka rene ne nje lloj letargjie qorre, dhe nuk do te zgjohet.ose, ben sikur nuk i sheh gjerat (dhe kjo me duket me bindese),sepse ne kete lloj menyre i leverdis,apo i pelqen. dhe ndoshta per kete flet Fajtori kur ben fjale per konformizem. po ta vemi re mire,qe te polici me i thjeshte,apo nepunesi i ndonje zyre shteterore, e deri te ministri apo deputeti (qe perfaqeson popullin), jetojne te kenaqur dhe i pershtaten mjaft mire "regullave" te sistemit shoqeror e politik shqiptar. (polici nuk ben greve qe rrogen e ka 150.000 lek shq,sepse "e nxjerr" me menyra te tjera "demokratike" e "lindore".)dhe te gjithe ne kete menyre, mjeku,mesuesi,pedagogu etj. pra,nuk ka kush ta beje ate migrim vlerash nga materialja te intelekti. un ve re dhe gjene tjeter te thjeshte,qe ne Shqiperi pelqehen dhe ndiqen si model prototipat si "nini i bules", (ndoshta gabohem,nuk e di), ndersa nuk preferohet me ajo shtresa e "studenteve me syze", jane si peshku pa uje.
prandaj, un them se mentaliteti te ne nuk ka si ndryshon, hyn ne perberjen tone gjenetike qe na pelqen rremuja, jorregulli, jodrejtesia, fitimi i lekut me ane te pista, arroganca, imoralja ne thelb (por te ndershem me "kanune burrash" ne siperfaqe), "modernizimi me tangat jashte",(por mendja "te martesa"),e te tjera.dhe kjo se jemi lindore te pandryshueshem,te pamodifikueshem.
e keshtu do mbetemi!!.
__________________
life is easy living with eyes closed and misunderstanding all you hear.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|