BIONDIA
Ne zemren tende.
Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Bashkangjitje: mulatja.jpg
Ky file është shkarkuar 65 herë.
Mulatja .
Ka dite qe sillem si Penelopa diten e shkruaj lodh mendjen duke kujtuar fjale, fytyra thenie dhe ne darke kur i lexoj nis dhe e fshij kjo gje ka dite qe me mundon .Ndihem nje frikacake qe ka frike nga fjalet e saj dhe nga ajo qe ajo mendon kam frike sepse ndoshta te dalesh perseri kunder te gjitheve dhe aq me shume kunder mendimeve te njeresve qe nuk i njeh duhet guxim dhe une sjam skam qene ndonjehere e tille kur behet fjale per te luftuar .
Kam frike nga kjo qe kam shkruar ndoshta sepse eshte akoma nje plage e hapur per shume o pak njeres dhe qe asnjeher nuk mbyllet. Kam frike ndoshta ngaqe nuk shofi mezin e kesaj plage sepse eshte shume e thelle dhe si cdo gje e thelle e pafundme me shtin friken dhe per kete gje shoh vetem vetem anet por duke pare anet asnjeher nuk kemi shkuar ne qender te kesaj frike .
Kam frike ndoshta nga ky argument sepse akoma frikeson dhe pse kane kaluar vite ne jemi rritur kemi ndryshuar, kane ndryshuar gjerat qe na rrethojne ,kane ndryshuar njerezit qe kane gjykuar o urryer e qe skane ditur te falin kan ndryshuar mentaliteti(1% ndoshta ).
Kam frike ndoshta sepse eshte akoma ajo dhimbje shpirti e zemre eshte akoma ajo urretja e kote per cdo lot per cdo “pse he oh” e dalur nga zemra e nenes tende ai turpi ku ndoshta sdije as se cfare do te thote turp ,kam frike ndoshta sepse ste kuptova dhe tani qe te kuptoj (o bej sikur) eshte shume vone dhe per te kerkuar falje e cfare vlere ka falja tani ? .
Une do desha te shkruaj dicka te bukur dicka qe te me heqi kete dhimbje qe ndiej sa here kujtoj kete histori por njekohesish dua te shkruaj dhe per “ate” shkaktaren e dhimbjes vuajtjeve dhe largimit tend .
Une di qe para se te ndothte kjo gje kam shkruar poezite me te bukura , kam gjetur krahasimet me te mrekullueshme per ta krahasuar ,kam adhuruar luften e njekohesisht kam vuajtur e gezuar kur nje cift si ne nje film ,tregim o dhe ne realitet bente cdo gje per te mbrojtuar kete ndienje te paster per te mbrojtur DASHURINE .
Une mendoja se mjafton dashuria ne jete e me kete dashuri ne krah nje njeri mund te perballoje cdo gje , mendoja qe dashuria fiton mbi cdo gje e del fitimtare ajo lidh forcon 2 familje por ja qe perpara kesaj ndienjes tuaj une nuk i mendoja me i vura ne dyshim keto gjera …une fillova te urrej kete ndienje …urreva ate qe kisha menduar me pare se dashuria nuk njeh shtrese sociale nuk njeh ngjyre …urreva veten sepse isha njelloj si te tjeret si mami im, babi im, gjyshja ime, komshijte fisi im une isha nielloj ,nielloj vetem se nuk e kisha kuptuar me pare se te ndothte kjo gje .
Si mund te pranoja kete ndienje kur ajo qe ti dashuroje me kaq pasion e te shkelqenin syte kur ja zije emrin ne goje , ajo per te cilen ti e mbroje kunder te gjitheve dhe ishe gati te sakrifikoje veten duke thene ” o e marr o vras veten ,une e dua cmendurisht e dua me shume se jeten time “ ishte vajza e nje gruaje qe punonte ne koservim pastruese dhe i jati ne Metalurgji karrocier ?
Si mund te pranoja kete ndienje kur motrat e te dashures tende kishin akoma veshur ne trup fustanet e mia te vjeteruar ne te motrave te tua kur sa here qe ngeleshin pa leke prinderit tone e ndihmonin si mund ta pranoja dhe pse kisha shoqe te mire ishte mikja me e mire kishim qene bashke ne kopesht ne shkollen fillore ne gjimnaz gjithmon bashke, gjithmon ne nje banke e tani duhet ta urreja per te vetmin motiv sepse te donte ty ?
Si mund te pranoja kete ndienje kur ajo qe ti dashuroje ajo vajza fjale paket por nje oratore nje luaneshe kur duhet te mbronte te drejtat e saj ,ajo vajza gjithmon e qeshur dhe ne momentet me te veshtira te jetes se saj ,ajo vajza me ato floket kacurrela te zeze dhe te gjate ,me syte e bukur larushe me qerpiket e gjate si halat e pishave dhe me ato buzet e kuqe si qershi dhe dhembet e bardhe si bora me nje trup fantastik ishte per te gjithe edhe per ty para disa muajve “Lindita Mulatja sikur te mos kishte mbiemer por te indentifikohej me kete gje si nje njolle qe sdo i hiqej kurre dhe tani ne 2011 ????
Si mund ta pranoja kur mendoja dhe gati gati ndieja ne veshet e mi peshperitjet dhe komentet ofenduese te pleqve ,plakave te rinjve e deri tek shoket e shoqet tona te gjimnazit .Me dukej sikur nuk shikoja njeres po hijet e tyre, hijet ne rrugicat e lagjes dhe ne dyert e shtepive duke gjetur fjalet dhe sharjet me ofenduese qe fjalori shqiptar kishte dhe duke sajur e shpikur gjerat me asurde qe mendja e njeiut normal arrin te kuptoje qe nga magjia e bere nga mami i saj (nje grua e dashur e mire dhe aq punetore ) deri tek kurvlliku dhe orgjite me 3 motrat e tua me te vogla ...
Siiiiiiiiiiiiiiii me thuaj ????.
Mendoja se ti ishe nje egoist i madh qe mendoje vetem per veten tende dhe ate qe ti provoje (dhe pse thelle ne shpirt une te jepja te drejte por perseri une isha si te tjeret …) dhe ate qe doje por harroje vuatjet qe po shkaktoje me kete sjellje , harroje turpin qe kishte kapur familjen tende ato rrinin e qanin sikur dikush te kishte vdekur sikur dikush te kishte nderruar jete ( ty po te qanin per se gjalli nje tjeter asurditeti shqiptar … )
Me kot miqte shoket cdo njeri qe te njihte kerkonte te bente qe ti te nderroje mendje e te hiqje dore nga kjo dashuri por ti nuk u lodhje duke mbrojtur kete dashuri e kete vajze .Ti e mbroje kunder cdo njeriu me me shume forze nuk doja te mendoja presionet qe i beheshin asaj dhe familjes se saj (por ajo mua sme interesonte ajo ishte shkaktarja asaj mund ti ndothte cdo gje ty jo dhe pse ajo ishte mikja ime deri nje dite me pare )…
Sa here kerkoja te gjeja nje ” pse ajo? pse Lindita? …pse?… midis gjithe vajzave te shkolles te lagjes vajzave qe ty te pelqenin ti zgjodhe ate… ti doje ate dhe ajo dashuronte ty …???
Cfare kishte ajo te vecante nga vajzat e tjera ?
Ku ishte e vecanta ishte tek shpirti i mire qe kishte kjo vajze (une e dija shume mire kete gje po nuk ishte justifikim) ajo nuk shante kurre ajo nuk merrej me fjale e thashetheme,ku ishte e vecanta e saj sepse shume pastertore dhe pse ishte mulate duhet te ishte e piset kshu duhet te ishte…ku ishte e vecante e saj qe lexonte shume libra (bashke i mernim ne bibloteke )me te mund te flisje per cdo gje ajo dinte te ishte shoqe moter kushurire…pra ti kishe shume arsye per te dashurur Linden por nje per te mos e bere kurre lekura e saj ajo ishte mulate…
Ajo kishte shume motive per te dashur ty ti ishe nje djale fantastik (vije nga nje familje e mire nje tjeter asurditet i asaj kohe shihej familja jo ai qe ishte ti )ne cdo ane ,ishe mire me mesime do vashdoje shkollen e larte ishe shpirt bardhe gjithmon i qeshur (dhe pse tani ne syte e ty kishte zene vend trishtimi).Ti skishe asnje motiv per te dashuruar ate (tani as emrin sdoja tja permendja ti ishe ajo MULATJA ), ti skishe…ti sduhet te kishe…jo ...ti jo …
Kujtoj ate dite sikur te ishte si sot kur ishim bashke ne dhomen tende une dhe ti dhe nga guzhina degjoheshin zerat e prinderve tone qe bertisnin shanin e donin te gjenin “pse-ne” e ti me syte e kuqur nga pagjumesia o nga e qara me the “te pakten me ty mund te flas lirshem ti sme gjykon sic bejne te gjithe ti e kupton dashurine tone ti e njeh mire Linden ke 15 vjet shoqe ti e njeh mire ? dhe une si frikacake qe isha (une sdita te mbroj dashurine time si mund te ndihmoja ty te mbroje tenden ) si nje njeri qe dhe pse ka mbaruar gjimnazin dhe vitin qe do vije do shkoje ne universitet dhe pse flet bukur, shkruan ,dhe si Giovana D’arka me shapte ne dore mbron cdo gje qe behet ne emer te dashurise ato momente nuk flet fare por rri e heshtur e te shikon si fajtore rri ne ate guacken e vet m’cef koken si kermilli kur ndien qe dikush deshiron ta preki ,struket, fshihet .
Ti ateher kupton se ndoshta me te vertet tani je vetem, tani ske asnje nga ana jote je i vetem me dashurine tende te marre dhe me dashurine e saj nuk flet me por kthehesh me sy nga dritarja dhe me kurriz nga une e me thua” Sonte ne darke nisem do iki ne Korce pastaj ne Greqi bashke me Linden je e vetmja qe e di kete gje nuk dua te jetoj pa ate jeta ime eshte ajo tani do me marri malli e mos u lodh duke kerkuar perseri dashurine nje dite do e gjesh “ une nuk fola vetem ngasherimi im te beri qe te kthehesh e te me perqafove fort .Une qaja sepse ti ishe si nje vella per mua kisha frike ne zemer sepse po ikje maleve me gjithe rrezikun qe ky udhetim sillte, kisha mall ne shpirt sepse e dija qe ndoshta do te duheshin shume shume vite per te pare perseri e frike sepse sdo isha ne dasmen tende qe aq shume e kishim enderruar ,sdo isha ne dasmen e shoqes time qe dhe pse ishte mulate kishin thurur endrrat tona deri naten vone sdo isha kur te lindnin femijet tane e te ishin shoke ti sdo ishe ...kisha frike per ate qe ti po lije pas nje 1993 plot vuatje e lot …. Shtepia jote mbas 3 vjetesh u shit dhe motrat tuaja bashke me babin tend iken ne nje qytet tjeter nga turpi ,mami jot vdiq mbas nje vitit njerezit thone nga veremi(dhe pse tumori ne gjoks nuk vjen nga merzitja ) qe i hyri per ty dhe ti nuk munde as ti hedhesh nje grusht dhe sepse ishe bere lanet…
2011 kan ndryshuar shume gjera ne qytetin tone por jo mentaliteti ,nese ti pyet ndonje shok shkolle o lagje pergjigja eshte “kush Agimi qe mori ate mulaten “…
dhe perpara kesaj dashurie une perkulem duke i kerkuar FALJE ….
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|