lorie
you fascinate me...
Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Perballje me nje te shkuar qe me kishte paralizuar zemren...
(Guxim te shkruaj drejtperdrejt te shkuaren e mundimshme,pa metafora, pa analogjira,pa abysse,lojra fjalesh dhe tre pikesh sikur po bej gjeagjeza.)
Sot,teksa po lexoja librin e Anabel Gillham -The confident woman,u preka.
Disa skema te mendimit te saj ishin si timet.Te pershkruara aq realisht gati gati mu duk sikur pashe vetveten. Ishte nje liber ku ajo kish analizuar dhe 'prere' hap pas hapi veten ne cdo ane te shpirtit dhe te menduarit.
Ishte nje sfide per mua teksa lexoja per sfidat qe nje njeri kalon kur eshte vetem per vetem me mendimet e tij-sfida keto qe fillojne me nje mendim negativ ne mendje sic mund te jete : sikur te dehesha tani gjithe dhimbjet ,frikerat qe krenaria nuk me le ti hapem kujt ,do iknin.
Nga ai mendim i vetem lindte vaniteti i zbritur shkalle pas shkalle,kaosi qe mpleksej me mendimet ne nje bodrum te erret ku ti mund ta gjeje veten deri ne kulmin ku ti jepje fund jetes.
Jo ,nuk kam patur te atilla mendimesh vetvrasese dhe shkaterruese.
Une kisha anen tjeter te Anabel Gillham: kisha karakteristikat e saj kaq te gjalla teksa perpiqesha si ajo te jepja shfaqe ,te impresionoja njerezit ne menyre qe te fitoja dashurine e tyre. Isha e uritur per dashuri ne kohen kur nisa te luaja ne skene dhe te shkruaja.Doja dashuri njerezore ,te paster, te thjeshte ku une te ndihesha e pranuar, pa paragjykime.Luftoja per persosmeri,duhej me cdo kusht te dilja me lart se te tjeret,perndryshe s'do merrja dashuri.Ahhh oh zemer si s'u lodhe atehere? Ta dija qe dashuria nuk fitohet po dhurohet falas me nje zemer te paster,ah ta dija atehere..
Kjo ishte zgjidhja ime ne ato kohe per dicka qe kisha vite qe po kerkoja te mbushja shpirtin:bej dicka te rendesishme me veten tende dhe njerezit patjeter qe do te te duan. Por mbushja s'ndodhi kurre. Fitova respekt , fitova dhurata, fitova pergezime ,levdata dhe reputacionin e nje 'talenti te madh' ne shkolle por kurren e kurres shpirti im s'u mbush . Brenda ndihesha si Anabel Gillham, e vetmuar, e pakuptuar nga njerezit, e rrethuar vetem me mendimet e mia , ne kohen qe ecte zvarre,ne reren ne qelq...,ne kaos.
Me kujtohet nje liber psikologjik: Changes that Heal, qe thoshte (e perifrazuar) se po te mos tregosh veten tende te vertete ,sikur te mos futesh nje pjese te vetes ne nje lidhje (shoqe-shoqe, shok-shoqe) ,medimet e tua do te fusin ne nje kaos ku ti nuk do kesh asnje tip etaloni ku te masesh veten sepse jeton ne vakuum.
Vakumi im: Ne ate kohe mendja ime ishte kycur keqas me nje dryn te ndryshkur ku ishte fiksuar mendimi : jam ndryshe nga te tjeret ,te pakten kam letersine dhe frymezimin qe me ngushellojne.
Nje person i ndjeshem si mua ,por qe edhe nuk e shprehte ne asnje menyre ndjeshmerine ,jo me pastaj te kerkonte dashuri prej gojes se saj nisi te behej akull, e ftohte, e paarritshme.
Ndjeshmerine e kisha kycur gjithashtu, dhe s'mbahej mend qe kur ,ndoshta qe me egoizmat e njerezve perreth, qe me thashethemet,me streset,me natyren e murrme dhe deshperuese te shoqerise shqiptare, qe me mentalitetet qe po me mbysnin sa ne nje poezi kisha shkruar lutje te drejtuar askushit qe te ikja ,te ikja sa me larg vendit tim te lindjes. Cudi ,diten e ikjes qava. (ishte nga ato te rralla qarje te miat perpara syve qe s'mund ti evitoja dot)
Vetja me dukej ndonjehere si Emma Bovari ,qe priste nje vele te bardhe shprese ne horizont.Por ndryshe nga ajo nuk kerkoja dashurine e nje 'kavalieri',nje 'princi' ,prisja nje dashuri qe s'i vija dot emrin sepse ne ate kohe s'e kisha percaktuar se c'mungonte. Ne ate kohe une mohoja qe kisha dhimbje te thella ne shpirt.
E kisha percaktuar pikerisht pritjen time te pakuptimte si ajo e Godose e Samuel Becket qe i kisha lexuar dialogjet kaq e kaq here dhe po aq here isha mbrekulluar nga gjendja qe pershtatej me mua -nihilizem.
Te shkruarit u kthye edhe ne nje prove per te vertetuar qe une isha akoma gjalle, qe po ekzistoja. Alter Ego e P Willson ,ne anglisht kishte midis te tjerash nje shprehje qe edhe tani me ka mbetur ne mendje(perifrazim) : Perse gjithe njerezit lene doreshkrime, bejne muzike, lene libra pas, kaseta, bema e di ti? Eshte nje ndjejne e njerezimit per te provuar qe kane ekzistuar ,per tu vene rendesi vetes dhe jetes se tyre. Desha te provoja ekzistencen time me cdo kusht ,keshtu qe fillova te mendoj qe nqs bej dicka unike ,dicka krejt ndryshe nga te tjeret do vertetoja ate me siguri.
Dhe sikur te mos mbaronte ketu,trishtimin dhe pesimizmin e shkrimtareve te brezit te humbur i kisha bere timet sikur te kisha marre pjese vete ne Luften e Dyte Boterore saqe tani po vuaja crregullimin psikologjik te post stresit.
Anabel Gillham e gjeti konfidencen e saj aty ku e kam gjetur edhe une:tek Zoti,fakti me kryesor qe na bashkon.
Nuk me duhet te rremoj ne netet pa gjume mbi libra ekzistencializmi,nuk me duhet as qe ti pergjigjem pyetjes ne ekzistoj apo ne ka ndonje zemer qe te jap dashuri pa kushte,apo te di qellimin e jetes ne kete bote.
E di qe gjihte njerezimi ketu vertitet: ne pergjigjet e te parave te cilat une i di.E di qe gjihte historia e njerezimit mund te permblidhet ne nje gje te vetme: kerkimi per te gjetur dicka qe te MBUSHIN veten. Por fatkeqesia eshte se e gjejne ne gjera qe s'jane aspak mbushese : ne pije, droge, seks, kryenecesi,luftra, iluzione, filozofi qe i kapin me kthetra, pasione qe s'zgjasin, princa te kalter qe vajzat mendojne se do gjejne lumturine dhe do jetojne pergjithmone te gezuara, manipulime politike, pasuri qe iken sa hap e mbyll syte, bixhoz, kumar, magjira ,sekte e shume shume gjera qe po te nisja te shkruaja nuk do me dilte asnje lloj hapesire virtuale.
Une zgjodha ambicien per te mbushur veten.
Tani kam nje mabicie krejt tjeter,pa hidherime.
Fal Zotin qe me do pa ksuhte gjithashtu.
Tek mua ka ndodhur nje mbrekulli.Tek mua ka nje dashuri teper te forte per kete baba qe e kisha injoruar me pare dhe nuk ia dija rendesine. Tek mua ,Zoti ka mbjellur dashurine kaq me pasion per njerezit edhe pse ishin njerezit qe me zhgenjyen thellesisht vite me pare. Tek mua gjithcka qe ka ndryshuar ,cdo gezim, cdo gajasje me gjithe zemer, cdo shprese,cdo sfide eshte ne saj te Zotit tim.
Mund te me quanin te forte vite me pare kur nuk qaja asnjehere ,e megjithate kurre nuk jam ndier me e forte sesa sot.
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Modifikuar nga lorie datë 18/02/2005 ora 08:34
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|