Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Shkrime te ndryshme
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Re: EGOJA

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Njeriu shume here do te besoje tek dikush, ta beje mik edhe kur ka miq, ta beje shok edhe kur ka shoke, te dashuroje edhe kur ka dike per te dashuruar, te flase edhe kur ka me ke te flase, te perkedhele edhe kur ka per te perkedhelur, te puthe edhe kur ka per te puthur, te shikoje edhe kur ka shume per te pare, te loze loje te reja edhe kur ka plot lojera qe i kane mbetur akoma pa lojtur…Perse valle, njeriu eshte gjithmone ne kerkim te asaj te rese, te panjohures, te mistershmes, te fshehures, perse valle…
 


... c`na fute ne te thella, moj Kotka!
Ndoshta jemi ne kerkim te nje teresie qe copezat ia gjejme vec andej-kendej, pa arritur te formojme nje mozaik te hajrit.

Mirese u ktheve ne vendin tend!

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 00:10
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bleta punetore Kliko këtu për të kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bleta punetore në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Re: Re: EGOJA

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

... c`na fute ne te thella, moj Kotka!
Ndoshta jemi ne kerkim te nje teresie qe copezat ia gjejme vec andej-kendej, pa arritur te formojme nje mozaik te hajrit.

Mirese u ktheve ne vendin tend!



 

Bletka ime nuk u ktheva pergjithmone..., por u ktheva se Egoja akoma po me fiton... dhe pikerisht ty, vetem ty... nuk dua te te bej viktime te kthetrave te Egos time grabitqare, edhe vete e kam frike Egon time grabitqare, jo me mos kem frike pastaj te te gllaberoje edhe ty pa deshiren time... :p Megjithate per ty do te shkruaj ndonjehere, se kam nostalgji...

 

Pleshtja me vjen keq, qe ke rene pre e nje shoqeje me Ego me te keqe se sa Egoja ime...

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 00:16
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Re: Re: Re: EGOJA

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


 

Bletka ime nuk u ktheva pergjithmone..., por u ktheva se Egoja akoma po me fiton... dhe pikerisht ty, vetem ty... nuk dua te te bej viktime te kthetrave te Egos time grabitqare, edhe vete e kam frike Egon time grabitqare, jo me mos kem frike pastaj te te gllaberoje edhe ty pa deshiren time... :p

 


S'je i vetmi njeri me Ego, po he! :p

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 00:21
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bleta punetore Kliko këtu për të kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bleta punetore në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Vajzes time imagjinare

Perse nena do vajze….dhe babai do djale… akoma nuk e dime…Por e di shume mire, qe tani pikerisht tani, me shume se kurre me mungon shume nje vajze, nje shembellim i imi, sa do te doja ta shihja tani kur ajo mund te ishte 20-24 vjec, ashtu te papjekur dhe une e “pjekura” t’i jepja mend per jeten, qe akoma jam ne kerkim dhe akoma nuk kam gjetur kuptimin e saj…jam ne kerkim, gjithmone ne kerkim, per te sheruar shpirtin tim, shpirtin tim, qe perplaset sa andej-kendej pa meshire...  Shume here ky shpirt gervishtet nga gurralecet, qe gjen neper brigjet e vogla te hedhura nga dallget e lehta te detit, mbremjeve te qeta, por shume here ky shpirt vritet dhe humbet nga baticat dhe zbaticat e fuqishme, humbet atje thelle ne gropat e gerryera dhe te medha dhe nuk di ku vete…ku e cojne…ku e hedhin…por me ne fund mbas shume perplasjesh e gjen veten perseri ky shpirt, atje te sjelle nga nje dore e fuqishme, ne prehje dhe qetesi... sa bukur eshte atje...
 
Kjo ka rendesi…kete doja ti thoja vetem njehere, sikur vetem njehere, vajzes time imagjinare, qe shpirti ka raste qe gjendet ne qetesi absolute, packa se tani po qaj me lot e ngasherim….me mungon nje vajze, nje shembellimi im.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 00:53
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pleshtja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2007
Vendbanimi: U.S.A
Mesazhe: 196

Kotka, me mbyte ne lot....
Nese eshte vone dhe nje vajze s'mund te kesh, atehere adoptome mua edhe pse ne mes kemi largesine... mendo sikur kete mesazh qe ke shkruajtur me lart e kane marre shume vajza qe ndoshta nuk jane te tuat por qe mesazhi jot ka arritur thelle ne zemrat e tyre...

Te puth syte me lot.

__________________
If you plan for nothing - you will surely get there.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 18:47
Pleshtja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pleshtja Kliko këtu për të kontaktuar me Pleshtja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Pleshtja't! Kërko mesazhe të tjera nga: Pleshtja Shto Pleshtja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pleshtja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

woooow !!!!!!!!!!!

Nuk e dija qe do te shkaktoja dicka te tille...  S'me kish shkuar mendja kurre te adoptoja....:p, kaq shume vajza dhe falas fare, pa shpenzime

Eeeeehh c'ben momenti..., prandaj nuk dua te shkruaj ketu, se kjo jam une, e papermbajtura...

ju puth fooort te gjitheve, djem e vajza, nuk jam rraciste mos u merzitni, me shume fola me vehten...



 

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 19:02
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Stina e peste

Ja ku jam ketu perpara teje..., statuje e vdekur dhe pa jete, si nje kristal  i tejdukshm ku lexohet qarte cdo gje pertej…  Sa shume prita, te merrja aprovimin tend me zemer dhe jo me goje, qe te vija ketu tek ty, te shihja syte e tu, por c’e do nje mal te madh gjeta perpara, sa gri te shemtuar qe kishte ky mal, edhe pse pa shenja bore, ishte shume i ftohte, heshtja e malit fliste vete me ngjyren e tij.
 
E vlenin gjithe ato lot e perqarje, gjithe ato mendime dhe rrenkime…
E nisa kete shkrim te hedh vetem germa te bukura me ngjyra pranvere, duke menduar se germat do te gjenin njera-tjetren ashtu si ngjyrat gershetohen ne pranvere, por as une nuk e di pse dalin kaq te shemtuara, as une nuk e di, nuk i ngjajne asnje stine...qe une adhuroj.  Ndofta i perkasin nje stine te peste, qe edhe une nuk e di si t’ja ve emrin…ndofta me del pa kuptim kjo stine e re, nje gershetim i perbashket i te kater stineve…te cilat e kane kaq veshtire te gershetojne ngjyrat me njera-tjeten, nuk mund te kombinosh lulet e fresketa te pranveres, me ngjyrat e bukura te vjeshtes, ashtu sic nuk mund te kombinosh barin ngjyre ari te fushes, me ngjyren e paster te debores se pashkelur.  Ja keshtu si keto ngjyra te gjitha bashke ngaterruar, me vijne mua germat ne tastieren time te mendimeve...

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 23:06
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pleshtja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2007
Vendbanimi: U.S.A
Mesazhe: 196

Ja ku jam duke te pritur Kotka ima e dashur, ngjyren grih te malit tend te zhveshur dua ta kthej ne nje ylber ngjyrash dhe ta vesh me bukurite e natyres time...
Sa do doja ti bia nje grusht atij mali mendimesh dhe ne menyre magjike ta beja prone te tenden qe ti ta shikosh ashtu siq zemra e jote ka deshire... por magjia eshte perralle, kemi lindur per tu perballur, pak kemi jetuar per te thene qe i kemi pare e kaluar te gjitha, por dhe 100 vjet te jetojme kurr nuk do mund te themi qe na mjaftuan...
E dashura ime, te gjithe po ti pyesesh nese jetojne vetem ne mes ketyre 4 stinesh apo diku, fshehurazi ne thellesi gjendet dhe nje stine e 5te?...te gjithe do te pergjigjen, ndoshta jo me fjalet e tua te bukura, por ne zemrat e te gjithve gjendet nje Stine e akullt, nje stine e ngrohte, nje stine me lule, nje stine me ferra, male te thara, lendina te pafundme....
Jete misterioze....

__________________
If you plan for nothing - you will surely get there.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 23:24
Pleshtja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pleshtja Kliko këtu për të kontaktuar me Pleshtja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Pleshtja't! Kërko mesazhe të tjera nga: Pleshtja Shto Pleshtja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pleshtja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Limonat

Flm Pleshtja qe me ndjek dhe me jep kurajo ne mendimet e mija....
----------------------------------------------------------------------
 
 
Ora 5 e mbasdites dhe dielli i nxehte binte mbi faqen e Dianes, qe po lexonte nen dritare, duke ndjere kenaqesine e kesaj ngrohtesie te nje mbasditeje vjeshte.
 
“Artan, kur te vish nga ndeshja, te lutem sill ca limona, se me duhet te bej nje supe per darke” i flet me ze te larte Diana te shoqit, qe po dilte ne oborr dhe ishte e sigurte, qe nuk po ja vinte veshin, duke imagjinuar c’peshperiste ai “Po si nuk rri njehere pa bertitur kjo grua”.  Ai as e vuri ujin ne zjarr te kthente pergjigje.  Diana u inatos me shume dhe ja pati perseri.:  “Me degjon Artan, limona, me duhen limona” dhe doli me vrap tek porta, si per t’u bindur nese ai degjonte apo bente sikur nuk degjonte, sa here ajo i jepte nje porosi.
 
Ai duke lidhur kepucet i pergjigjet me ate indiferentizmin e perhershem “ehe, e mora vesh, pse bertet xhanem, qe tu mbyllte ai gurmaz njehere e mire”
 
“Bertas se nuk me pergjigjesh, ku ta di une qe ti me degjove c’te thashe” i thote Diana me nervozizem dhe futet brenda gati per te perplasur deren, por prape e mban me dore, qe te mos prishej boja e deres se porsalyer nga vete dora e saj.
 
“Tani qe bertite, u binde qe te degjova” dhe iku si zakonisht duke mumuritur neper dhembe.
 
Ora 9 i darkes…
 
Hapet dera, nje mermere prape neper dhembe dhe Diana e pyet me embelsi si doli ndeshja dhe ne te njejten kohe e fton te hajne te dy bashke supen e ngrohte dhe te posabere.
 
“Supa eshte gati zemra, ku i vure limonat te shtrydh nje cike per supen, se eshte gati e ngrohte” dhe Artani zhduket si pa kuptuar urte e bute ne dhomen e televizorit, sikur nuk i hahej.  Vendos kembet mbi tavolinen e kafes dhe kerkonte kanalet nje nga nje.
 
“Ore po ti me degjon apo jo, ku i vure jane limonat dreqin ta haje??” bertet Diana perseri.
 
“C’limona thua moj” pergjigjet Artani neper dhembe perseri.  “Limonat more, nuk te thashe te blije ca limona kur te vije nga ndeshja?” pergjigjet Diana gati per tu cfryre perseri.
“Ti me the mua per limona, une te blej limona mbas ndeshjes, e ti qenke cmendur, une asgje nuk kam degjuar, asnje gje te tille, c’kemi per darke” pyet ai me kurozietetin e hamesit
 
“Syte e tu qe te pellcasin” i perjigjet Diana dhe edhe kete darke hengren vec si shume nete te tjera….njeri para Tv dhe tjetri ne verande.
 

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shtator 2007 23:53
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

DORA

Dikush me tha shkruaj, shkruaj, shkruaj dhe une nuk e dija qe mund te shkruaja kaq bukur, sa qofte edhe nje njeri i vetem te mund te pelqente shkrimet e mija.  As une nuk e di perse shkruaj, te tjera dua te tipoj dhe  te tjera lexoj dhe shume here me duket se nje dore tjeter ka tipuar, por jo dora ime…kush te jete valle kjo dora tjeter, qe tipos?  Une e di shume mire dora e kujt eshte, por nuk e di pse kam kaq frike ta them.  Ajo dore vjen ngadale tek zemra ime, vizaton dicka te bukur, me perkedhel mbas cdo vizatimi dhe ngjyrosje dhe pastaj rreshqet ashtu vjedhurazi embel-embel mbi doren time, e lemon, e ngre lart dhe e komandon mbi kete tastjeren time…Tastjera behet e jona e ne te dyve dhe une lumturohem, nuk mbaj mend c’kam shkruar, nje dore tjeter e tipoi, jo dora ime….kete e di mire, shume mire.  Nuk ishte dora ime.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Shtator 2007 00:14
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:57 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Shkrime te ndryshme

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.