Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
-"Ja si rashe ne dashuri me Bleten".(Pjesa e 4-ert)
---"Hajde ikim.Shkoi vone."me foli embelsisht Bleta ime.
Pershendetem me dore miqte tane te "piano bar" dhe dolem...
Nje ngjarje para takimit te dyte.Kerkoj vemendjen tuaj miq.Ju flm.
West Haven Beach.Exit 44.
Isha e ulur ne cadren time dhe syte s`e di nga po me verdalliseshin.
As vete s`arrij ta kuptoj sesi ndesha ne nje shikim mashkullor aq te ngrohte.Hm,,, exitues.Gjoksi i tij i leshte si dhe fytyra e rruar mbase dy dite me pare, me kafshonin per se gjalli.Ishte i shoqeruar me nje femer.
Sa here femra e tij kthente koken nga oqeani i thelle; ky tipi i ngrohte
me dhuronte buzeqeshje dhe perqafime me duar.
Ama aq bukur e luante rolin e mashkullit tradhtar, sa ma dha truri ta ndizja fare.
U shtriva ne bark, syzet ne sy, dhe po lozja me rripin e mbathjeve...
Ai, se cfare i tha femres se tij dhe vrapoi ne oqean.Notonte dhe s`me ndante syte.Gjithashtu dhe une.
Hm,,, po flirtoja.Le te dale ku te dale.Thjeshte dua te flirtoj, kot per sport.
Ai ma bente me dore te futesha ne uje, une beja sikur s`kuptoja dhe i hidhja nje shikim femres se tij,
e cila kushedi sesa ne siklet do te ndihej ne ato caste.
I dashuri i saj tek flirtonte me nje te panjohur, apo me qarte i dashuri i saj
ishte gati te tradhetonte per nje te panjohur!!!
"Ah keta meshkujt si jane!" mendova une.
Hyra ne oqean te lahesha.Oh, ca noti, ca kenaqesie.
Mund te vazhdoja lojen si ta deshiroja une, pasi isha e bindur se ai s`me ndiqte dot
pasi ne breg e priste femra e tij...
Pasi bera nje not te mire, nje zhytje te thelle me gjithe floke, dola ne breg.
Fillova te loz top me kembe ne fillim, pastaj me dore me Denisen.
"C`ben moj kushe, ja more trute djalit te botes!"-me flet Deni.
"Mo ne djall te veje me gjithe tru.Se mos po me dhimbset fort.Pff, mashkull tradhetar hesapi.Une shpirtin , mendjen dhe Zemren time ja kam falur vetem
nje personi te vetem, dhe ti e di se cilit person , Bletushes sime. "
"Po, te kuptoj, por ti sot flirtove me nje djale te panjohur.Nuk eshte tradheti kjo?"
"Hahahahahahahaha , e poshter.Une kam flirtuar me nje shikim te panjohur,
me nje shikim mashkullor, e jo femeror, ndaj nuk kam kryer asnje tradheti.
Keta tipa meshkujsh qe dalin me femren e tyre ne krah, ledhatohen e puthen ne syte e botes,
dhe sapo femra e tyre kthen koken apo shkimin ne drejtim te kundert,
keta kerkojne femra te tjera, normal i quan ti keta tipa?Keta tipa jane
meshkuj te dobet, te pasigurte ne vetvete.Jane donzhuane.Ndaj duhen futur ne loje e t`i lesh gojethate.
Ndaj une kam me besim ne boten femerore sesa ne ate mashkullore.
Femra po te dha fjalen, e mban...Eh, Deni.Sa do mesojme nga jeta."
(vazhdon.
-Ju flm per pjesemarrjen aktive ne kete teme universale.
Jeni te ftuar te gjithe te shkruani ndonje pjese romantike prej jetes suaj reale apo imagjinare.
Ju puth, me dashuri ENYA.)
ps:-Vlonjati99-ave.Mire se vjen ne boten e artit lol.Mos te te shqetesoje fare fakti
i moralit te anetareve te forumit horizont.Jemi te lire te mendojme dhe te
shkruajme si te duam.Befsh qejf duke lexuar.
__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|