Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Poezi
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
moonlight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Mbasandaj

Sapo në fund vjen happy end,
Mbyllet dhe filmi, kjo nuk do mend.
Sheh pëmbi buzët e në dy faqet,
Bukur i ndritin heroit mustaqet.
I ka xhentëlmeni, nuk ia mohon.
Po më vonë?

Më vonë të dy shkojnë tek krevati
Dhe kjo është bukur, të mos e zgjatim.
Por nganjëherë, do të dish kaq gjë:
Ç'bëjnë të dy kur s'puthen më?
Se vetëm shtrirë nuk do qëndrojnë.
Po më vonë?

Prej oxhakut era fryn si e marrë.
Çifti i ri bëhet me djalë.
Ajo zien qumësht. Qumshti i derdhet.
Ai bën sherr. Ajo qan, meket.
Duan të ndahen, se më nuk shkon.
Po më vonë?

Fëmijën s'munden ta ndajnë në mes,
Ndaj dhe pajtohen e merren vesh.
Vite me rradhë veten mundojnë.
Ai do një tjetër pak më të njomë,
Pak torrollake, me flokët bjondë.
Po më vonë?

Më vonë plaken. U ikën djali.
Burrit s'i bëjnë këllqet, të varfrit.
Puthjet, mustaqet, me vakt harruar.
Sa shpejt shkon koha! E pabesuar!
Ç'merak që kishte më parë për femra,
S'do ta kujtojë se s'i mban zemra.
Kur e sheh jetën që e la pas:
Ky ishte ndodhur për të ky fat?
Në më të shumtën martes'e tij,
Qumësht i derdhur, monotoni.
Prandaj gjithmonë, në happy end,
Mbaron dhe filmi, mbajeni mend.

Kurt Tuholski

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2010 22:17
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të moonlight Kliko këtu për të kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: moonlight Shto moonlight në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto moonlight në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
moonlight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Mes dy kupash

Mbushma dhe një. Pa ta shohim njëherë:
S’qënkemi të lumtur? Shih qiellin.
Po të më hidhje në humnerë,
Do të bija pingul
Si në dy sytë e tu ku nata u ul.
Mbushma dhe një, se drithmat me hynë.

Frushullon qielli,yjtë lozin synë.
Edhe një. Të shohim njëherë:
Jemi të lumtur a s’jemi?
Mbushma me dëshirë
Si hëna me dritën e errët.
Mbushma. Të dua.
Mbushe dhe për vete e mos e zgjat.
Ashtu.
Hallet e veta ka qielli lart,
Tonat ne këtu.

Gabriel Selaja

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2010 22:18
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të moonlight Kliko këtu për të kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: moonlight Shto moonlight në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto moonlight në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
moonlight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Hajne (perkthyer nga Poradeci)

E dashur e embel , kur ti do te jesh
Ne varr te erret e shtritur
Do zbres un atehere poshte tek ti
Ndaj teje per tu ngjitur


Te te puth , te pushtoj , te te shtyp egersisht ,
Moj e qete , e ftohte , e zbehte !
Te bertas , te dridhem , te qaj pafundesisht
Te behem kufome edhe vete.

Te vdekurit ngrihen , mesnata therret ,
Ata heqin valle ne ere ;
Te dy , ne rrime ne varr , une jam
Ne krahet e tua perhere .

Te vdekurit ngrihen . Gjyqi therret
Per vaj , per t'u gezuar ;
Po ne te dy s'na ha malli aspak, (lol)
Dhe rrijme te perqafuar ..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2010 22:19
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të moonlight Kliko këtu për të kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: moonlight Shto moonlight në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto moonlight në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s'mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtrat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.

Pikerisht ato qe ne zhvleresuam
ndersa rruges ecim
qe asnjehere s'i ditem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2015 02:51
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

E joja kjo poezia Cec. Shume e bukur dhe nese e ke thurur ti, komplimenti.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2015 00:38
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

jo o piktor, sa do doja te thurja poezi te tilla

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2015 00:40
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Ndodhe ndonjehere
Te zhytem ne kujtime
Dhe ne ato rruge
Te te kerkoj..
Ndodhe ndonjehere
Te ndaloj kjo zemra ime
Dhe pastaj ritmin
prap te vazhdoj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2015 01:25
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Poezi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.