Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Te krahasosh Neruden me Hasanin meqe njeri ka thene "me qihesh" dhe tjetri ka kerkuar "dashuri" eshte pa lidhje. Askush nuk po ngre dhe ve piedestale ne letersine boterore. Mua me pelqeu menyra si e kish shkruajtur, duke treguar se ka bote dhe njohuri letrare, por duke iu pervjedhur moralit dhe tradites. Madje pikerisht ate ka evituar, idene se gjerat intime duhet te mbeten intime. Njesoj si dikur qe dalja me rrobe banjo konsiderohej perversitet, sepse gjerat intime dilnin ne shesh ne vend te mbeteshin intime. Hajde njerez, pranojeni, po gjykoni ne baze te statusit moral aktual. Historia ka treguar se morali eshte relativ, cfare skandalizon sot neser eshte pjese e jetes. Prandaj dhe ajo poezi duhet lexuar ne projektim horizontal ne te ardhmen, jo ne projektim vertikal poshte belit.
Qe te flasim pak me troc, problemi ketu lind sepse shqiptaret dhe gjuha shqipe jane akoma ne borxh me sinqeritetin. Per shembull fjala qirje perdoret akoma si ofendim, edhe pse eshte nje nga aktet me te bukura te jetes. E perdorin me se shumti djemte, sepse femrat duhet te ndihen gjoja te ofenduara kur i behet ajo pune (fundja jane nenat dhe motrat tona, ato qe nuk duhet ta bejne, sepse na ofendojne neve meshkujve). Nderkohe fjala qirja ne Itali (por dhe vende te tjera) perdoret normalisht nga femra dhe meshkuj, nuk eshte fjale ofenduese dhe nuk eshte fjale vetem per meshkujt. Tani me thoni ju kush eshte me maskilist, Hasani qe zhvesh ate fjale nga ofendimi per te trajtuar femren si femer apo kusuri ketu qe gjykon duke pare qirjen si ofendim?
Zgjohuni njerez, nuk digjen poezite ne turren e druve qe populli te ndihet mire per momentin.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|