Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > S.K Tirana Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Forca Tirona!!!

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re zebra.jpg
Ky file është shkarkuar 71 herë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 03:00
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Fortuzi: Nuk ishte Vllaznia ajo që mundëm ..

Goleadori bardheblu që po kalon një formë të shkëlqyer, flet për ndeshjen me shkodranët.

Numrat e Fortuzit në këtë kampionat.
- 21 janë takimet që ai ka luajtur si titullar.
- 2 herë i ka nisur ndeshjet nga stoli dhe pikërisht në takimet Tirana-Teuta (1-3) dhe Tirana-Elbasani (0-0) në fazën e parë.
- 10 herë është zëvendësuar nga loja, ku rrokada është bërë më shumë me Xhafën dhe Halilin.
- 13 janë golat që Fortuzi ka shënuar në 23 ndeshje, nga të cilët 2 janë shënuar me penallti, pikërisht në takimet Tirana-Dinamo (5-1) dhe Lushnja-Tirana (1-1). Penalltia e vetme që ka humbur është në fitoren 3-1 ndaj Shkumbinit në Peqin.

Në fitoren e thellë të Tiranës 5-1 ndaj Vllaznisë të shtunën në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", nuk kishte si të mungonte në listën e golashënuesve edhe Indrit Fortuzi. Goleadori bardheblu po kalon një formë të shkëlqyer, duke e ndihmuar Tiranën në shkëputjen prej 7 pikësh në renditje nga Partizani. Goli ndaj shkodranëve ishte i 13-ti për të në këtë kampionat dhe tashmë "Zogu", së bashku me Mukën, Sinanin dhe Abilion, është një nga kandidatët më seriozë për fitimin e "Këpucës së artë".
Duke folur për "Sportin shqiptar", 30-vjeçari shprehet mjaft i kënaqur për fitoren ndaj Vllaznisë, ecurinë e shkëlqyer të Tiranës dhe formën e mirë fizike që po kalon. "Fitorja me Vllazninë të shtunën na ka lënë të kënaqur jo vetëm se mundëm një kundërshtar direkt, por edhe se fituam 3 ndeshje brenda 7 ditësh. Ky tripikësh ishte shumë i rëndësishëm për ne në luftën për fitimin e titullit kampion dhe ia arritëm qëllimit ta rrëmbenim falë një loje spektakolare që zhvilluam. Tashmë epërsia ndaj Partizanit është thelluar më shumë dhe ne e shohim veten të qetë në gjithë këtë javë stërvitjeje,"- shprehet Indriti. Goli i parë i Tiranës ndaj kuqebluve erdhi shumë shpejt, çka u dha mundësi djemve të Josës ta kontrollonin më pas lojën. E gjithë lufta u bë në mesfushë, ku vendësit, me anë të Patushit, Bulkut dhe Mukës, treguan se janë të papërballueshëm. Fortuzi mendon se Vllaznia nuk i bëri rezistencë Tiranës dhe, normalisht, sipas tij, një fitore në të tilla shifra ishte e pritshme. "Vllaznia nuk na bëri për asnjë moment rezistencë, sepse ne zotëruam të gjithë mesfushën dhe e gjetëm lehtë rrugën e rrjetës. Për të qenë i sinqertë, fitoren e kishim menduar, por jo në të tillë shifra. Ajo që zbriti të shtunën në fushë nuk ishte Vllaznia që ne njohim. Shkodranët mund të them se e humbën toruan, por kjo për ta nuk do të thotë se është fundit i botës,"- vazhdon idenë e tij numri 11 i kampionëve në fuqi.Që sot, Tirana do të fillojë të mendojë për derbin e së shtunës ndaj Partizanit, në të cilin konsiderohet udhëtuese. Diferenca prej 7 pikësh me të kuqtë u jep favorin bardhebluve të jenë të qetë në këtë supersfidë, pasi edhe një barazim do të ishte i favorshëm. Kështu mendon edhe Indrit Fortuzi, kur bën të ditur: "Fitorja jonë dhe barazimi i Partizanit me Elbasanin e ka rritur diferencën me të kuqtë në pragderbin e kësaj jave. 7 pikët ndaj tyre na japin më shumë qetësi që këtë derbi të tretë ta luajmë me mënyrën më të mirë të mundshme. Këto ditë stërvitjeje do të shohim se çfarë do të riparojmë në mënyrën e lojës që do të aplikojmë ndaj të kuqve. Unë besoj se çdo gjë ka për të shkuar për ne më së miri edhe në këtë 90-minutësh të radhës,"- shton më tej 30-vjeçari.Për sa i takon fitimit të "Këpucës së artë", një titull që Indriti kërkon ta fitojë për herë të tretë, lufta do të jetë e hapur deri në fund. "Sa për "Këpucën e artë", titull të cilin unë e kam shprehur se kam dëshirë ta fitoj sërish, mund të them se lufta do të jetë e hapur deri në fund ndërmjet meje, Sinanit, Mukës dhe Abilios. Diferencën me këtë të fundit mendoj se do ta bëj në përballjet direkte,"- i jep fund idesë së tij një nga goleadorët më të mirë të Tiranës ndër vite, Indrit Fortuzi.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2004 17:24
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Tirana kishte fituar ankandin e konvencionit antikomunist

Kjo faqe e bukur interneti më mbërtheu në mes të kujtimeve. Dëshmitar i një pjese të madhe të historisë së saj (1950-90), unë dua të theksoj se Tirana ishte më shumë se një skuadër futbolli, fitoret e saj ishin më shumë se fitore futbolli, futbollistët ishin më shumë se sportistë dhe tifozët e saj ishin shumë më tepër se aq. Në një diktaturë të tmerrshme, ku cdo gjë tjetërsohej, me Tiranën lidhej liria, ekzistenca e saj ishte shpresë dhe fitoret e saj ishin gjëmime.
Rrallë klub në botë, si Tirana, ka bartur në pjesën më të gjatë të historisë së tij një konflikt ekstrasportiv me konotacione politike aq të ashpra, për më tepër nën një regjim diktatorial aq të egër dhe aq absurd. E kjo edhe për "meritë" të ngarkesës që vetë kundërshtarët e saj i jepnin. Gjeneralët e përdhjamur ishin mijëpërqind të sigurtë se asnjë luftë me NATO-n e me Traktatin e Varshavës nuk i kërcënonte. Kështu konflikti me Tiranën u bë drithërimi i vetëm i tyre. Më kanë thënë se Petrit Dumja në tryezën e tij të punës në vend të programit të manovrave dhe dislokimit të trupave, mbante nën xham vetëm kalendarin e kampionatit kombëtar të futbollit! Pasioni i tyre i çmendur bëri që fusha e futbollit të merrte mbingarkesa emocionale të përmasave të pallogaritshme. Falë çmendurise së Dumes dhe gjeneralëve të të dy ndërtesave përballë, njerëzve të privuar nga e drejta e fjalës së lirë, nga e drejta e manifestimeve iu ofrua një mundësi të kenë një alibi për të fshehur ashkun dhe urrejtjen e vërtetë, atë më të madhen, atë më kryesoren ... Luftat, kryengritjet dhe periudhat e përgjakura në historinë botërore zenë pak vend në krahasim me periudhën konfliktuale para dhe pas tyre. Konvencioni i pranuar qartë nga të dy palët e bën më pasionant konfliktin. Mjafton të thuash se "ekipi i Tiranës duhet poshtëruar se kështu bëhet më mirë puna e Partisë" ose "një fitore e Tiranës ngarkon me përgjegjësi të rëndë politike të tërë strukturat e klubit dhe Ministrinë", pa dashur, për të zezën tënde, qindramijë vetave u ke falur nje hapësire jetike pasionesh. Pra konfliktit ti ia ke percaktuar konvencionet. Më lejoni të bëj një krahasim me një ngjarje madhore të mëvonshme se si pranohen nga palët dhe respektohen konvencionet. Më 20 shkurt '91 në sheshin e madh të kryeqytetit u rrëzuan nja 10-15 ton bronx i pafajshëm, por që kishin mallkimin se disa artistë i kishin dhënë formën, fytyrën e përqasjet e diktatorit. Që nga casti i ngjitjes atje në piedestal ato tonelata bronxi nuk ishin më të pafajshme. Konvencioni qe pranuar. Gjithë kanalet televizive të botës e dhane si lajm të parë atë vullkan urrejtje që u zbraz mbi një statujë shtatë metra e gjatë. Të gjithë e përshkruan atë ditë kur pa asnjë pikë gjak përreth, u shfry hakmarrja mbi murtajën, mbi antikombëtarin, vrasësin e mijëra njerëzve të shquar të kombit, klerikëve, patriotëve, shokëve të tij të idealit, rrënuesin e ekonomisë kombëtare, brejtësin e virtyteve të bukura të edukuara që në lashtësinë shqiptare. Qindra mijë njerëz në tërë Shqipërinë e jashtë saj, shfrenë, brohoritën, kënduan, u çorrën. Ditë me rradhë me dhjetëra mijë njerëz rropateshin të bashkëbisedonin të ngjirrur, të lodhur e me një dritë të ngrohtë në sy. Ata ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar që kishin shijuar atë ditë Bastijën e tyre, Sulmin mbi Pallatin e Dimrit, ngjarje që vijnë ndoshta njëherë në mijëra vjet. E bëra këtë digresion të gjatë për të dhënë një ide se me deklarimin e konvencioneve konfliktuale sa qindra e qindra 20 shkurta iu paradhane tifozave tiranas dhe të gjithë dashamirësve të shumtë në Shqipëri. Edhe ekipe të tjerë e mundnin Partizanin dhe Dinamon në Shqipëri, por asnjëherë ato humbje nuk përvëlonin aq egërsisht sa humbjet me Tiranën e cila e kish fituar tashmë ankandin e konvencionit antikomunist. Fitoret e Tiranës ishin triumfe të vërtetë. Ia vlen që faqet e historikut të Tiranës në internet të zgjerohen edhe me kujtimet e personazheve dhe peripecitë e tyre: dërgimi i Gëzim Kasmit në Skrapar, lufta kundër Fatmir Frashërit, Ali Memës... Ia vlen që një specialist të tregojë se si u përgatitën këta breza të artë futbollistësh dhe sa e ndihmoi moralin dhe vullnetin për t'u përsosur konflikti i famshëm konvencional. Paradoksalisht, unë e kapa vonë madhështinë e këtij konflikti dhe i ardhur në Tiranë nga Korca e ndjeja veten të lirë të zgjidhja kë do të simpatizoja nga 5 klubet e kryeqytetit dhe zgjodha Dinamon. Kjo zgjedhje u bë shkak që të gjallëronte debatet dhe kuptimin më të mirë të situatës konvencionale që përshkrova më lart. Se sa për dijeninë tuaj shoqëria ime ishte e tëra e përbërë nga "valuta të Tiranës": Binok Hatibi, Skënder Sallaku, Ahmet Starova, Robert Ndrenika, Kujtim Spahivogli. I ndjeri Rahmi Myzyri, kushuri i babait tim, vojtur disa vite ne burg, e ndiqte Tiranën sikur nga fitoret e saj do të varej e ardhmja e vendit. Ai e krahasonte Gëzim Kasmin për lojën e tij burrërore dhe mjeshtërinë e lartë, me Raf Vallone-n në kinematografi... Ne e qeshnim të ndjerin Kujtim Spahivogli kur bënte konkurset e studentëve për aktorë duke thënë se ata kandidatë që nuk kishin talent për aktorë, por kishin fizik të mirë, Kujtimi me një pusullë ia dërgonte Lym Allës t'i shihte se mos bënin për portierë të Tiranës!.... Nga bota e futbollit të luajtur unë kam patur për një kohë të gjatë, (edhe sot!), tre miq me vlera: Frashërin, Kasmin dhe një tiranas tjetër të veçantë, Zihni Gjinalin, i cili është një pus filosofie dhe tërë atë periudhë e ka parë nga një pikëvështrim tjetër. Tregimet e tij, falë dhe aftësive treguese të Gjinalit, janë mahnitëse...

Pellumb Kulla

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2004 21:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Fortuzi: Humbja? Më mirë që ndodhi tani

Goleadori ka qenë në një ditë të errët me Dinamon, duke humbur edhe një penallti e disa raste për gol


Humbja e penalltisë dhe e disa rasteve për gol të premten në derbin me Dinamon nuk e ka demoralizuar golashënuesin më të mirë të Tiranës, Indrit Fortuzi. Sulmuesi bardheblu, së bashku me skuadrën e tij, ishte në një ditë të errët në atë takim të përfunduar në shifrat 3-0, që tashmë e kanë shkurtuar në 7 pikë diferencën me Partizanin. Duke folur për "Sportin shqiptar", numri 11 i kampionëve në fuqi rrëfen gjithçka çfarë ndodhi në derbi: "Ndaj Dinamos humbëm një ndeshje që në pamje të parë e kishim të fituar. Këto tri pikë të lëna rrugës shpresoj që të mos ndikojnë në ecurinë tonë në vazhdim, sepse në vazhdim na presin takime edhe më të vështira, prandaj na duhet të ruajmë qetësinë. Ajo që dua të theksoj është fakti që më mirë që kjo humbje ndodhi tani, kur jemi 7 pikë larg kundërshtarit më të afërt në renditje, Partizanit,"- thotë Indriti.
Duke u futur në detaje të ndeshjes, Fortuzi bën të ditur se Tirana zhvilloi një lojë të mirë fillimisht dhe, sipas tij, humbja e penalltisë dhe goli i dytë ishte fatal në rezultatin e derbit. "Takimin e nisëm mirë, por në momentin që prisnim të shënonim ne, e gjetën golin dinamovitët. Ishte një gol që nuk duhet të vinte në ato çaste. Megjithatë, në minutat në vazhdim e ngritëm ritmin në kërkim të barazimit, por penalltinë që fitova vetë, për fat të keq, nuk munda dot ta ktheja në gol. Kjo, në njëfarë mënyre, ndikoi për keq në gjendjen time psikologjike, por edhe te shokët, ndërsa goli i dytë ishte rrjedhojë e këtij problemi. Më pas, në pjesën e dytë, e patëm shumë të vështirë të depërtonim në mbrojtjen e ngjeshur të Dinamos,"- komenton 30-vjeçari.
Penalltia e humbur ndaj bluve ishte e dyta që Indrit Fortuzi ka humbur në këtë sezon, sepse më parë kishte gabuar në fitoren 3-1 ndaj Shkumbinit në fazën e parë. Gjithsesi, goleadori bardheblu nuk dorëzohet dhe deklaron se do të vazhdojë t'i godasë sërish penalltitë. "Është e vërtetë që ky ishte 11-metërshi i dytë që humbas në këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se nuk do t'i godas më ato. Si natyrë jam një tip që nuk dorëzohem lehtë, ndaj të jeni të bindur se këta penallti që humba do t'i shpërblej me shumë gola të tjerë në vazhdim të sezonit. Po e përsëris, shyqyr që kjo humbje erdhi tani, sepse nëse do të ndodhte më pas, mund të sillte pasoja për ne. Në njëfarë mënyre, tashmë jemi zgjuar nga ai "gjumë" që na kishte zënë pas 16 fitoresh dhe 3 barazimeve radhazi dhe, duke filluar që nga ndeshje me Besën për kupë, duhet të tregojmë se jemi në këmbë,"- vazhdon idenë e tij golashënuesi i kampionëve në fuqi.
Në pamje të parë, takimi i dytë çerekfinal me Besën, që do të luhet të mërkurën, duket i mbyllur, sepse bardheblutë kanë fituar 3-1 me kavajasit. Për Indritin, kjo ndeshje është testi më i mirë që të hidhet pas krahëve humbja me Dinamon, si dhe për të parë përgatitjet për ballafaqimin e fundit për fazën e tretë në kampionat ndaj Elbasanit. "Përballja e së mërkurës me kavajasit vjen në një moment deciziv, sepse duhet të tregojmë që disfatën në derbi tashmë e kemi lënë pas krahëve. Gjithashtu, ky 90-minutësh për kupë do të na shërbejë për të ndryshuar diçka në lojën tonë për ndeshjen e së shtunës ndaj Elbasanit,"- përfundon Indrit Fortuzi.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Mars 2004 23:25
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Josa: Flamurtari, ndeshje pa histori

Trajneri i gëzohet më shumë tri pikëve sesa lojës së skuadrës dhe shpreson te riaftësimi i të dëmtuarve


Fitorja e thellë 5-1 e Tiranës të shtunën ndaj Flamurtarit nuk e ka lënë shumë të kënaqur trajnerin Mirel Josa për mënyrën sesi erdhi. Kampionët, në këtë takim të radhës kanë vuajtur shumë deri në shënimin e golit të parë, kjo për rrjedhojë të terrenit të rënduar të stadiumit "Selman Stërmasi" dhe lojës së fortë në 40 minutat e para të vlonjatëve. Duhej goli i Patushit me kokë që bardheblutë të zhbllokoheshin dhe më pas të shënonin edhe katër gola të tjerë. Duke folur për 90-minutëshin me kuqezinjtë e Flamurtarit, trajneri Mirel Josa shprehet: "Të shtunën, ndaj Flamurtarit, vinim pas humbjes disa ditë më parë në Kupën e Shqipërisë me Dinamon dhe na duhej medoemos të fitonim. I kishim vlerësuar vlonjatët për historinë dhe emrin e tyre të madh në futbollin tonë, ndonëse ata sezonin e ardhshëm do të luajnë në Grupin A2. Flamurtari ndaj nesh nuk kishte se çfarë të humbiste dhe të gjithë ata djem të rinj që luajtën dhanë maksimumin. Në pjesën e parë e kemi pasur shumë të vështirë të shënonim, sepse hasëm në një rezistencë të fortë të miqve, ndërkohë që edhe skuadra nuk lëvizi shpejt për t'i zënë në befasi,"- shprehet njëshi i stolit bardheblu.
Kur të gjithë po mendonin se pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 0-0, u desh një goditje këndi perfekte e ekzekutuar nga Muka dhe një devijim i Saimir Patushit për ta çuar topin drejt rrjetës. Më pas, djemtë e Latif Gjondedës lëshuan gjithçka, duke marrë me vete edhe katër gola të tjerë, që mbajnë firmat e Fortuzit dhe Merkoçit.
Trajneri Josa bën të ditur se skuadra vuajti në repartin e mesfushës dhe, sipas tij, lojtarët luajtën me 50 për qind të mundësive të tyre. "Kemi shënuar në minutat e fundit të pjesës së parë dhe më pas çdo gjë u bë e lehtë për ne pas golit me penallti të Fortuzit. Ajo që dua të vë në dukje, është problemi i qarkullimit të topit në mesfushë, ku lojtarët tanë e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre. Kjo edhe për shkak të terrenit të rënduar të stadiumit "Selman Stërmasi", i cili tashmë njihet nga të gjithë për gjendjen që ka. Me sa pashë, lojtarët e mi luajtën vetëm me 50 për qind të mundësive, duke mos i treguar të gjitha vlerat që zotërojnë. Gjithsesi, tashmë është e kotë të diskutojmë më, sepse për ne ndeshja me Flamurtarin nuk pati histori dhe në fund morëm një fitore të merituar në luftën për titullin kampion,"- vazhdon idenë e tij 40-vjeçari.
Kalendari i kësaj jave që ka nisur e vendos Tiranën përballë Besës, skuadër që kërkon mbijetesën në kategorinë e parë. Bardheblutë do të udhëtojnë të shtunën drejt Kavajës për të luajtur një 90-minutësh delikat, ndërkohë që të mërkurën do të ballafaqohen me Dinamon për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kupës. Vetë trajneri Josa shprehet se për ekipin tashmë gjërat sa vijnë dhe shtrëngohet, kur thotë: "Duke filluar që sot, për ne nis një javë e nxehtë, sepse të shtunën do të përballemi me Besën, ndërkohë që të mërkurën do të luajmë takimin e kthimit me Dinamon për kupë. Shpresoj që gjatë këtyre ditëve të riaftësohen disa prej lojtarëve kryesorë në skuadër dhe më pas të pretendojmë denjësisht për tri pikët me kavajasit dhe kualifikimin për në finale,"- i jep fund mendimit të tij trajneri i Tiranës, Mirel Josa.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Prill 2004 00:12
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Exclamation

Patushi: Kemi më shumë arsye se Vllaznia.

Matjani kthehet sërish në Shkodër, ku fitoi titullin e parë kampion në karrierën e tij sportive.

Tirana, në pragndeshjen e nesërme me Vllazninë në stadiumin mitik "Loro Boriçi", do të ketë në fushë edhe mesfushorin Saimir Patushi. Matjani mungoi javën e shkuar ndaj Shkumbinit për shkak skualifikimi me kartonë të verdhë dhe tashmë që e ka shlyer dënimin ndihet i gatshëm për të kontribuar për bardheblutë. Ky 90-minutësh për Patushin do të jetë një rikthim i radhës në qytetin dhe stadiumin ku u bë i famshëm. Me Vllazninë, përpara 4 vjetësh, ai fitoi titullin e parë kampion, por kaloi edhe një tur në Ligën e Kampioneve. Së bashku me Suad Licin, përpara dy sezonesh, Saimiri do t'i linte kuqeblutë për Tiranën, me të cilën ka fituar shumë deri tani. Duke folur për "Sportin shqiptar", 27-vjeçari shprehet se ndihet plotësisht i gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë takim të radhës për ekipin e tij. "Pas një jave pushim për shkak skualifikimi me kartonë të verdhë, jam mirë fizikisht për të dhënë më të mirën ndaj Vllaznisë. Gjithashtu, edhe dëmtimin në kavilje e kam lënë pas dhe shpresoj që këtë gjendje ta ruaj edhe në vazhdimësi, sepse na presin beteja shumë të rëndësishme,"- thotë numri 21 i kampionëve në fuqi.
Takimin me Shkumbinin Patushi e ka ndjekur me kërshëri nga shkallët e stadiumit "Selman Stërmasi". Ai bën të ditur se Tirana mori një fitore të vështirë ndaj peqinasve, duke qenë se luftonte për gjithçka. "Tri pikët me Shkumbinin ishin të domosdoshme për t'u arritur. Skuadra luajti mirë, edhe pse mungonin disa lojtarë. Ata që u aktivizuan bënë një paraqitje shumë të mirë. Kjo tregon më së miri faktin që te Tirana nuk ka diferenca mes lojtarëve të formacionit dhe atyre që e nisin ndeshjen nga stoli. Fitoren ndaj peqinasve duhet thënë se na i bëri më se të nevojshme eliminimi nga kupa me Dinamon. Edhe sot e kësaj dite ndihem keq kur kujtoj sesi jemi eliminuar nga kjo veprimtari, të cilën donim ta fitonim me çdo kusht për sa i takon aspektit moral. Gjithsesi, tashmë "bateritë" tona i kemi përqendruar për kampionat, sepse duhet ta fitojmë edhe matematikisht titullin,"- komenton mesfushori me tipare shkatërruese.
Nëse bardheblutë fitojnë nesër në stadiumin "Loro Boriçi" dhe Dinamo të paktën barazon me Teutën, Tirana mund të quhet përfundimisht kampione, sepse diferenca me pikë shkon në 14 kur duhen edhe 4 javë nga përfundimi. Por duhet thënë se kampionët në fuqi nuk do ta kenë të lehtë këtë herë për të fituar me Vllazninë, duke qenë se shkodranët besojnë ende të vendi i tretë që mund t'i dërgojë në Evropë. Por Saimir Patushi shprehet se Tirana ka arsye më të forta për ta fituar këtë sfidë, kur thotë: "Kemi më shumë arsye të forta sesa Vllaznia për të marrë 3 pikët në këtë ndeshje të madhe. Ne luftojmë për titullin kampion, ndërkohë që shkodranët për një vend në kupat e Evropës, që do të thotë se shanset tona janë më të shumta. Gjatë këtyre ditëve stërvitje jemi përgatitur me intensitet të lartë, kjo jo vetëm për të arritur fitoren, por edhe për të kënaqur tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit. Unë e njoh mirë atë publik dhe ai do të jetë një mbështetje e madhe për lojtarët vendës. Një gjë është e sigurt për ta, se në këtë 90-minutësh nuk ka për të munguar spektakli dhe më pas ai që do të gabojë më pak do të dalë kryelartë nga "Loro Boriçi", - i jep fund komentit të tij mesfushori i qendrës së Tiranës.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Prill 2004 17:26
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Tirana, 21 herë kampione e Shqipërisë

Bardheblutë kanë siguruar edhe titullin kur duhen dhe tre javë deri në fund të sezonit

Tirana shpallet për të dytin vit radhazi kampione e Shqipërisë. Ky është titulli i 21-të për skuadrën bardheblu e cila dominon në këtë mënyrë listën e skuadrave që kanë fituar më shumë tituj në historinë e kampionatit shqiptar të futbollit. Pas tyre, në vendin e dytë, është pozicionuar skuadra tjetër e kryeqytetit, Dinamo, e cila ka fituar 16 tituj kampionë, ndërkohë në vendin e tretë renditet Partizani me një titull më pak se blutë. Vendi i katërt mbahet nga Vllaznia me 9 tituj. Ndërkohë që nga një kampionat kanë fituar Teuta, Flamurtari, Elbasani dhe Skenderbeu. Pikërisht dje, pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 33-të të kampionatit të 65-të kombëtar të futbollit, është shpallur kampion kombëtar për të 21-tën herë. Barazimi i arritur me Partizanin (0-0) dhe barazimi i Dinamos me Lushnjen 1-1, bëri që Tirana të shpallet kampion tre javë para përfundimit të kampionatit, pasi diferenca me ndjekësin më të afërt, Dinamon e vendit të dytë, është 11 pikë. Ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit u luajt në stadiumin "Qemal Stafa" dje pasdite. Rezultati përfundimtar i saj ishte barazimi pa gola, edhe pse emocionet dhe nervat nuk i kanë munguar që nga minuta e parë dhe deri te e fundit. Pjesa e parë pati ritëm më të lartë, ku bardheblutë ishin më afër golit, ndërsa në pjesën e dytë, ekipi i Partizanit ishte më i qartë duke organizuar më tepër aksione sulmuese. Gjyqtari kryesor, Pashai, ndëshkoi Beharin e Partizanit dy herë me karton të verdhe, duke e nxjerrë jashtë loje në minutën e 65-të. Më pas, loja pati acarime të panevojshme, ndërkohë që gjyqtari Pashai, pas dy kartonave te verdhe, nxori jashte loje edhe Alcanin e Partizanit. Ndonëse luajti përballe një ekipi me 9 futbollistë, Tirana nuk e shfrytëzoi dot këtë mundësi dhe e gjithë ndeshja u mbyll 0-0. Ndërkohë, arritja e këtij trofeu nga ana e bardhebluve ka dhe një tjetër detaj interesant që e shoqëron atë: Tirana është kampionia e parë e kampionatit shqiptar të futbollit me formulën e re (Grupi A1 me 10 skuadra). Ata e kanë dominuar këtë sezon duke arritur deri tani në 33 ndeshjet e zhvilluara një bilanc: 23 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje dhe një golavarazh 82-31.

Kampionati shqiptar
Grupi A1

Lushnja - Dinamo 1-1
Elbasani - Teuta 2-0
Tirana - Partizani 0-0
Flamurtari - Vllaznia 0-1
Besa - Shkumbini 1-4

Renditja

1. Tirana 75
2. Dinamo 64
3. Partizani 60
4. Vllaznia 59
5. Teuta 48
6. Elbasani 40
7. Lushnja 39
8. Shkumbini 38
9. Besa 29
10.Flamurtari 10

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Maj 2004 00:51
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 21.jpg
Ky file është shkarkuar 40 herë.

FORCA TIRONA!!!

i_lire duke festuar 21 (shin) e kampionateve per Tironen e PA'ARRITSHME!

Festoni cuna dhe goca te Tirones se keshtu na ka pas lezet gjithmone dhe na ka e do na kete, s'ka ekip qe na mund...!!!

O TIRONA, oooo OOO
O KAMPIONIA, oooo OOOO
BARDH E BLUJA, oooo OOOO......................

Eh, TIRONA ZEMRA JONE!!! FITOREEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!!


(i_lire tmerresisht ne qef)

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Maj 2004 07:44
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

1930 SK Tirana
1931 SK Tirana
1932 SK Tirana
1934 SK Tirana
1936 SK Tirana
1937 SK Tirana
1964-65 17 Nëntori (Tirana)
1965-66 17 Nëntori (Tirana)
1968 17 Nëntori (Tirana)
1969-70 17 Nëntori (Tirana)
1981-82 17 Nëntori (Tirana)
1984-85 17 Nëntori (Tirana)
1987-88 17 Nëntori (Tirana)
1988-89 17 Nëntori (Tirana)
1994-95 SK Tirana
1995-96 SK Tirana
1996-97 SK Tirana
1998-99 SK Tirana
1999-00 SK Tirana
2002-03 SK Tirana
2003-04 SK Tirana


__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Maj 2004 11:14
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Skuadra e qytetit "SK Tirana"

... Nje pjese e rendesishme e qytetit te Tiranes eshte dhe skuadra e saj e futbollit "SK TIrana" ...
Më 16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, së bashku me zotërinjtë e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashëri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeçi formuan Shoqërinë Sportive "Agimi". Parësore në këtë shoqëri ishte loja e futbollit, ndaj, që në tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parë me "Juventusin" e Shkodrës. Në vitin 1925 u zgjodh Këshilli Drejtues i Shoqërisë "Agimi", i përbërë prej zotërinjve A. Zajmi, S. Stërmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatë këtij viti u zhvillua edhe takimi i parë ndërkombëtar me "Cernagorec" të Cetinës. Me nismën dhe këmbënguljen e zotërinjve S. Stërmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" në vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana.
Gjatë periudhës 1927-30, S.K. Tirana zhvilloi shumë ndeshje miqësore brenda vendit. Sipari i kampionateve kombëtarë të futbollit në Shqipëri u ngrit më 6 prill 1930. Në fund të këtij kapionati bardheblutë u renditën në kryë të klasifikimit duke u shpallur kështu kampionët e parë shqiptarë. Të njëjtin rezultat arriti S.K. Tirana në 6 prej 7 kampionateve të paraluftës së Dytë Botërore, duke dominuar bindshëm skenën e futbollit shqiptar. Ai ishte i pari ekip shqiptar që futi për herë të parë në drejtim rolin fiks të trainerit, si dhe i pari ekip shqiptar që tërhoqi pranë tij një trainer të huaj, hungarezin Samo Singer më 1934.
Kampionatet e pasluftës, S.K. Tirana i filloi mirë, duke u renditur i dyti në atë të vitit 1945, pas humbjes në finale prej Vllaznisë së Shkodrës. Por shpejt ai do të binte pre e regjimit komunist të instaluar në Shqipëri. Në fillim të marsit 1946, në kinema "Nacional" të Tiranës, direktivat nga lart do t'i ndërronin emrin nga S.K. Tirana në "17 Nëntori", për t'i mohuar atij traditën. 10-vjeçari që pasoi kaloi në të njëjtën atmosferë mbytëse, që u bë akoma më e rënduar me lindjen e dy të privilegjuarave të sistemit, nën shembullin e simotrave të tyre në Bashkim Sovjetik e vendet e Europës Lindore: "Partizani" (skuadër e Ministrisë së Mbrojtjes) e "Dinamo" (skuadër e Ministrisë së Punëve të Brendshme). Dhjetëra lojtarë të talentuar të Tiranës u "rrëmbyen" në vite prej këtyre kuçedrave të sportit shqiptar. Si pasojë e gjithë këtyre, gjysma e parë e këtij dhjetvjeçari (1947-57) u karakterizua nga luhatje të mëdha në ecurinë e Tiranës. Diametralisht e kundërt qe paraqitja në gjysmën e dytë të tij: një paraqitje e denjë dhe e qëndrueshme, falë stabilizimit të formacionit.
Në vitet 1958-64, Tirana vazhdoi të përfaqësohej denjësisht e renditja në kampionate luhatej rreth vendit të tretë. Por këto vite nuk ishin veçse preludi i asaj që përgatitej: rikthimi i Tiranës në lavdinë e paraluftës, nën drejtimin e të paharruarit Lym (Myslym) Alla. Në kampionatin e 22-të kombëtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjërimi". Këtë sukses ajo e përsërit edhe një vit më vonë, por gjeneralëve të Partizanit e xhelatëve të Dinamos kjo ju duk një sfidë e hapur: Tirana u përjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndërkohë që kishte siguruar titullin tre javë para përfundimit, titull që nuk mund t'i kalonte askujt tjetër përveçse Dinamos. Megjithë këto makinacione e padrejtësi të papara kundër saj, Tirana arriti të shpallej kapione edhe dy vite të tjerë rresht, duke demostruar një epërsi të plotë mbi të gjithë kundershtarët (1968 vetëm 2 humbje, 1969-70 vetëm 1 humbje).
10-vjeçari 1971-80 u karakterizua nga luhatje të mëdha në ecurinë ë Tiranës, me renditje në kampionat që shkonin nga vendi i dytë në atë të trembëdhjetë e fitoren e dy Kupave të Republikës. Ndërrimi i menjëhershëm i një brezi të tërë lojtarësh mbylli kështu një cikël të sukseshëm për Tiranën. Por agjërimi kësaj radhe nuk do të zgjaste shumë. Në sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke përsëritur këtë sukses edhe 3 herë të tjera gjatë 10-vjeçarit 1981-90, krahas fitores së 3 Kupave te Shqipërisë. Gjatë këtyrë viteve Tirana arriti suksese edhe në Kupat e Europës, dhe lojtarët e saj përbënin bazën e përfaqësueses më të suksesshme që Shqipëria ka patur.
Në vitet 1991-95 Tirana (që në gusht 1991 rimori emrin e saj të vërtetë), ashtu si e gjithë shoqëria e sporti shqiptar, përjetoi një periudhë tranzicioni e luhatjesh, të karakterizuar nga largimi i pothuajse të gjithë lojtarëvë jashtë vendit. Por Tirana nuk duron të jetë për shumë kohë larg vendeve të nderit. Kështu më 1995 ajo u rishpall kampion 5 javë para përfundimit të kampionatit e arriti të grumbullojë plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë. Por tanimë bëhet fjalë jo për histori, por për të tashmen që të gjithë e njohim. Tirana vazhdon të dominojë skenën e futbollit shqiptare e t'u dhurojë emocione e gëzim tifozave të saj të përjetshëm, atyre që ndjehen tironas e që mendojnë se bardheblu nuk është thjesh një pasion, por një fe, nje besim.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Qershor 2004 19:44
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > S.K Tirana

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.