Pleshtja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2007
Vendbanimi: U.S.A
Mesazhe: 196
|
Me tha mjaft, nuk dua te degjoj te me thuash me Ti Amo, tashme ajo ndjenje ka vdekur brenda meje, si thua mbetemi shoke?
Oh akoma e ndjej ushtimen e ketyre fjaleve ne veshet e mi, si thua shoke?
E ndjenjat e mia, ç'fare te bej, ku ti qoj, cilin qiell te mallkoj, ciles toke grusht ti bie? Per ke te qendroj neteve me hene ne ballkon duke menduar, per nje shok? Eh kjo jete, mallkuar qofte dashuria e njeanshme, te dhemb, te djeg si krypa ne mishin e prere... Ketu deshe te arrish, vertete? Te rrembeje ndjenjat e mia e pastaj pa meshire ti hedhesh ne koshin e plehrave? Kujdes, bota rrotullohet, do te vije dita te provosh shijen e dashurise se mohuar...oh sa e hidhur, helm ne gojen tende. Por...edhe pse ti u solle keshtu un prap s'te mallkoj dhe as Ti amo, jeta eshte vete hakmarrese, ndoshta ne kete moment pikerisht po hakmerret me mua... por qe pate nje zemer katile...e prap se prap nuk te mohoj te drejten per te jetuar ashtu siq e mendon jeten tende... Nje deshire nuk ta plotesoj dot, qe te mbetemi shoke. Kete s'e bej dot, po te ishim te panjohur dhe te beheshim shoke sikur do te shkonte, por ishim shoke dhe u beme te dashur e tani te kthemi ne shoke???
Me fal por tani nuk mundem, me mire te te humbas se sa te kem ne jeten time e jo pjese te jetes time. Merre diellin tend, mua me pelqen shiu.
__________________
If you plan for nothing - you will surely get there.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|