Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 3.33.
Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
erland
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2006
Vendbanimi: toka
Mesazhe: 41

po pse mos beje si t`doje AI ,kur ne s`kemi shtet, ose kur kemi shtet "kurvash"ku i dihet mund ti ngrehet qejfi plakut ne t`thote du me u bo ne kshu ne ashtu...
greku nxori ligj per me more tokat e cameve ,dhe shteti shqiptar se lujti bythen me i mbrojte tokat tona.
frikacake ja se cfar jemi.vje tjetri n`shpi ne bo si i do qejfi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Prill 2006 14:54
erland nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erland Kliko këtu për të kontaktuar me erland (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erland Shto erland në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erland në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Citim:
Po citoj ato që tha erland
po pse mos beje si t`doje AI ,kur ne s`kemi shtet, ose kur kemi shtet "kurvash"ku i dihet mund ti ngrehet qejfi plakut ne t`thote du me u bo ne kshu ne ashtu...
greku nxori ligj per me more tokat e cameve ,dhe shteti shqiptar se lujti bythen me i mbrojte tokat tona.
frikacake ja se cfar jemi.vje tjetri n`shpi ne bo si i do qejfi.



po lene shtetin, merr shembull ktu te forumi ti që ta mbyllin temën e ta hapin kur tju doj qejfin sepse sja kan iden se çfar po ndodh në të vërtet.....ose nuk duan që populli të informohet mbi kto gjëra ndoshta dhe nëpërmjet internetit......

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2006 02:58
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil


po lene shtetin, merr shembull ktu te forumi ti që ta mbyllin temën e ta hapin kur tju doj qejfin sepse sja kan iden se çfar po ndodh në të vërtet.....ose nuk duan që populli të informohet mbi kto gjëra ndoshta dhe nëpërmjet internetit......



Amoxil mos dil nga tema, mos me jep shkak.

Dhe mos genje, duke hamendesuar se ketu ne forum nuk na intereson e verteta. Ajo qe nuk na intereson si staf, eshte kthimi i forumit ne propagande per interesa (dhe familjare ) te ndryshme. Prandaj leri keto gjera.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2006 03:24
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali


Amoxil mos dil nga tema, mos me jep shkak.

Dhe mos genje, duke hamendesuar se ketu ne forum nuk na intereson e verteta. Ajo qe nuk na intereson si staf, eshte kthimi i forumit ne propagande per interesa (dhe familjare ) te ndryshme. Prandaj leri keto gjera.


e ke gabim nëse mendon se un e bëj për interesat e mija vetiake apo familjare, po është e vërtetë që e bëj për propagandë (informim)....
gjithashtu dhe ndjenja ime patriotike duke marr shembull dhe nga At Nikolla Marku i cili e bën gjithashtu vullnetarisht gjithë këtë luftë duke jetuar në një shtëpi 1 dhomë e guzhinë me gjithë familjen e tij...pra nuk është aspak interes personal.....thjesht ta dini se po përpiqemi të bëjmë një ndryshim në Shqipëri dhe në komunitetin ortodoks, sepse jam shqiptar dhe jo grek...kujt ti pëlqej mirë, kujt ti djegi le ta mbaj...

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2006 05:04
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Art. 16. Kryepishkopi , Peshkopët , Zavendësit e tyre lokal , Ikonomi i Math Mitrofor , Sekretar i Përgjithshëm i Sinodhit , si edhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të Kryepishkopit dhe të Peshkopëve , duhet të jenë prej gjaku , gjuhe Shqipëtarë si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2006 00:05
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Art. 16. Kryepishkopi , Peshkopët , Zavendësit e tyre lokal , Ikonomi i Math Mitrofor , Sekretar i Përgjithshëm i Sinodhit , si edhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të Kryepishkopit dhe të Peshkopëve , duhet të jenë prej gjaku , gjuhe Shqipëtarë si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare.


ky nen tani ka dal i jashtligjshëm petrito......ktë gjë ka arrit janulli me i manipulu të gjithë dhe të gjitha......

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2006 01:16
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Ky nen nuk ka dale i jashtligjshem per mua sepse eshte neni i shqiptaris...
I jashtligjshem eshte Janulli...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2006 04:40
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

( Një letër e At Nikollë Marku, kisha e "Shën Mërisë" Elbasan rreth ortodoksise dhe krishterimit në Kosovë)



Krishterizmi erdhi si një dhuratë hyjnore për popujt dhe njerzimin i cili me anë të tij fitonte njësinë dhe identitetin e tij dhe qendresën autentike. Krishterimi nuk ka qenë vetëm i Bizantit, por i gjithë viseve nga lindja në perëndim. Dokumentet vërtetojnë…se krishterimi në këto vise është i kohës apostolike dhe jo vetëm brenda teritorit tonë të sotëm, por edhe në Kosovë e Maqedoni.

Qysh herët në trevat e Maqedonisë përmendet Peshkopata e Ulpianës e cila përfshinte nën teritorin e sajë edhe Dardaninë (Kosova e Sotme) në vitet 342 pas Krishtit. Krishterimi në Kosovë është shumë i hershëm, qysh para ardhjes së sllavëve në Ballkan në shekullin e VII-të, pas Krishtit . Pra pretendimi se Krishterimin e prune popujt sllavë në Kosovë bie poshtë, sepse sllavët e gjetën të zhvilluar krishterimin në këto treva. Për këto të dhëna ka fakte të shkruara, kur perandori Justinian për të organizuar më mire kishën e krishtere në lindje, ku bën pjesë edhe Dardania ( Kosova e sotme) krijoi një peshkopatë të re që u quajt ''Justiniana e pare'', në vitin 535 pas Krishtit dhe e cila e kishte qendrën në hapsirat Dardane.

Deri në shekullin e VIII krishterimi u administrua sipas kombësive dhe popullatave në mënyrë të pavarur, në bazë të traditës së mëhershme dhe në bazë të kulturës dhe gjuhës së tyre, ku përdorte të njejtën liturgji d.m.th ungjijt, letrat dhe shkrimet e apostujve. Po përsëri perandori Justiniani në “Novelën CXXXI” ndër të tjera thotë: “Dhe shumë i lumuri në këtë kohë, kryepeshkopi i vendlindjes sonë ( Bederiana në Dardani) dhe që u quajt “Justiniana e pare”.

Eshtë fakt se Justiniani zgjidhi dy nga problemet kryesore të riorganizimit të kishës:

Ø Gjeti formulën më të mire për t`u dhënë përgjigjje herezive që kishin për bazë ananizmin, kur thoshte; perandori bashkëvepron me Zotin, pa e zëvendësuar atë. Justiniani është edhe autori i termit “besimi i drejtë” që në greqisht do të thotë orthodoks..

Ø Ai mbrojti parimet për një kishë të përgjithshme apostolike dhe të pastër, të cilat ishin vendosur qysh në Sinodin e Nikesë. Kjo do të ishte pra edhe baza e kishës së krishtere.

Ardhja e sllavëve dhe avarve në Ballkan u shoqëruar me luftëra dhe rrënime të reja. Këto hordhi grabitnin dhe plaçkitnin pasurinë e vendasve si dhe pasuritë e kishave dhe të manastireve. Vendasit u tërhoqën maleve. Sllavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra krishterimi kishte hyrë në Ballkan 700 vjet para ardhjes së sllavëve.

Nga pikpamja e krishtere arbëreshët kanë qenë të pavarur nga sllavët, për arsye se edhe me ardhjen e tyre, ata arrijnë të ruajnë peshkopatat e ngritura më parë. Siç e kemi përmendur më sipër Justiniana e Parë u themelua nga perandori Justinian (527-565) me anën e një akti të lëshuar me 14 prill 535 dhe që lexohet në Novelën XI-të. Këtë peshkopatë ai e themeloi pranë vend-lindjes së tij dhe i vuri emrin e tij. Kjo peshkopatë kishte nën administrim Dakinë bregdetare, Dardaninë, Maqedoninë veriore, Kosovën dhe Malin e Zi. Përfundimisht fiset sllave u vendosën në ballkan në shekullin e VII-të. Ata nuk ishin të organizuar në shtet. Pasi u thyen dhe u nënshtruan nga ushtritë Bizantine ata qëndruan në heshtje deri nga viti 828 dhe udhëhiqeshin nga pleqtë e fiseve që quheshin Zhupanë.

Mbas rrëzimit të perandorit Samuel në vitin 1014 erdhi në fuqi perandori Vasil i II-të i cili ka lënë dokumente të rëndësishme, ku ndër të tjera përmendet administrimi dhe autoriteti që ka patur mbi këto peshkopata, si Peshkopata e Dibrës, Prizerenit, Hosnit pranë Decanit dhe Pejës.

Duke iu referuar për sa thamë më sipër dhe duke u bazuar në dokumente autentike-hisorike të ndryshme të botuara herë pas here, del qartë pikësynimi i serbëve se ata sipas tyre e paskan sjellur dhe zhvilluar krishterimin në Ballkan. Natyrisht kjo nuk mund të qendrojë, sepse dokumentet e shkruara flasin se edhe në kosovë ka pasur qendra të organizuara, peshkopata të krishtera shumë para se sllavët të arrinin aty. Kishat ortodokse të ndërtuara në kosovë janë të datuara si të ndërtuara rreth viteve 980-1014 me një stil që vërtetojnë kulturën serbe, që më vonë të dëshmonin se këto treva janë tokë serbe, se Kosova është pjesë e Serbisë, në një kohë kur kishat në kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas krishtit. Kosova ka një kulture shumë të hershme me qendra dhe kryeqendra të krishterizmit, të ndërtuara me mjeshtri nga duart e arta të popullit shqipëtar, prandaj spekulimet dhe pretendimet e kishës ortodokse serbe nuk kanë bazë reale.



Lavdi Zotit

At Nikollë Marku

Dioqeza e “Shën Mërisë” Elbasan

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Maj 2006 03:38
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Lantis, perse Janua eshte me i mire se keta...?

TURQIA EUROPIANE DHE GREQIA BIZANTINE...

Sado paradoksale qe te tingellojne percaktimet e mesiperme, ky eshte realiteti (kesaj radhe i dukshem) te pakten keto dy javet e fundit. Turqia, shteti me i fuqishem i rajonit qe shtrihet ne dy kontinente, e ka vendosur me kohe drejtimin e saj europian.

Me gjithe problemet qe eshte e detyruar te ndeshet, ajo eshte ne rrugen e pershtatjes dhe reformimit ne te gjithe sektoret, ne rrugen e integrimit. Te pakten qysh nga periudha e kryeministerllekut te Tansu Ciler, ajo me cdo lloj kostoje kap parametrat e duhur per drejtimin qe ka marre.

Por duket se problemet per europianizim jane me te shumta e me te mprehta tek fqinja e saj Greqia qe tanime eshte anetar i hershem i Bashkimit Europian. Ndoshta per kete vend qendron ajo thenia. "Gruaja e Cezarit, jo vetem duhet te duket e tille, por edhe te jete e tille".

Tek "te qenit" e tille qendron problemi i Greqise, se sa per dukjen, te merr ne qafe... Para pak ditesh kryetari i partise me te madhe opozitare te Greqise, pra Pasokut, shpalli per postin e superprefektit te Trakes, nje vajze 27 vjecare, zonjen Karahasani, si kandidate te partise se tij per ne votimet e sivjetme per pushtetin vendor ketu.

Kaq mjaftoi qe te ngriheshin perpjete dheu dhe qielli, te gjithe "kristianet e mire" dhe te gjithe politikanet "patriote". Kjo per aresyen se zonja Karahasani eshte turke, njera nga qindramijera turqit qe banojne ne trojet e tyre ne Trake, Komotini e shume vende te tjera ne ate zone.

Avokatja e re u perzgjodh nga ana e Jorgo Papandreut si kandidate per postin e mesiperm, jo per syte e bukur qe ka, por per hir te faktit se ajo perfaqeson nje pjese te konsiderueshme te popullsise se Greqise, pjese te cilen gjithnje politika (e te tera kraheve), e ka konvertuar vetem ne votues, pra ne njerez qe me voten e tyre, arrijne te zgjedhin edhe dy tre deputete ne parlamentin grek.

Kriza e forte ekonomike e cila ka mberthyer fqinjin tone jugor, eshte perthyer doemos edhe ne nje krize te forte besimi tek politika. E politika, si kudo, ne te tilla raste, shikon te ruaje klientelen politike, me cdo lloj cmimi, sepse..."dyqani nuk mund te mbyllet". Flamurtarja e pare, si gjithnje kunder "pakicave" sic i pelqen t'i quaje ata qe nuk besojne ne te njejten "perendi" me te, ishte edhe kesaj radhe kisha greke.

Si gjithnje, edhe kesaj radhe, ajo i kishte "ndare" forcat. Pak nga ato qe "nuk trazohen" me politiken, dhe shumica, ata qe i kercasin dhembet shtetit grek, sa here qe ai tenton te beje ndonje hap drejt Europes. Keta te shumtet, me gjuhen e vete kishes greke, te metropolitit Anthimos, deklaruan se... "Nuk mundemi te jemi njelloj me ata njerez qe nuk jane te fese sone".

E gjithe filozofia e udheheqjes se kishes greke eshte e koncentruar ne fjaline e mesiperme, dhe nuk te lind nevoja te hapesh fjaloret e kerkosh kuptimin e fjales racizem ne greqisht.Mire Lepenet e Greqise, me emrat Karaxhaferi, Papathemeli, e Psomiadhi, se ata duan te marrin votat e turmave me kryq ne dore, po ata qe cdo te diele, rregullisht, pa asnje mungese ne te gjithe jeten e tyre, predikojne nga altari i shenjte i kishes "dashurine" per bashkenjeriun, per te afermin, por edhe per ata qe nuk i njhohem kurre nga afer, pse u kthyen "papritur" ne gjahtare kokash turke dhe ne "turqngrenes te mire"?

Apo mos valle nuk u kthyen por te tille ishin dhe shoqeria ketu i ushqeu e i mori pas nje jete te tere? Nuk di pse m'u kujtuan ditet e luftes ne Kosove, kur kisha greke kishte hapur fushaten per te ndihmuar "vellezerit e nje gjaku", pra serbet, qe perendimi "u binte ne qafe". U mblodhen atehere me qindra mije tone ushqime, qumesht kutie, ilace (pervec kushedi sa miliarde dhrahmi) te cilat kisha greke s'i kishte per gje fare dhe u derguan vetem ne Serbi.

Ato dite takova priftin e lagjes ne rruge, papa Dhimitrin, dhe e pyeta: Urate,po ne Kosove, pse nuk dergoni te pakten nje te mijten e ndihmave te mbledhura nga populli, nuk jane njerez ata? E di more bir, njerez jane edhe ata, edhe ata vriten e ngelen jetime, por "direktiva" eshte per atje, ne Serbi....

Sa per kreun e kishes greke, Kristodulos, ai eshte angazhuar me Kodin qe mediat ketu e kane quajtur "Kodi Kristodulos", pra po pergatit nje antikod me Kodin e Da Vincit. Para ka, dhe kete te diele do ta shperndaje "falas" neper kisha.

Aty u ben edhe thirrje qe te mos lexojne librin, te mos shohin filmin kur ai te shfaqet, etj si keto. Ne "Kodin" e tij kryepeshkopi, nuk heziton ta quaje edhe shkrimtarin Dan Braun nje agjent te zgjedhur te nje sh.a.je te themeluar kushedi se ku, ne vitin 1956...

Dhe ec e gjej ane: cili ka te drejte, turkesha Kara hasani qe kerkon te behet prefekte me votime te drejtperdrejta e ndershme ne komunitetin e saj, apo greku Kara xhaferi qe mban lart "flamurin e ortodoksise" dhe eshte gati te jape urdher qe ata "pak" turqit qe rrojne ne trojet e tyre atje, edhe fryme duhet te marrin vetem me "bekimin" e tij?!

Nga Kreshnik Cika, Athine

Marre nga Koha Jone

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Maj 2006 21:21
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Qellimi i vertet i Janulles ne Shqiperi...



Kantonizmi dhe enklavizimi i rrezikuar

Nga Murat Basha

Kohët e fundit, burime të mirinformuara bëjnë me dije se njëfarë Stavros, qytetar greko-amerikan me ndikim të fortë në qarqe politike në Athinë, dyshohet edhe në SHBA, natyrisht edhe me ndihmën e omniprezentit Nikolas Gejxh, po lëviz për të induktuar dhe më pas imponuar në klasën politike shqiptare, idenë e krijimit dhe institucionalizimit gradual të një prefekture (Qarku), në të cilën do të përmblidhen të gjitha qendrat e banimit të Jugut me përbërje nga minoriteti greqisht-folës. Dhe kjo, as më pak e as më shumë, përkthehet: Kantonizim dhe Enklavizim i Shqipërisë administrative londineze.
Fatkeqësisht, kjo ndodh pikërisht kur Beogradi dhe serbët e Kosovës, po paraqesin në tryzat e bisedimeve, në Vienë, gjetkë, dhe në të gjitha axhendat ndërkombëtare, skemën e “salamandrës” serbe të enklavave të tipit serb të imponuara më parë edhe në Bosnjë, me korridore të hapura komunikimi me Serbinë. Kësisoj, grekët dhe grekofilët e Shqipërisë, Jugun e vendit duan ta shndërrojnë në një “Mitrovicë Veriore” (në Epirin e Veriut), që të jetë aneks-shtojcë e Greqisë së sotme, për t’u shtrirë pastaj gradualisht deri në Shkumbin.
Pikërisht kësaj skeme i ndih edhe zhurma për të miratuar medeomos regjistrimin e popullsisë sipas kartave në të cilat, ndërmjet gjeneraliteteve të tjera, të përcaktohet medoemos edhe kombësia, me vetëdeklarim!!!
Në mënyrën më zhgënjyese, në këtë vazhdë u bë edhe miratimi i liçencimit nga ministria e Arsimit, të shkollës greke në Himarë, gjë që u pranua edhe nga qeveria në mbledhjen e fundit të saj, pikërisht në fund të vitit shkollor!!! Gjë të cilën, pothuajse e ligjëroi asokohe edhe prania e ish zëvendës ministrit të Integrimit Albert Gajo, në ceremoninë e shkollës së paliçencuar të grekëve në Himarë, gjatë së cilës u hodhën parrulla antishtiptare dhe u këndua himni grek, teksa mungonin plotësisht flamujt shqiptarë, ngaqë vendin e tyre e kishin zënë flamujt grekë.
Po kësaj skeme greke të rritjes artificiale të territoreve të banuara dhe të numrit të minoritarëve grekë, i ndih edhe botimi i një libri të OJQ-ve shqiptare, në të cilin na qënkan bërë “depistime” të përbërjes etnike në strukturë në të gjithë Shqipërinë, e ku shqiptarët na dilkan minoritet, ndërsa “grekët etnikë” dalin afro 600 mijë!!!
Pra shkurt, kërkohet që, nën modelin e Kosovës, të cilin duan ta shpallin shoqëri multietnike vetëm sepse ka 5 % pakica përballë 95 % shqiptarësh etnikë, edhe Shqipërinë administrative po duan ta shpallin shtet multietnik.
Krjimi i kësaj prefekture greke në zemër të Jugut të Shqipërisë, është nonsensi juridik dhe administrativ më i paskrupullt, ndërkohë që organizimi i ndarjes administrative të vendit është fiksuar tashmë dhe përbëhet vetëm nga 12 qarqet, bashkitë dhe komunat e njohura. Më e shumta që mund të miratohet me konsensus politik, por bazuar mbi kritere krejtësisht të tjera dhe aspak etnike, mund të jetë krijimi i prefekturës së Lushnjes, por kurrsesi i asaj “greke” në Jug të vendit, e aq më pak inkorporimi i pakuptimtë në këtë prefekturë të ideuar në Athinë, i Himarës shqiptare, për ta shpallur kësisoj edhe atë si zonë minoritare, sipas skemave të vjetra të Spiro Milos dhe Protokollit të Korfuzit të vitit 1914.
Idetë e kantonizimit dhe enklavizimit të vendit nuk janë të vjetra, madje ato u artikuluan me forcë gjatë rebelimit të armatosur të vitit 1997, çka kulmuan edhe me ngritjen e flamujve grekë, në të gjitha qendrat administrative të Jugut të vendit, që asokohe synoheshin të aneksoheshin nga Greqia në rast shpërbërjeje të tërësisë territoriale të vendit nën dhunën e kallashëve dhe bandave të rebelimit.
Ndërsa përsa i përket vetëdeklarimit të kombësisë së qytetarëve, ky avaz është shumë i vjetër gjithashtu, por që ka marrë përgjigje të prerë nga të gjithë specialistët kompetentë, njohës të konstitucionalizmit dhe të së Drejtës Ndërkombëtare, çka mendohet se e ka sqaruar përfundimisht, pra njëherë e mirë, këtë pretendim të grekofilëve tanë.
Pavarësisht presioneve dhe kostos politike, Partia Lëvizja e Legalitetit nuk do ta pranojë kurrë këtë skemë të jetësimit të planeve ogurzeza të Greqisë, Stavros, Nikolas Gejxhit dhe Harallamb Karathanosit të Rinisë Vorio-epirote.
Në vend të vënies në rendin e ditës të këtyre skemave poshtëruese antishqiptare, për reciprocitet dhe konform të gjitha kartave ndërkombëtare, Greqisë i duhet kërkuar hapja dhe ngritja e shkollave ku të mësohet shqip nga fëmijët e shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë e punojnë si emigrantë, me gjithë familjet, në tokën e ashtuquajtur greke, e ku ne legalistët nuk njohim për të tilla tokat shqiptare, tapitë e të cilave i kanë akoma shqiptarët etnikë.


Marre nga "Atdheu"

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Maj 2006 07:17
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:55 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.