Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298
|
...
1.Prishtinase, pse eshte mendim i varfer ai imi, apo pse them te verteten, qe eshte injorance "embargo" ndaj produkteve ushqimore te nje kompanie, vetem sepse nje gazete qe ndan vetem te njejtin nacionalitet me kete kompani ofendoi muslimanet!!!!!!! Faji i Jylland Posten eshte dhe mbetet vetem tek Jylland Posten, jo tek danezet e tjere dhe kompanite qe ata punojne/drejtojne.
2. Sesa me vetedije eshte bere, kjo varet nga pikepamjet e secilit. Dhe mos i fut te gjithe te gjithe danezet ne nje kategori se nuk jane te gjithe njesoj dhe jo te gjithe, e perseris dhe te garantoj, jo te gjithe e dine qe ndalohej portretizimi i profetit. Une nuk po justifikoj te padrejten, une po them te verteten. Dhe justifikimet nuk i kam bere per Jylland Posten dhe kryeredaktorin e saj, por per ate pjese tjeter te danezeve qe nuk kishte gisht fare ne kete histori, dhe qe u pa ne syte e injoranteve (se keshtu eshte me i thene) sikur qene djalli vete.
Prishtinase, vertete i themi nje fjale te urte nga Shqiperia "Druri i shtrembet prish gjithe stiven", por ama vetem 1 dru eshte ai, dhe kjo nuk e ben te shtrembet pjesen tjeter te stives. Mos i pergjitheso gjerat dhe leri manite e komploteve.
__________________
Quis custodiet ipsos custodes?
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|