tolstoy86
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Nese injorimit mund ti thuhet injorance hajde se po ta pranoj.
Nuk kam ndermend te lexoj biblen dhe kuranin per te gjetur pergjigje. Meqe ti je ketu na ndrico nga olimpi i moshes tende te re. Nuk mjaftojne fjalet e bukura per te respektuar femren. Njeh ndonje fe qe ka femra ne organet drejtuese?
Atehere meshkujt ti meshojne vendit dhe te lene femrat te ndertojne fete dhe rregullat e tyre. Nuk ka pse grupime meshkujsh ti diktojne femrave sa centimetra balle duhet ti dali. Kur feja del nga dimensioni intim per tu bere diktat popullor atehere humbet kuptimin hyjnor. Dhe perseri eshte turp qe femrat e reja te mbulohen deri ne fyt. Jeta eshte e shkurter per tu jetuar dhe e gjate per tu mbyllur ne raporte dogmatike maskiliste. Nese meshkujt ndjejne nevojen e fese islame mund te vene turben karakteristike, apo callme, qeleshe, si thuhet, e te shkojne ne pune me te. Pastaj te guxojne te predikojne si duhet te vishen femrat. Apo rregullat dhe veshjet fetare vlejne vetem per femrat?
Nuk jam ketu per te ndricu kend, puna eshte se per tu ndricu duhet patur sy, ne zemer. Te ishe pa paragjykime, thjesht do pyesje. Po ca te t'them, te doje te mesoje, ke plot tema te bukura ketu. Po po te bej nje pershkrim te shkurter te gjendjes ne kohen e profetit dhe ne kohen tone. Ne kohen e Rasulullahut, ( para 1400 vitesh, se ti i bere fete si korporata te dala para pak vitesh), femra nuk ishte gje tjeter vecse nje vegel per te shuar epshet dhe nje turp per babain, i cili zakonisht 'turpin' qe i kishte lindur goce, e mbulonte ne 'dhe', bashke me te bijen. Shprehja 'eja se do shkojme te xhaxhai (apo daja)' ishte shume e famshme dhe kishte kuptimin ' e pat jeta jote. Ardhja e profetit te fundit, dhe e islamit ndryshoi rrenjesisht kete dhe shume gjera te tilla qe kishin shume shume vite qe ndodhnin. (pejgamberi, per shume pak vite, i hoqi nje populli, vese qe kishte shekuj qe po e felliqnin ate popull. E kush eshte ai lider, shtet, organizate, apo ku di une qe mund te beje sot nje popull te leje vese si keqtrajtimi i femres??)
Islami ndaloi rreptesisht dhunen ndaj gruas, urdheroi edukimin e saj, i dha te drejten e divorcit , u shpall qe femra ka te drejta te barabarta me burrin (megjithese nuk jane njelloj nga pamja, natyra e gjera te tjera qe i kupton vete)etj etj, po keto nuk te interesojne ty. Te mendosh se cdo te thone keto ne ato kohera..Ka shume gjera per te drejten e femres, te drejta qe u shpallen si kush e di se sfare vetem shekullin e fundit. Po ty keto nuk te interesojne. Sinqerisht te rekomandoj te lexosh se kush ishte profeti, dhe do fitosh nje botekuptim te ri qe zdo te leje te biesh pre e paragjikimeve te kota.
Ne keto kohera, femra e kupton vete se crol kishte . Popujt e shthurur qe u erdhe profetet, u tallen me ta ne fillim. Imagjino te kishin qene femra. Kjo eshte nje nga arsyet po me mire e di Allahu se pse te gjithe pejgamberet ishin meshkuj. Nese nuk beson fare, mund te diskutojme ekzistencen e nje Zoti. Tashi, kjo shprehja : ndonje fe me femra ne organet drejtuese, si shume e ceket me duket, e pamenduar. Nga te kemi ty, nga ndonje organizate pioneresh?? Feministet kane icik prirje te fitojne pozite duke u cjerre per barazi, ndekohe qe askush nuk e ndalon nje femer te behet drejtoreshe, petagoge apo cdi doje qejfi. Ketu ka pune zotesia, por ne po flasim per fe, jo per lojra karriere. Skemi faj ne qe syte e tu nuk shohin pertej pozites.
p.s
Qenke out fare ti, meshkuj, femra; te folur si ne mesjete. Po kush nuk qenka turp, te tregosh gjithe organet e trupit moj??? Llogjika jote te shpie ne diskutime dhe argumenta qe domosdoshmerisht kerkojne perdorim shembujsh te cilet nuk i shkojne aspak nje debati fetar. Nuk do e zgjas me. TURP ty qe nuk respekton te drejten e besimit dhe besimin e te tjereve. TURP ty qe flet ne menyre imponuese. TURP ty qe flet ne tym, pa fakte, duke nxjerre lloj lloj genjeshtrash.
__________________
dita me e bukur: sot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|