IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Citim: Po citoj ato që tha daedal
Mendim i castit : I ruajte te gjithe zoti nga fenomeni i plakjes se poshter dhe idhnake. o zot c'tmerr!!! Kur te vije koha zoti i dhete te gjitheve mencuri dhe urti...
Plakjes natyrale nuk i shmangesh dot i dashur.Zoti ju ruajt nga plakja e parakoheshme.Njeriun normal e lodhin dhe e plakin mendimet e teperta me shume edhe se sa nje pune e rende.Mos e lini rinine t'ju iki nga duart,sepse koha nuk kthehet asnjehere mbrapa.Mos u zvetnoni por i jepni kuptim jetes tuaj.Ajo eshte e shkurter e mbaron sa hap e mbyll syte miqte e mij.Beni sa me shume miq dhe sa me pal ''armiq''.Edhe kur duhet thene nje fjale e keqe per dike qe ka bere nje gabim pa koshience, mundohuni te gjeni nje fjale qe te jete me e pranueshme per rastin,ne menyre qe mos ta lendoni shume ate qe ka gabuar.Kjo ju fisnikeron ne syte e te tjereve.
kotka
te kuptoj shume mire,por une dhe ti duhet te percjellim mesazhe optimizmi ne kete udhekryq ku i ka hedhur historia femijet e shqiptareve.Eshte shume e veshtire te jetosh larg familjes ku te mungon fjala e ngrohte dhe perkujdesja prinderore,aq me keq kur je edhe ne nje vend te huaj.Eshte vertete sakrifice,por une mendoj se ata duhet te jene te kujdesshem e racional.Femijet e tu dhe te mijte kur kthehen nga shkolla e gjejne gjellen te ngrohte,rrobat ju lahen e hekurosen,por per dike qe nuk i ka keto perkujdesje?Kur vjen i lodhur nga puna ose nga shkolla dhe ju perfillesh vete te gjithave,te ngelet kohe vetem per te fjetur.(perjashto femijet e te korruptuarve,te cilet e kane xhepin plot me pare te qelbta).Fjalen e kam per ata qe rrojne me djersen e ballit.Keta femije nuk duhet te harrojne se nga vijne,prandaj ata duhet te mendojne per te ardhmen e tyre.Prandaj insistoj qe jeta duhet bere simbas zakonit tone shqiptar duke i shtuar evoluimin.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|