Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të ndryshme > Pushimet e Veres
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Sapo lexova tek TEMA nja dy shkrime, nje per mosberjen e pushimeve te veres ne jug te Shqiperise dhe nje te Spartak Ngjeles per gjendjen ne Shqiperi dhe kryeministrin. Te dya shkrimet me kujtuan nja dy shkrime te miat te shkruara para dy-tre ditesh, shkrime te parendesishme gazetash, qe une ua kisha nisur edhe nja tre gazetave, (mes tyre dhe Temes), sic bej perhere me to, por ato (gazetat) nuk i botojne 95 % te tyre, pra mes 20 shkrimeve botojne nje. Kjo nuk eshte ndonje tragjedi, sepse ne fund te fundit jane shkrime qe hane nga gjysem ore deri 1 ore kohe, pra pa ndonje perqendrim te madh, mirpo kur sheh -si ne kete rast qe permenda me lart- shkrime te te tjerve me te njejten teme dhe problem me shkrimet e mia, si dhe me nivel jo me te mire nga shkrimet e mia te shpejta, pyet veten: perse keto gazeta me bejne kaq te rendesishem duke mos i botuar shumicen e shkrimeve te mia, (jo me te dobta nga keto te te tjerve me te njejten teme dhe problem)?
Po i jap ketu, (ne te ardhmen mund ti hedh dhe gjetiu), keto dy shkrime te mia; i pari ne forme tregimi, i dyti publicistar. E perseris, si shkrime gazetash, niveli i ketyre te dyja eshte dhe per vete autorin e tyre (per mua) i dobet.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Gusht 2015 23:33
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Mi. 12. 8. 2015

Si i njoha shqiptarët

Të besosh se një njujorkez si puna ime do të interesohej për vënde dhe popuj, kjo ka pak gjasa të ndodhë. Mirpo ja që komshillëku me një emigrant shqiptar të panjohur, Xhoin ndihmës-infermier e njëkohësisht edhe student në mjeksi, si dhe ai rasti i javëve të fundit nëpër televizione të ndryshme, t‘ atij yllit të seksit këtu në Amerikë, Xhimit simpatik me trupin e bukur, i thirrur ndryshe fiku i talentuar albanez, më tërhoqën vëmëndjen për këtë mini-land të panjohur europian.
-Natyrën e kemi të bukur! –më lëshoi thatë komshiu im i ri shqiptar, Xhoi, teksa po i shfaqja interesimin tim për vendin e tij të vogël, matanë Atlantikut.
-E di, -ia ktheva i gjallë, -e kam parë pak në internet. Por dua ta njoh këtë vend edhe më nga afër. Jam kureshtar ti njoh njerëzit atje! Të shoh si sillen, ç’bëjnë, ç’temperament kanë … E ta shoh si e bëjnë rakinë!.. –ia tunda me të qeshur gotën që Xhoi më kish vënë përpara; e dija po nga Xhoi se pija e tyre tradicionale quhej raki.
-Pas dy muajsh unë nisem për në Shqipëri, –ma lehtësoi bisedën e mëtejshme Xhoi. Këtë rast unë nuk mund ta humbja. Vetëm se… ah po u kujtova nga një bisedë e mëparme me Xhoin, ai do të kishte pak kohë për mua, pasi do të interesohej atje në vendin e tij për nja dy punime të tij shkencore në lidhje me kancerin, të cilat për shkak të anglishtes së tij të akoma të çalë i kish botuar vetëm në shqip.
-As mos e vrit mëndjen! –ia ktheva. –Ti shiko punët e tua dhe unë do të të ngjitem nga mbrapa si manar, kështu të njoh sado pak shqiptarët.
Pas dy muajsh shkela për herë të parë këtë vend të panjohur, me kureshtje të ndezur për këtë popull po ashtu të panjohur. Menjëherë më tërhoqi vëmëndjen qysh në aeroport një fytyrë e njohur, ajo e seksit simbol në Amerikë, atij Xhimit feminist. Nja dy gazeta lajmëronin për ardhjen e tij në Shqipëri.
-Shiko! –i rash me brryl mikut tim, duke i treguar shqiptarin famoz. Mirpo komshiu im vetëm sa mblodhi buzët. E dija se një famozitet i tillë nuk i shkonte apasionantit të mjeksisë. –Mos u bëj xheloz, –e ngacmova më tej mikun tim shqiptar, –fati përkëdhel disa më shumë e disa më pak!
-Fatin e përbëjnë më së shumti njerzit! –ma ktheu lakonisht, kështu të tregonte mosaprovimin me gjykimin tim. Unë nuk e zgjata, sepse kuptohej, isha aty për të njohur pikërisht këta njerëz, dhe jo fatet qiellore.
Kështu nisa të njihja nga afër pak e nga pak njerëz të ndryshëm, duke mos e ndarë një fjalor të vogël, po kështu edhe vendin nga më shëtiste miku im. Brenda një jave pashë thuajse të gjithë vendin e shqiponjave, siç edhe quhej ky vend, ndonëse nuk pashë gjëkundi një shqiponjë. Por në vend të shqiponjës së vërtetë, shihja herë-herë një mani mediatike për të bërë me duar para gjoksit një shqiponjë simbolike. Edhe ai fiku i talentuar albanez e bënte sa herë këtë veprim simbolik nëpër studiot televizive shqiptare, ku e thërrisnin gati për çdo mbrëmje.
Ndërkohë po kuptoja se si këta europianë orientalë i vinin më shumë rëndësi shfaqjes së jashtëme se sa thelbit të gjërave. Më vriteshin sytë tek shihja se si e kishin prishur natyrën e bukur të vendit të tyre. Edhe ai gëzim i përfolur nga ndonjë gazetar perëndimor, nuk dallohej në fytyrat e takuara. Më së shumti mbizotëronte një zymti apatike e papërcaktuar qartë.
–Tani mua më duhet të interesohem për punimet e mia, –më sqaroi Xhoi në mbyllje të shëtitjes një-javore.
-Mirë, -ia ktheva i pashqetësuar, -mua sërish nga mbrapa më ke!
Kësaj radhe odiseja e udhëtimit u përmblodh nëpër zyra dhe institucione; më saktë, në një vakum të pahasur ndonjëherë. Duke qëndruar jo larg mikut të tim, shihja dhe kuptoja ngecjen e përpjekjeve të tij për të bërë të njohur ato dije të reja shkencore, që i kish përcjellë në ato dy libra të botuar. I shkreti Xhoi, nisa të mendoj, don të bëj më tej të njohura punimet e tij mbi kancerin në një vend të kancerozur nga indiferenca ndaj librit dhe shkencës! Kudo e prisnin pa ndonjë interes dhe e përcillnin me një keqardhje të shtirur. Shpesh i thonin se personat adapt për problemin e tij nuk gjindeshin në godinë, apo se i duhej të paguante për reklamë mbi punimet e tij. Edhe kur përpiqej që ti falte ato dy libra të botuar për shkollat apo ndonjë institucion spitalor, përballej me një mosdije të pashembullt. Bëj një kërkesë me shkrim, i thonin herë-herë! I shkreti Xhoi, duhej të bënte kërkesë me shkrim për falje librash. E ku?! Në institucione që nuk kishin një adresë apo kartvizitë!..
-Ky fat është i njëjtë edhe për shumë autorë të tjerë si puna ime, -përpiqej të më sqaronte Xhoi.
Edhe unë që fare pak kuptoja nga shqipja e tij, dalloja ashiqari atë indiferencë të pashëmbëllt të këtij populli ndaj dijes dhe shkencës. E biles, kjo ishte gjysma e të keqes. Kësaj i përngjitej një makutëri e pashëmbëllt në zhvatjen e parasë ndaj çdo njeriu që vinte nga jashtë. Ç’dreqin e duan që e mbledhin me kaq pasion paranë, nisa të pyes veten. Nuk është se ngrenë as fabrika apo punishte për prodhimtari të ndryshme! Jo-jo, ky popull, pasi e kish dhjerë vendin e tij, mblidhte para për të bërë pushime në vende të tjera! Nganjëra anë luante me një lloj patrotizmi të rremë, si e si të ftonte në vendin e tyre emigrantët e ikur shqiptarë, e nga ana tjetër, me të mbledhur ato para që linin të ikurit e përmalluar, ia mbathte për pushime nëpër vende të tjera me ato parat ë mbledhura. Ç’popull i çuditshëm, nisa të vras mëndjen. Popull manjiak t’ia fusë vetvetes deri në palcë, e ta prishë vendin pa as edhe një kokçarje.
Në ikje na shoqëroi sërish fotoja e seksit simbol, atij fikut të talentuar albanez, i cili po ashtu po largohej nga atdheu i tij i dashur, -siç deklaronte. Media shqiptare e shoqëronte gjithë bujë këtë eveniment. E pse jo! –mendova, -edhe ajo është pjesë e këtij vakumi shpirtëror që po kalonte ky vend dhe ky popull.
-A e di se ne i kemi emrat e njëjtë!? –më foli miku im Xhoi tek hypëm në avion, duke më treguar fotografinë e fikut të talentuar albanez në gazetën që mbante përpara. Jo, i tunda kokën. Ndërsa ai vazhdoi: -Gëzim e quajnë edhe këtë, Gëzim edhe mua…
-Gëzim i shtirur shqiptar! –lëshova lakonisht, duke bërë mikun tim të vinte buzën në gaz. Pas pak avioni u ngrit drejt qiellit.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Gusht 2015 23:34
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

So. 16. 8. 2015

Nyja gordiane –Albania

Pas kësaj vizite tre javore që bëra në vendin e shqiponjave (të hipotetizuara), nuk dija si ta zbusja atë përmbledhje ndjesish që më kaplluan për këtë vend. Në të gjitha rrugëzat e hapura të qënies time për derdhjen e çdo justifikimi çlirues, kujtimi përmallues, ndjesie dashurore, ndjenje mirësie, shprese të kolpuar, mendimi buzëqeshës, dallimi të diçkaje të bukur e të mirë që ta ngroh zemrën, nuk kish më tepër se një lëmsh të koklavitur, i cili mund të presupozonte simbolikisht këtë vend ku kam lindur dhe jam rritur. Më tepër se kaq nuk mund të jepte dashuria për vendin, kujtimet për njerzit dhe gjithshka e bukur që kemi kaluar dhe kalojmë në Albani.
Ky vend përgjumej midis perëndimit dhe lindjes. Flirtohej hapur me oksidentin dhe kurvërohej fshehurazi me orientin. As njërën e as tjetrën nuk dinte ti bënte qartë dhe me zemër.
Lëre që dhe zemrën dukej se e mbante me gjak të huaj. Merrte para me kredi nga perëndimi, dhe e shitur ishte më së shumti në Azinë e Vogël. Bënte sikur luftonte të hynte në EU (BE), me një shtirje aq të hapur, sa të jepte të kuptoje se ishte e interesuar vetëm për eurot, por jo për ligjet dhe kulturën europiane.
Çdo cent dhe euro që hynte nga perëndimi shkonte më së shumti për shpenzime qeveritare dhe shtetërore, si dhe për infrastrukturë (rrugët). Disa thërrime mbeteshin nga këto para edhe për shpenzime të organizatave gjysëm-qeveritare dhe gjysëm-shtetërore, si dhe për të ashtuquajtura shoqata të ndryshme me njerëz të afërt me ata shtetërorë. Ndërsa për kërkime shkencore dhe prodhimtarie në industri apo bujqësi, nuk shkonte as edhe një cent.
Në këtë gjendje quhet fat i madh që në këtë vend ndodhen disa investitorë të huaj, të cilët kanë punësuar disa dhjetra-mijra njerëz, duke i siguruar (teorikisht të paktën) nga ana shëndetsore dhe pensionare. Qershinë e tortës në këtë punësim e zotëronin firmat turke, të cilat zotërojnë degë mjaft të rëndësishme, si telekomunikacioni, miniera dhe metarlugjiku, mjaft banka, dhe dhjetra ndërmarrje të tjera më të vogla; kështu ato punësonin jo vetëm disa mijra (e ndoshta dhjetra mijra) punëtorë shqiptarë, por edhe disa qindra (ndoshta disa mijra) punëtorë të ardhur nga Turqia. Firmat e vendeve perëndimore nuk ishin ambientuar akoma me sistemin oriental të dhënies së parave nën dorë, -po të mos llogarisim një pjesë të firmave italiane dhe greke- ndaj dhe këto firma europiane nuk kanë bërë akoma këmbë në këtë vend.
Meritën kryesore në këtë drejtim lindor-mesjetar e mbanin pak emra, ai i Sal Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Lul Bashës, -ndonëse ky i fundit akoma nuk ka patur fatin ta shpalosi hapur orientalizmin e tij, e tua kalojë tre të parëve. Nëpërmjet këtyre bënë vend në këtë vend jo vetëm milionat e dollarve nga vende jug-lindore aziatike e myslimane, bën vend jo vetëm rrymat fetare fanatike që pengojnë ligjin dhe transparencën juridike në çdo aktivitet juridik, biznesi, etj, bën vend jo vetëm format mesjetare të rryshfetit dhe mungesës së konkurrencës së lirë, bën vend jo vetëm metoda servilizmi, kamufllimi dhe shantazhi, bën vend e pa vend jo vetëm ndërtesa pa sisteme urbanistike dhe përshtatje me ndërtesat përreth, (si dy kullat e zeza në bulevardin e madh, hoteli Sheraton në krah të Universitetit, kisha ortodokse ngjitur me ministrinë e mbrojtjes, etj.), bën vend edhe dhjetra ndërtesa të tjera me (?) investitorë shqiptarë, që janë jashtë çdo standarti urbanistik dhe arkitekturor me ndërtesat përreth, me pamjen e Tiranës dhe sistemin sizmik të këtij qyteti, (dy të tilla tipike janë akoma pa përfunduar pranë qendrës), bën vend në këtë vënd edhe qindra kulte fetare, a thua se ky popull dallon për fetarizëm ekstrem, si shumë popuj arabë, bëri vend edhe izolimi i bustit të Skëndërbeut nga otomanët e rinj me në krye Lul Bashën, e çfarë tjetër negative nuk bëri vend në këtë vend, sa në një intervistë të një gazetareje para pak vjetësh me qytetarët e Tiranës, se si mund të ndreqej Tirana me një urbanistikë të rregullt, përgjigjet ishin aq çoroditse, sa nuk jepej zgjidhje, po të përjashtojmë vetëm përgjigjen fataliste të një qytetari, i cili tha se një shkatërrim i gjithshkaje mund të bëj që të nisë çdo gjë sërish nga e para dhe me sistem.
Ndaj dhe unë, duke ardhur çdo dy-tre vjet në vendin ku kam lindur dhe jetuar 26 e ½ vjet, duke u ndier përherë e më tepër si i huaj në vendin ku kam lindur dhe jetuar rresht 26 e ½ vjet, duke e parë përherë e më tepër të transformuar për keq vendin ku kam lindur dhe jetuar 26 e ½ vjet, përpiqem të largoj të gjithë pezmin dhe helmin e mbledhur në shpirt, përpiqem të derdh ndonjë kujtim dhe ndodhi të bukur të këtyre vizitave jo aq të shpeshta, ndaj dhe nuk lëshoj mallkim e as fjalë të këqia për këtë vend dhe popull. Por me gjithë këtë mirësi dhe dashuri të shterur, nuk mundem ta krahasoj këtë vend më shumë se sa me një lëmsh të ngatërruar, i cili jo vetëm nuk duket se ka zgjidhje, por ka lidhur pazgjidhshmërisht edhe çdo qënie njerëzore aty. Nuk bëhet më fjalë për zgjidhjen e kësaj nyje gordiane, sepse ajo nuk mund të çzgjidhet më, ashtu siç është lidhur dhe na ka lidhur. Por bëhet fjalë vetëm për dy alternativa të kundërta, ose 1 të pranohet dhe të ambientohemi me këtë kandaharizëm oriental, ose 2 të marrim një shpatë e ta presim me forcën e krahut dhe të shpirtit këtë nyje orientale gordiane.
Përndryshe nuk do të njohim më njëri-tjetrin, nuk do të njohim më vetveten, ashtu siç edhe kemi filluar të mos e njohim më!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Gusht 2015 23:35
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Prej 1 jave asnje lajm i ri ne forum!!! Te gjithe duket akoma ne plazh! Ose ndoshta te trullosur akoma nga zaguzhia e veres shqiptare!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2015 23:15
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Prej 1 jave asnje lajm i ri ne forum!!! Te gjithe duket akoma ne plazh! Ose ndoshta te trullosur akoma nga zaguzhia e veres shqiptare!


une ne Shqiperi ia futa...me sa kuptova si pushues vinte era "diktature - kapitaliste" nga vendlindja. borxhi ta ul koken .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2015 02:25
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ja dhe pushimet e ketij viti ne Shqiperi mbaruan. Disa nga pershtypjet po i hedh ketu, dhe mund te vazhdoje edhe me tej.

Përrallë nga e tashmja (1)

Udhëtimi dhe qëndrimi im i përçdo-dyvjetshëm në vendin e lindjes i ngjan asaj përrallës me borëbardhën dhe 7 xhuxhat, vetëm se në kundrinor të zhdrejtë. Borëbardha e rigjente shtëpinë dhe oborrin e saj të pastruar dhe mirëmbajtur, përherë e më mirë. Ndërsa unë e gjej Shqipërinë “time” përherë më të katandisur si mos e më keq, përherë e më shumë me bindjen se ky vend nuk ka për tu rregulluar ndonjëherë. Biles kjo e fundit, bindja, është ajo që më llahtaron, në mos qoftë thjesht një fobi e imja.
Nuk e kam fjalën për forcat politike; tashmë gjithkush është i mirë-sqaruar se në Shqipëri nuk ekzistojnë forca politike, por thjesht individë të inkuadruar diku për të siguruar një mirqënie private të kënaqshme, -a nuk do të ishte edhe kjo mjaftueshëm për tu çmerruar!?. Nuk e kam fjalën as për koalicionet ndërkombëtare, interesat e të cilave përplasen në Ballkan e sado pak edhe në Shqipëri, e ku kjo e fundit as ka forma, mjete e guxim për të zgjedhur në orientimin e saj, e as nuk bëzon për ndodhjen e saj në xhepin e ndonjë fuqie mesjetare, si Turqia, -këto skenare aktualë dhe dita-ditës narrativë të deprimojnë deri në cakun e apatisë! Por e kam fjalën për thjesht disa aktivitete të përditshme mes individësh, të cilat në vetvete nuk bëjnë bujë, por të cilat në tërësi kanë krijuar një ushtri mirmidonësh (milingonash), -mercenarë të vetvetes të gjithë këta! Ç’paradoks!!!
Zbrita të shtunën në mëngjez nga trageti në portin e Durrësit dhe, pasi kompjuteri i pikës kufitare më cilësoi si person negativ dhe të rrezikshëm, (gjithë jetën kam qenë bisht qeni, i tillë dalloj prej fillimit të viteve ’90 në të gjitha pikat e kalimeve kufitare të Europës, -një fenomen tashmë monoton për mua- prandaj mos kujtoni se ky përshkrim udhëtimi do të përqëndrohet tek vetja), më duhej të kaloja një tynel të gjatë për të dalë diku në qytetin e Durrësit. Mbas pyetjes së bërë në dalje, më sqaruan se ky ishte një projekt i vetë kryebashkiakut të Durrësit, (emri nuk më kujtohet), pra i atij biznesmeni që ngrinte pallate dhe mbulonte rrënojat antike të kohës romake, vetëm e vetëm që punimet e pallatit të tij të mos ndalnin! Frymën e ndala në Tiranë, por më duhet të prisja deri të hënën për të vajtur në Bibliotekën Kombëtare, ku më duheshin disa libra (100 deri në 200) për ti parë dhe, disa, për ti fotokopjuar.
Për habi, me një mirsjellje (paçka se të shtirur) mu bë pa shumë burokracira regjistrimi si lexues provizor, pra vetëm me kartën e identitetit. Bukuri, thashë, do të kem mundësi që brenda 1 jave të kaloj në duar 100 libra!... Ëndrra në beze, siç thotë shkodrani, sepse de facto lejoheshin vetëm dy libra në ditë për tu tërhequr. Ndërsa de jure lejoheshin deri në 3 libra, gjë që unë me një stërmundim buzëqeshje e arrita. (Këtu nuk duhet harruar, që ky 3-esh fat lum është vetëm për kërkesat e hedhura, sepse po të qëlloi që 1 ose 2 libra nuk të dalin, atëhere puthu me Milon, pra kënaqu me 1 deri 2 libra të dalë! Gjithashtu duhet rikujtuar dhe saktësuar, që ky rregull i bibliotekës i përket vitit 1967-68, kur kjo bibliotekë kishte disa mijra antarë të regjistruar dhe, deri në fund të viteve ’80, kishte përditë 2-3 mijë kërkues librash! Ndërsa prej vitit 2000 e këtej ka rreth 20-30 lexues në ditë!)
Për fat, populli shqiptar ka qëlluar zëmër mirë dhe, punonjëset e bibliotekës, përfshi edhe rojen, mbyllnin një sy kur ti dilje fësht nga biblioteka me librin nën sqetull dhe shkoje tek pika më e afërt e fotokopimit, dhe e fotokopjoje librin. Haleluja! Pra, një javë nga leja vjetore, që unë emigranti studjues ia kisha kushtuar vetëm tërheqjes së librave në Bibliotekën Kombëtare, arrita të kaloj në duar dhe të fotokopjoj rreth ... 10 libra! Vetkuptueshëm, pasi të premten dhe të shtunën nuk shërbehej, sepse punonjëset e fondit (ato 2-3 apo 3-4 sa ishin?) do të vendosnin në rafte librat e tërhequr, pra ato rreth 20-30 libra që kërkues të ndryshëm kishin dorëzuar gjatë javës. (Ju kujtoj, se në vitet ’80, kur unë frekuentoja Bibliotekën Kombëtare, dorëzoheshin çdo ditë rreth 2-3 mijë libra, të cilët vendoseshin nga ato 2-3 apo 3-4 punonjëse të fondit sërish në vendet e tyre nëpër rafte.) Por, për tu lavdëruar, apo si të thuash, qershinë mbi tortë, ia vinte në këtë bibliotekë rregulli i ri (prej disa vjetësh), i moslejimit të marrjes së librave në shtëpi, (si dikur), nga kushdoqoftë lexues, pra dhënia e librave vetëm për lexim në sallë, apo në tavolinën para sportelit të shërbimit në katin e parë! Dhe, ky rregull i ri (disa vjeçar) justifikohesh me shumë argumentime, por njëri më kryesori ishte se, para disa muajsh kishte rënë një zjarr, (mallkuar qoftë kush mendon se ia kanë vënë vetë!), ndaj ... ndaj ... prandaj dhe nuk jipen më librat në shtëpi, si dikur, apo si në çdo bibliotekë të botës!!!!!!!
Hëm! E lemë Bibliotekën Kombëtare, sepse e shumta çfarë mund të rekomandonim për risi të re në këtë vend pune do të ishte një vrasëse mizash në dorën e sejcilës prej punonjësve të kësaj biblioteke; kush do libra të lexoje mundet mjaft mirë edhe vetëm të ëndërrojë... (Ndryshimi i rregullave në këtë bibliotekë mund të bëhet vetëm nga alienë! Dhe, se kur këta e kanë ndërmend të vijnë, kjo besoj nuk është në dorën tonë!)
***
Më duhesh shpesh të shkoja në Durrës, meqë në Shkozet banon vjehrri. I hypja unazës në Shkozet, rreth 100 metra para autostradës Durrës-Tiranë. Si për urim, muri i oborrit të një banori kish dalë deri në autostradë! Aty kalonin çdo sekondë jo vetëm veturat, kamionat dhe autobuzët e rretheve të jugut, por edhe banorët e asaj lagje! Pra, një tmerr adekuat shoqëronte cilindo shofer dhe kalimtar të rastit në ato rreth 20 metra mur të spostuar deri në autostradë. Por kjo ishte vetëm përshëndetja paralajmëruese e asaj çka pasonte më pas, me hyrjen e autobuzit në qytetin e Durrësit. Në ndryshim nga Tirana, Durrësi kishte të tjera rregulla. Aty ku ishte stacioni i autobuzit, kishte gjithmonë të parkuar një veturë. Kështu autobuzi ndalonte në rrugë, njerëzit vinin nga trojtuari në rrugë për të hypur në autobuz, dhe kjo ndodhte në çdo stacion të autobuzit të unazës, deri në stacionin e fundit, i vetmi që nuk zihesh nga vetura privatësh! Natyrisht, kjo ishte bërë tashmë rregull, ndaj nuk ishte e nevojshme të ndërhynte më policia, pasi kjo ndërhyrje mund të merrej si inat personal! Bravo Durrësi!
***
Në Tiranë, ndërsa prisje autobuzin, kudo e në çfardo stacion, të duhej gjithmonë të pyesje fatorinon e atobuzit të sapo ndaluar: për ku shkon ky autobuz!?. Në një stacion të vinin 7 deri në 8 linja autobuzësh. Helbete! Privatësi! Konkurrencë! Në shërbim të qytetarit! Po dhe Bashkia e Tironës subvensiononte me para linjat e autobuzve, kështu atyre nuk u prishte punë nëse bënin gjithë atë rrugë kot më së koti me vetëm një pasagjer, pse jo edhe pa pasagjer fare!

E sa e sa fenomene të tilla kënaqsie përjetoje në Shqipëri! Pikërisht të tilla fenomene, që për ti ndryshuar nuk duhej veçse një urdhër me zë të ulët në zbatim të ligjishmërisë! Mendo tani, kur këto çingërrima vazhdonin dhe i rrinin këtij vendi si çiban, si mund ti hiqen çibanë të tjerë më të mëdhenj këtij vendi!?. Historia vazhdon! 8.9.2017

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shtator 2017 22:35
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shkrim i kendshem deri tani, por i diskutueshem. Kryetari i bashkise eshte bere si Gjinua, njeri i thote hip se te vrava, tjetri zbrit se te vrava. Po te beje autobuset a rralle qe ti lere te mbushen do ankohen se s'ka autobuse. Kur ka shume autobuse me nga 1 njeri brenda ankohen se duhet pyetur fatorino ku shkon autobusi. Halle halle kjo dynja

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Shtator 2017 01:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Me duket fajtor se kjo puna e autobuzve nuk ka lidhje pa tjeter me kete kryetar te tashem bashkie. Ky muahbet ka vite e vite qe u trash, pra u be si kudo ne Shqiperi, gjej shesh e bej pershesh.
Mund te rastise, si ne cdo qytet te madh te botes, qe ne disa rruge kryesore te kalojne 2-3 linja ditore autobuzesh, e me tej keto ndahen. Por jo, ne disa stacione ne Tirane kalonin 6, 7 apo 8 linja autobuzesh. Kur te shkosh ne Shqiperi shko vete dhe shikoji disa stacione. Me thuaj ti mua, c'kerkonte autobuzi i uzines Traktori ne rrugen e unazes se madhe deri andej nga dogana e me tej, ndoshta deri tek koka-kola?!? Ishte nje katrahure e vertete, ku nje linje i kishte autobuzat perhere plot me njerez, tjetra me autobuza bosh fare, e te dyja benin disa stacione sebashku! Po nejse, ky ishte problemi me i vogel atje. Nje problem qe me pak me teper rregull mund te rregullohej fare lehte!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Shtator 2017 21:14
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vizioner, si specialist i nderuar autobusesh ca mendimi ke ti?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shtator 2017 22:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Pershendetje Robert.

Per mungese kohe po shkruaj vetem nje pershtypje te vogel nga pushimet ne vendlidje por realisht ka shume per te thene...

Un isha me pushime javes qe kaloj, ne Shqiperi.
Me vete kisha edhe te huaj, dita e pare ishte nje shetitje ne Tiranen time te dashur, dhe cudia me e madhe se ne nje kohe regord ishin ndertuar ne mes te Tiranes nje katedrale ortodokse dhe nje xhamie masheshtore...! por per miqte e mi te huaj gjetja e stacjoneve te autobuzeve per te qarkulluar neper Tirane, ishte e pa mundur., e njejta gje edhe ne Berat, edhe ne Shkoder.

"Si do qe te jete me mungon djadhi kackavall, tava e theut dhe disa gatime tradiçjonale..."

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Tetor 2017 18:11
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:59 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të ndryshme > Pushimet e Veres

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.