Petrit Kola
Mbushes topi.
Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996
|
O benjamin i Janullatosit ne Philadelphia...
Masakra e Peshkepise,prokuroria ``zgjon`` dosjen pa 12 vjeteve.
Mberrin ne Tiranë minidosja nga Gjirokastra.Dy nga te akuzuarit pajisen me pasaporte 10-vjeçare.
-I gjithë matriali hetimor i perbehej vetëm nga një dokument me dy flete, i cili ishte procesverbali i keqyrjes se vendngjarjes.
-Me 11 prill 1994,ne gazeten ``Eleftoroitipia`` shkon një faks, ku krimi merrej përsipër nga organizata kriminale e terroriste ``MAVI``.
Fatos Mahmutaj
Zgjohet dosja e masakres se Peshkepise. Prokuroret e Prokurorise se Përgjithshme i kanë shkundur pluhurin minidosjes qe prej 12 vjetësh flinte ne Prokurorine e Gjirokastres, ku edhe ishte katandisur vetëm ne dy flete.Dy janë shkaqet qe detyruan organin qendror te akuzes për tu angazhuar me ngjarjen qe ne 10 prill 1994, tundi themelet e shtetit shqiptar.Arsyeja e pare ishte një shkrim i botuar ne gazeten ``Shqip``, ditën e pervjetorit te 12 te te ngjarjes. Ne fakt shkrimi ishte përgatitur nga avokati Ilir Malindi, i cili ka jetuar këtë kohe ne Athine , ku perballej çdo ditë me racizmin dhe nacionalizmin e tepruar grek ndaj shqiptareve.
Ndërsa shkaku i dytë për rizgjimin e dosjes , ishte fakti qe ne 16 prill te këtij viti u zbulua se dy prej personave te implikuar ne masaker, qe moren pafajesi me vonë ne Athine , ishin pajisur me pashaporte 10-vjeçare nga policia e Gjirokastres dhe shetisnin ne këtë qytet, sikur të mos kenë bërë gjë.
Tre ditë pas pervjetorit te 12-te te masakres mbi repartin kufitar shqiptar ne fshatin Peshkepi te Gjirokastre. mberriti ne Tiranë dosja e kësaj ceshtjeje.I gjithë matriali perbehej vetëm nga një dokument me dy fjete. i cili ishte procesverbali i keqyerjes se vendngjarjes.Burime nga Prokuroria e Pergjitheshme pohojne se nuk shpjegojnë dote faktin nëse dosja me pare ka pasur apo jo dokumente te tjerë , te cilat mund te jenë eleminuar gjatë viteve nga ndonjë dorë e kujdeshme, apo thjeshtë gjithçka është lënë me kaq qe me 1994.
Sipas notes se protestes te Qeverisë Shqiptare atë ne mbrëmje thuhej se ``sot, me 10 prill 1994, ne orën 02:40 te pas mesit te nates, një komando terroriste greke, e perbere nga rreth 8 veta midis te cileve njeri fliste shqip me theks grek, qe ishin armatosur me arme zjarri, me uniforme ushtarake te ushtrise greke, u fut ne territorin shqiptar, ne afersi te fshatit Peshkepi te rrethit te Gjirokastres.Duke u futur ne thellesi te rerritorit shqiptar. rreth 4 kilometra ne një qendër stervitore ushtarake te trupave shqiptare vrasin ne befasi me arme zjarri ushtarin Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç, nga fshati Seman i rrethit te Fier.Pasi vrane ushtarin, hynë ne fjetoren e ushtareve kur këta po flinin gjume dhe hapen zjarr kundër tyre. Nga këto veprime kriminale mbeti i vrarë komandanti i stervitjes, kapiteni i parë Fatmir Sali Shehu, nga Tepelena dhe banues ne Gjirokaster, si dhe u plagosen tre ushtare.Mbasi kryen këto akte kriminale kundër teresise territoriale dhe ushtarakeve tanë, ata therrisnin : ``Këto i kini për Vorio Epirin`` si dhe ``Mos kujtoni se ne kemi harruar``.....
Ne deklaraten e qeverisë greke te një ditë me pas thuhej: ``Qeveria greke u informua e befasuar për ngjarjen e pershkruar ne noten shqiptare, si dhe gjithë akuzat qe përfshihen dhe drejtohen kundër qeverisë greke. Kjo qeveri nuk ka asnjë informate dhe se është njohur vetëm me akuzat e qeverisë shqiptare, te cilat janë jo te sakta me tendence qe ti lënë fajin pales greke .....``.
Ditën tjetër, herët ne mëngjes ne 11 prill 1994, gazeta ``Elefterotipia`` i kishte ardhur një faks, ku merrej përsipër autorësia e këtij krimi monstruoz nga një organizate kriminale dhe terroriste siç ishte ``MAVI`` qe do të thotë ``Fronti për Clirimin e Epirit te Veriut``. Ky emër kujton te njëjtën organizate qe ishte krijuar ne 1942 dhe kishte synime te qarta për shkeputjen e teresise territoriale te Shqipërisë se jugut dhe bashkengjitjen me Greqine.Shtate autoret e kësaj ngjarje u kapen ne orët e para te 18 marsit 1995, ne rrethinat e fshatit grek Kastani teksa kishin deshtuar ne një sulm tjetër ndaj Shqipërisë.Pas kontrollit ne oborrin e mjekut shqiptar ne Athine,Andrea Kokaveshi, u gjeten armet e grabitura ne Peshkepi si dhe shumë prova te tjera.Por, megjithekete, Gjykata e Diktimit te Athines i lirio këta te gjithë ne 21 mars 1996, për mungese provash, ndërsa populli grek i brohoriste si heronj ne rrugët e kryeqytetit, duke bertitur ne kor: ``Një dy tre, tanket ne Shqipëri``, si dhe ``Sepata dhe zjarr qenve shqiptare``.
Të akuzuarit si autore te masakres.
1- Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrise greke
2-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjes i policise greke
3-Mario Kutullas, 25 vjeç, qytetar shqiptar banues ne Athine,puntor
4-Fredi Beleri, 23 vjeç , qytetar shqiptar ne Athine, hidraulik
5-Jorgo Kristo, 26 vjeç, qytetar shqiptar banues ne Athine
6-Harallamb Papa, 21vjec, qytetar shqiptar banues ne Athine, punëtor
7-Jorgo Papa, 30 vjeç, qytetar shqiptar , teknik frigoriferesh
Gazeta ’'Shqip'’
PS: Ne u bëjmë dhe varezave ushtareve greke, me këto qe kanë bërë ne te kaluaren dhe sot, nuk e di a u kemi bërë ndonjë monument te vrareve nga shovinizmi grek ne Cameri, greqine e veriut, e ne shqiperine e jugut?
__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|