Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
DITA PAS TË NESËRMES
-Nje pjese e shkeputur nga nje shkrim tek "Shekulli" i Koloreto Cukali-
---Shume domethenes!
DREAMERS
DREAMERS, i quan Bertolucci në një film të vetin studentët e Paris 8, që nisën protestat në vitin 1968. Studentët... me sa mall flasim në dhjetor për ta.
Larg opozitës dhe para popullit të periferive, diku në mes të kësaj krize politike duhej të kishte disa protesta studentore. Studentë, që nuk kërkojnë pushtet politik, por reforma, që nuk duan plehra toksike, por shkolla më të mira. Kjo pikë, pika kur studentët kuptojnë të parët se çfarë nuk shkon me këtë vend, në historinë e protestave të 15-vjeçarit të fundit, mungon.
Me, ose pa qëllim, korpusi studentor është vrarë. Më saktë, droguar dhe lënë të vdesë. Të ashtuquajturit studentë, që në mënyrën sesi shkollohen, sesi fitojnë bursat e si marrin provimet, si zënë vendet e punës e si fitojnë konkurset e punës, janë ameba sociale. Studentët tanë janë blerë me mastera 200 mijë lekësh, e me diploma pa vlerë.
Studentët tanë, janë blerë e manipuluar nga një megasistem arsimor-mediatik-vlerash shoqërore, që i shtyn të besojnë se më mirë një makinë sot se një karrierë mot.
Studentët tanë janë të korruptuar në vlerën e tyre të vetme që duhet të ketë një i ri, rebelimin ndaj sistemit.
Studentët tanë, shkojnë në pub në ditë zie. Ata janë falangat që do i japë rremave të anijes së kalbur shtetërore që kemi ndërtuar. Një kalbësirë që noton mbi llumin e periferive. Llumin e periferive, që sot është derdhur në bulevard. Sot, e kam fjalën jo sot si e diele.
"Sot", e shohim se ç'ndodh.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|