The Bad Boy_1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/05/2007
Vendbanimi: Prizren
Mesazhe: 49
|
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
I mbeshtes ato qe thua....Po ta shohim me sy empirik,eshte e drejte.....Une te kujtoj se feja nuk mund te argumentohet thjesht duke e pare ne menyre empirike...Feja eshte , ne radhe te pare nje vetevendosje shpirterore......Nuk do te ndodhe asnjehere qe nje njeri fetar i bindur, te kthehet ne tjeter fe sepse dikush i sjell argumente me te forta apo drejta...
Kur ne nje situate, gjykohet me shpirt apo zemer, logjika nuk hyn ne pune fare.....Nuk ka asnje logjike matematike, jo vetem ne kuran, por ne asnje liber fetar, perfshi ketu edhe biblen,qe eshte pararrjedhesi i gjithe te tjereve....Pra nese ndonjeri nga ne do te kerkoje te mbushe mendjen e ndonje tjetri, se cila fe eshte me e mire, harxhon frymen kot...Rendesi ka , qe feja eshte e rendesishme, madje do te thoja e nevojshme.(por jo e domosdoshme).E rendesishme sepse,eshte nje embelsues shoqeror.Feja, zbut shpirtrat,i ve ne gjendje dremitjeje, ne menyre qe te shmangen ferkimet shoqerore.Dhe nga krahu tjeter, feja eshte nje vegim , pa te cilin ,s'do te kuptonim arsyen e te qenit tone ne ket bote...Tani ,pasi i thame keto, le te themi qe s'ka asnje arsye se pse njera apo tjetra fe, eshte me e mire apo e keqe, kur qellimi i tyre eshte i njejte.Pastaj fete e medha njezoteshe,ne pellgun e Mesdheut, kane te njejten rrenje, pra praktikisht, jami te gjithe vellezer.Ana tjeter e arsyetimit pastaj, na çon ne krahasimin e praktikes se fese nga fetaret e ndryshem.Une kam lindur ne nje familje "myslimane",dhe te them te drejten, asnjehere se kam kuptuar se ne çfare besonin apo luteshin te mite(gjithe ato fjale arabisht)....Mendoni pak, nese kurani do te shqiperohej, fjale per fjale, s'do te dallonim lutjet e te krishtereve nga ato te myslimaneve apo ortodokseve.Arsyeja qe nuk shqiperohet, eshte pikerisht frika e njejesimit me fete e tjera ......Po te flasim pastaj ,per historine e perhapjes se fese neper shqiptare,le ta themi haptazi,ka qene gjithmone vetem per arsye mbijetese qe ky apo ai grup njerezish, kane marre kete apo ate fe.Asnjehere feja, e çfaredo ngjyre, s'ka qene e rrenjosur nder shqipet.Ka qene vetem nje mjet mbijetese dhe perparimi.Nga ana tjeter feja rrenjoset ose ne te paditurin, ose ne plakun e urte shume.Ju qe valevisni flamujt e fese me aq zjarr, kujtohuni qe jeni , shqipetare, para e mbi te gjitha.Vetem i lajthituri beson verberisht se Zoti,qe ka krijuar gjithçka,ne drejtesine e urtesine e tij te pafund, na i paska ndare popujt ne te nenes e, ne te njerkes.Elohimi preferoka hebrenjte, Allahu arabet,Jehovai te krishteret, etj...Po te tjeret? Vellezer, feja e shqyptarit, eshte nje e vetme......Pra kush lind, nuk lind aspak mysliman.Dhe i asnje feje tjeter.Jane vetem rrethanat shoqerore qe e bejne te tille.Njeriu i lire e zgjedh vete fene e vet.Pra ju qe diskutoni me kaq hov, e keni zgjedhur vete ???Kujdes kur te pyesni vetveten, sepse kjo ju ben te ndergjegjshem, mbi fuqine e shpirtit tuaj, dhe jo mbi driten e fese.......
P.S.Ndoshta do te ishte me mire te diskutonim , mbi urtesine dhe perdorimin apo interpretimin e çka shkruhet neper librat e fese, sepse sidoqofte jane hambar i urtesise popullore nder shekuj....
Pershendetje , vellezer.......
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
Njeni: jam turk, tjetri: latin
Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Kane akoma kuptim keto vargje.......... [/B]
1..nese mendon se Kur'ani eshte joshkencore, me duhet te te them se je larg shkences perparimtare dhe jeton ne kohen e mesjetes(pasi qe shkenca me e fundit po i zbulon ato qe ne Kur'an jane thene para me se 1428 viteve), nese mendon se mund te me hedhesh hi syve me "logjiken tende matematike", mos u mundo sepse matematiken e njoh shume me mire seq mendon ti....(nje fakt qe tregon mosinformimin tend eshte se mendon qe Inxhili eshte libri i pare)
2. Feja nuk eshte nje fllad i veres qe te ve ne gjume apo ekstaze sic pretendon, perkundrazi, eshte nje katalizatore njejte si enzimet e cila therret ne pune dhe ne te qenit aktiv deri ne frymen e fundit( Puno per kete bote sikur do te jetosh pergjithmone, puno per boten e amshuar sikur do te vdesesh neser).
3. Ti mendon se Kur'ani nuk eshte i perkthyer ne shqip per faktin se nuk deshiron te barazpeshohet me fete tjera monoteiste. Jo vella i dashur, Kur'ani ne shqip eshte i perkthyer me qellim te njohjes se kuptimit dhe komentimit te tij. Vete fakti se muslimanet nga gjithe bota se paku 40 here ne dite e lexojne suren Fatiha ne gjuhen origjinale te zbritjes, tregon unitetin dhe xhelozine me te cilen ruhet Kur'ani qe nga dita qe filloi te shpallej. Kur'ani, por edhe asnje liber tjeter nuk mund te perkthehet fjale per fjale, pasi qe nje pjese e shprehjeve ose e fjaleve nuk mund te perkthehen bukfalisht por duhet te komentohen, kete po ta them duke u nisur nga fakti se e kam te njohur edhe alfabetin arab, edhe gjuhen arabe ne mase te caktuar, megjithate, perqendrohem tek komentimet e dijetareve te medhenj, Allahu qofte i kenaqur me ta.
4. Pseudopatriotizmi eshte shume me i demshem se te qenit joshqiptar. Une e kam historine nen kembet e qytetit tim, por prap nuk jam pseudopatriot. Duhet te te them se nje porosi e pejgamberit Muhammed s.a.v.s. eshte qe te luftojme per kombin te cilit i perkasim(ne rruge te drejte). Nese do ta lexosh Karten e Medines(kushtetuta e pare qe njoihet e zbatuar ne bote), do ta shohesh se ne ate grupacion te fillimit te shtetit Islam, krahas muslimaneve luftonin hebrenjt, krishteret, zoroastranet, te barabarte. Kjo tregon unifikimin e kombit nder parimet e islamizmit. Me trego diqka, kush ka perparesi, numri 1 apo shkronja "A", e pastaj do te tregoj se kush vjen me perpara kombi ose feja....
5. Per poezine tende eshte nje shkrim te cilin mund ta lexosh ketu: http://www.zeriislam.com/artikulli/...ri-Shqypni.html ....lexo me teper per dicka te cilen deshiron ta kontestosh, atehere do te jesh me i respektuari nder njerezit nese e ke drejte....
__________________
Kush e njeh vetvehten e njeh Zotin. (Muhammed a.s.)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|