Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40
|
Ja pra nje mendim i pjekur 9 muaj!
Bashkangjitje: flogiardini.jpg
Ky file është shkarkuar 123 herë.
Miqte e mij te Forumit Horizont!
Pa bere shume lakra, shume teorira, them qe:
Dashuria eshte ndjenja emotive, e cila egziston jashte çdo interesi, dashuria eshte koncept shperteror, jo material qe te mvaret nga interesi i materies!
Dashuria nuk ka te beje me materien(dmth qe dashuria nuk mvaret nga trupi, makina apo objekte te bukura), por eshte veten spiritualizem,pra nuk preket, shikohet apo shijohet, por thjesht ndjehet e ky nen akt sjell reaksione kimike ne materie!
Dashuria mvaret nga njesia kohe! Dashuri e krijuar ne nje moment, mund te ndryshoje ne kohe nese ajo nuk zbatohet ne njesine materiale, pra te duash dike, e te presesh muaj e muaj kjo sjell vyshkjen e dashurise e largimin e saj nga personi!
Dashuria nuk mund te blihet apo mashtrohet! Pra, nuk mund t'i fitosh dashurine e vertete nje njeriu, nese ne kete situate, flamurin e mban leku, pasuria etj!
Dashuria eshte drejtuesja e gjendjes sone shpirterore, kur jemi te deluduar, gjendja jone ndikon edhe ne trupin tone, paraqitjen e tij! Nese jemi te dashuruar, harea e optimizmi jane ne maksimum
Por, dashuria ka shume nevoje edhe per mendjen tone! Nje njeri i forte, e mbron dashurine, e kjo nuk don te thote qe e mbron nje raport ne vazhdim, ai mbron ndjenjen e dashurise, me tiparet qe ai ka krijuar ne mendjen e vet, dhe kjo mund te sjelle edhe ne prishjen e nje lidhjeje, e cila nuk shpreh asnje shenje dashurie!
Dashuria duhet te jete nje ndjenje e qete, ama shume veta nuk e jetojne dot te tille, ata nuk e ndajne dot dashurine nga merzitja, tekat, inatet, pra dua dhe urrejne ne te njejten kohe, por kjo nuk eshte dashuri, mendoj qe eshte semundje e e rende e personalitetit, sepse keshtu flakes po i hudh benzine!
Une per vete e mbroj dashurine, e kam te ngulur thelle ne zemer, e ruaj te paster siç e enderroj, pasi siç e mbaj une te tille, dua edhe per partneren time, dhe nuk hezitoj ta mbyll nje lidhje, nese ndjenja e dashurise vyshket, apo perzihet me dhimbje, sepse dashuria te hap rruget e mendjes, po, duhet shume vullnet, shume guxim e shume force e besim ne aftesite e tua! Mjer ai qe nuk e mbron dashurine, si ndjenje qe e ka krijuar brenda mendjes se vet, e mjer ai qe kerkon t'i ndryshoje ndjenjen e dashurise dikujt tjeter, ato ndjenja dashurie duhet te perputhen!
Desha te ftoj tere miqt e forumit, te vizitojne pak faqentime: Germuesi, ku temat interesante nuk do ju mungojne, si pershembull te beni xhiron e planetit tone per 15 minuta, duke pare rreth 50 web kamerat qe tregojne live planetin ne shtet e zone: http://geocities.com/germuesi
Po ashtu, degjoni pak muziket qe une vete kam krijuar, me pelqen te prodhoj muzike me kompjuter, me programe speciale, e shpejt do t'i ve edhe zerin: http://www.germuesi.com/tv.html
__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!
Modifikuar nga Mendimtari datë 05/06/2003 ora 15:58
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|