NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Atehere...shihen gjera te vogla pozitive dhe gjera te vogla negative! Gjithsesi gjerat levizin me nje ritem teper te ngadalte, i tille qe nese nuk pershpejton hapin, shume shpejt do gjenden perballe nje krize shendetsore!
Duhet pranuar qe çmimi i ilaçeve ka rene dhe ne disa raste jane edhe pergjysmuar cmimet. Por duhet pare edhe ana tjeter e monedhes. Mendoj qe levizja nuk ka qene e studjuar plotesisht per shkak se ajo qe duhet pranuar eshte qe firmat farmaceutike kane ardhur per te pasur nje fare fitimi nderkohe qe me keto ulje qe u bene interesi i tyre per te kryer investime ka rene shume. Do kishte qene me mire qe shteti te subvenciononte deri diku cmimin e ilaçeve dhe firmat te ruanin nje fare perqindje fitimi dhe te incentivoheshin per investime te tjera. Me pare firmat farmaceutike kane bere donacione ne aparatura ose gjera te tjera neper spitale ndersa tani nuk ndihen me fare! GlaxoSmithKline u largua nga Shqiperia fare!
Testimi i mjekeve eshte bere muhabeti i dites! Nese vertete ky do te sillte nje ndryshim, atehere bujrum por ajo qe duket eshte me teper dicka mediatike qe po has goxha resistence. Nese ministria do te dije nivelin e mjekeve, mendoj qe mund te kishte shume menyra te tjera! Per me teper qe nese eshte niveli ai qe do te vleresoje, nuk mendoj qe nje test me multiple choice do ishte zgjidhja!
Per sa i perket konferencave, me cmimet qe jane bere ato jashte dhe me rrogen mesatare te spitalit, si dhe me uljen e interesit nga ana e firmave farmaceutike per te sponsorizuar keto gjera, shihet e veshtire mundesia e axhornimit jashte. Mund te behet edhe e kunderta: te sillen eksperte nga jashte per te bere axhornime ketu por per keto gjera nuk eshte shfaqur asnje plan i mirefillte! Gjithsesi, gjera ministrie.
Gjendja e paisjeve dhe ilaçeve ne spitale duket me ndryshe por vazhdon te kete probleme per te cilet njerezit qe shtrohen i dine. Por krahasuar me si ka qene situata me pare (e referuar te pakten), aktualisht per ilaçet dhe paisjet situata eshte goxha ne permiresim!
Fryma qe eshte perhapur ne mase (kryesisht nga media) kundrejt mjekeve eshte ajo e matrapazeve, e vrasesve, etj dhe kjo ka cuar ne nje acarim te raportit mjek pacient ku ne disa raste ceshtjet kane degjeneruar edhe ne dhune fizike.
Shendetsia kerkon reforma rrenjesore e aq me teper ne nje kohe qe eshte hedhur ideja e "mjekesise falas", koncept qe nuk i besoj sepse nuk mund te jete kurre falas! Kerkohet nje menaxhim me i mire i fondeve, nje rritje e buxhetit per shendetsine (dhe jo nje pergjysmim sic ndodhi kete vit me rishikimin e buxhetit)!
Mbetet akoma shume per te bere!
Vleresimi total qe mund te bej eshte qe gjerat jane akoma ne gjendje staze me shenja minimale drejt permiresimit!
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|