Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > pse te frikesohesh nga vdekja? Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 4.33.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
vida
Anetar i ri

Regjistruar: 28/03/2007
Vendbanimi: Aty ku me hodhi ZOTI!
Mesazhe: 5

Te mendosh per vdekjen qe tani do te thote te mos shijosh jeten. Te gjithe e kemi te shkruar fatin tone,prandaj me mire te vazhdojme te jetojme deri atehere kur e ka thene Zoti.
Vertet te vjen keq kur sheh nje jete qe shuhet,por ne fund te fundit vdekja eshte gjithmone vdekja e tjetrit. Prandaj nuk kam aspak deshire ta stresoj veten qe tani duke menduar per diten qe do iki.
Nuk di te them c`eshte vdekja,por mund te them c`eshte jeta, se vetem kete kam provuar.Eshte nje dhurate e pacmueshme qe te gjithe duhet ta gezojne.
Mos mendoni per te nesermen, jetoni thjesht te sotmen.

__________________
JETA ESHTE ME MONOTONIA NGA TE GJITHA AVENTURAT: MBARON GJITHMONE NE TE NJEJTEN MENYRE!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Prill 2007 16:57
vida nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të vida Kliko këtu për të kontaktuar me vida (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: vida Shto vida në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto vida në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Girl-Power

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
dua te citoj thenjen e nje filozofi:- perse te kesh frike nga vdekja nese ti se ke provuar kurre dhe nese do ta provosh nuk do ta kuptosh sepse je i vdekur.......e drejte apo jo?


Une mendoj shpesh per vdekjen sepse cdo dite e shoh ate tek te tjeret, ndonjehere edhe me pare se vete keta njerez.

Nuk jam e sigurt nese duhet te kesh frike nga vdekja sepse  nga nje ane frikerat e kufizojne njeriun, e paralizojne(Gabim i madh ky!) por nga ana tjeter besoj se edhe e shtyjne te jete me i shpejte ne vendime e me kurajoz!

Personalisht  kam frike nga vdekja: jo per faktin se nuk ekziston me sepse njeriu mund te jetoje por ka jete dhe JETE, por sepse e di qe do humb disa gjera, qe megjithese pak, jane te vetmet qe dua me shume.

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Prill 2007 01:00
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Girl-Power Kliko këtu për të kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Girl-Power në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
heathcliff
i larguar.

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: brenda vuajtes.
Mesazhe: 555

frika lind e jeton me njeriun, nuk ka njeri qe nuk ka frike sidomos kur vjen puna te gjera per te cilat ne nuk dime shume, sic eshte edhe vdekja, varet te karakteri i personit, por nqs pyesim pse te frikesohesh nga vdekja, nuk eshte vetem fakti qe ne po leme kete e ate , po ndahemi nga te afermit , nga te dashurit, por duhet theksuar dicka tjeter, njerezit frikesohen me shume nga fakti se nuk e dine se cfare i pret, dhe kjo ben dhe kategorizimin e tyre ne njerez qe nuk e shfaqin friken per arsye se nuk mendojne shum, dhe te tjere qe mendojne shum por jan te bindur se kur vdekja ti marr, ata do te kene nje vend te mire kudo qofte se besojn.
per mendimin tim besimi eshte nje arsye e forte per te mos patur frike nga vdekja, sepse nje besimtar e di qe ajo eshte e pashmangshme dhe e pret ate ti vije cdo moment, keshtu qe punon per te dy boterat, edhe per kete bote edhe per boten e pertejme,, un per vete skam aspak frike nga vdekja dhe pse deshiroj te jetoj gjate,,, me e rendesishme per mua eshte qe sa te jetoj te bej gjera qe jane te shendetshme per mua dhe shoqerine ku jetoj, keshtu qe edhe para se te vdes te mos them me vete pse nuk bera kete dhe pse bera ate, pse i thashe ketij keshtu e atij ashtu,, per mua me mjafton frika ndaj Allahut dhe asgje tjeter sme frikeson ne bote...
per ata qe nuk besojn nuk e di se cmendojn per vdekjen por di ate qe pak para se te vdesin kerkojne te gjejne besimin e vertete,,,,,

__________________
....i premtova vetes te mos hesht dhe heshtjes te mos flas.... s.o

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Prill 2007 02:00
heathcliff nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të heathcliff Kliko këtu për të kontaktuar me heathcliff (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: heathcliff Shto heathcliff në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto heathcliff në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

^ E panjohura gjithmone te frikeson.

Pse njeriu ndjehet me lehte me lindjen sesa vdekjen?

Imagjino te kishit nje ore ne dore qe tregonte sa kohe do jetosh, do ndryshonit stilit e jeteses? E pra koha jone e perkufizuar eshte e frikshme sidomos kur njeriu sja ka idene fare se cka qene e cdo te vije...

Modifikuar nga Endri datë 08/04/2007 ora 11:22

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2007 11:09
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
vanesajaems
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/04/2007
Vendbanimi: United States
Mesazhe: 161

Smile

pse te friksohesh nga vdekja

oh vdekja....largohem pre saj....edhe pse ajo ekziston....

                     nuk mendoj per te  dhe pse ajo nuk me pyet.......

                                jetoj jeten time  edhe pse ajo eshte duke ardhur....

                                       asnjehre nuk do ta shikoj edhe kur te vij......

__________________
Character is like a tree and reputation like its shadow is what we think of it; the tree is the real thing.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Prill 2007 07:24
vanesajaems nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të vanesajaems Kliko këtu për të kontaktuar me vanesajaems (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: vanesajaems Shto vanesajaems në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto vanesajaems në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
el-Nino
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

Unhappy

..shkurt nuk ka me UNE...

qe ne lashtesi njeriu eshte munduar ti jape nje shpjegim vdekjes, pasi gjithmone i eshte frikesuar asaj..ne fakt kjo eshte teme e gjate per te cilen edhe filozofet me sa di une jane munduar shume..nejse ku dua te dal..vdekja mund te shihet ne kendveshtrme te ndryshme nga persona te ndryshem..kjo lidhet me aktivitetin e perditshem (psh nje doktor qe eshte prane me pacintet e shikon ndryshe nga nje person tjeter) lidhet me rrethanat qe ndeshemi ne ambjentin qe na rrethon(nje person qe jeton ne nje zone qe ka konflikte te vazhdueshme me nje qe eshte ne nje vend te qete) gjithashtu varet edhe nga mosha (nje i moshuar me nje te ri e shohin krejt ndryshe).njeriu ka frike nga vdekja sepse ajo eshte e panjohur per te dhe nuk e di ce pret pas saj.

Shume prej nesh mundohen ta mposhtin friken ndaj vdekjes por shpesh pa sukses. O njerez! a nuk eshte normale qe n.q.s kjo jete eshte e vetmja te cilen ne jetojme ti trembemi vdekjes, pasi ajo na mer cdo gje qe ne ndertuam dhe na vjen fundi..shkurt nuk ka me UNE... a nuk eshte e frikshme???

Ne anen tjeter, ka njerez qe me te vertete nuk e kane frike vdekjen pasi kete jete ata e shohin si nje ure shume e shkruter kalimi pere ne Jeten e Pafund. Keto mendojne cdo cast per vdekjen por nuk i tremben asaj..     Ndryshe nga ata te cilet thone qe te mendosh per vdekjen do te thote te mos jetosh kete jete, une mendoj qe po te mos mendosh per vdekjen nuk mendon per kete jete..Kjo jete duhet jetuar ne menyren me te mire brenda normave njerezore dhe vdekja duhet pritur si pjese e kesaj bote..njeriu duhet ti trembet vdekjes nqs eshte i paudhezuar ne kete jete..ne te kundert ai duhet ta prese i lumtur ate..

rrespekte a.m

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Prill 2007 11:41
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të el-Nino Kliko këtu për të kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: el-Nino Shto el-Nino në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto el-Nino në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
frojdesha
githcka

Regjistruar: 09/01/2007
Vendbanimi: kudo
Mesazhe: 50

................

Terrori i vdekjes eshte pasiguria e asaj qe na pret.
Pergjigjia eshte e thjeshte dhe qeteuese:
ekzaktesisht e njejta situate para se te ishim...........

__________________
HESHTJA ESHTE REVOLTA ME E MADHE

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Prill 2007 13:18
frojdesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të frojdesha Kliko këtu për të kontaktuar me frojdesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: frojdesha Shto frojdesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto frojdesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
el-Nino
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

Citim:
Po citoj ato që tha frojdesha
Terrori i vdekjes eshte pasiguria e asaj qe na pret.
Pergjigjia eshte e thjeshte dhe qeteuese:
ekzaktesisht e njejta situate para se te ishim...........



..por ne ndryshim, tani qe jemi ne mendojme qe s'do te jemi me ne kete bote..kurse para se te ishim ne nuk mendonim qe do te ishim, pasi ne nuk ishim qe ta mendonim nje gje te tille...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Prill 2007 10:50
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të el-Nino Kliko këtu për të kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: el-Nino Shto el-Nino në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto el-Nino në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Goku
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/09/2006
Vendbanimi: *****
Mesazhe: 1040

Pse te frikesohesh nga vdekja ???

Une te pakten e di se nuk do vdes...pse te frikesohem ??

__________________
The more things change, the more they remain the same.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Prill 2007 17:59
Goku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Goku Kliko këtu për të kontaktuar me Goku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Goku Shto Goku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Goku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurajo e zogjve
Anetar i ri

Regjistruar: 25/01/2007
Vendbanimi: paris
Mesazhe: 23

frika e shte shenj inferjoriteti

Ne jemi qenje pafunsisht temporale dhe kjo ben,ate qe quhet frike.

__________________
ai qe nuk flet,nuk thote azgje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Prill 2007 18:23
kurajo e zogjve nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurajo e zogjve Kliko këtu për të kontaktuar me kurajo e zogjve (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurajo e zogjve Shto kurajo e zogjve në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurajo e zogjve në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:51 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > pse te frikesohesh nga vdekja?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.