JACK
Anetar i ri

Regjistruar: 27/05/2007
Vendbanimi: Bologna
Mesazhe: 3
|
dy mendime per ceshtjen e gjakut
Une studioj mjekesi, dhe te them qe ajo revista mbi gjakun dhe DVD qe ata qarkulluan para nja nje viti eshte mjaftueshem tendecioze. Sigurisht flas sepse i kam pare e lexuar.
Eshte pak a shume si ata politikanet qe perqendrohen vetem tek ndonje difekt, sado i vogel, i kundershtareve politik, e nuk zene aspak ne goje te mirat, edhe sikur te jene te medha, qe kane bere.
Sigurisht qe ka patur disa efekte negative nga marrja e gjakut (mund te me zesh ne goje ndonje ilac qe nuk ka efekte anesore?), por ajo qe ata nuk zene ne goje eshte se sa e sa jete njerezish ka shpetuar kjo metode (qe ishte e vetmja alternative para zhvillimit te teknikave kirurgjike me te sofistikuara, dhe shume here eshte akoma edhe sot). Vetem se antibiotiket psh kane edhe efekte negative kjo nuk do te thote se s’duhet ti marrim, pasi efektet pozitive i kalojne ato negativet. E njejta gje eshte edhe me gjakun, per momentin.
Plus qe edhe tregonte te verteten pergjysem, dhe dihet qe nje gjysem e vertete, shume here eshte baraz me nje genjeshter. Te lexoje ate revisten e te shikoje ate DVD te vinte pershtypja se gjaku duhet vetem ne raste kirurgjie. Ajo qe nuk zene ne goje aty psh eshte se ka kaq shume semundje te tjera per te cilat momentalisht eshte e pamundur te mos kurohen me ane te gjakut. Por nga ajo qe thonin, te vinte pershtypja sikur “blood alternative” ishte e aplikueshme ne cdo kamp mjekesor, dhe qe e vetmja arsye pse nuk e benin mjeket eshte se jane pertac (apo te keqinj), a dicka te tille. Asgje nuk eshte me larg te vertetes.
Se fundi, me e rendesishmja, interpretimi i Bibles qe bejne eshte mjaft i gabuar. Ajo qe kish vetem nje aplikim te qarte fetar (shiko kontestin e Veprat e Apostujve kap 15), ata e cuan nje nje aplikim “te gjere”, te cilin as qe e kishte ne mendje ai qe e kish shkruar librin.
Eshte njelloj sikur dikush te kete semundjen e “fimosi” (nje semundje e organit mashkullor, qe mund te kurohet vetem me rrethprerje), dhe te mos e bej, sepse ne Bibel flitet qe krishteret (nqs nuk jane hebrenj) nuk duhet te rrethpriten (Galatasit 5:2). Ky do ishte nje aplikim shume absurd i Shkrimeve, pasi ajo per te cilen Pali po fliste ishte rrethprerja e bere per arsye fetare. Por ama nqs dikush do ti imponoj vetes rregulla, jashte Bibles, mund ta interpretoje kete ne menyre qe te jete nje aplikim me “i gjere”, pra qe edhe nqs je i semure nuk duhet ta besh. Eshte nje aplikim absurd sigurisht, por sidoqoft “i mundur”. Nuk besoj se ndonje deshmimtar do e pranonte kete interpretim te Shkrimeve, dhe se po te qe i semure do te rrethpritej. Por per fat te keq, nje aplikim te ngjashem i bejne ata ceshtjes se gjakut.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|