Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Ajo qe ka ndodhur ne Lezhe eshte vertet cuditese edhe se deri diku do ishte e kuptueshme qe njerezit, lezhianet, te ndienin ndonje fare ndjenje mosperfaqesimi me te riun qe tha jam nga Lezha e me vone tha se jam dhe gay,por prape s'ma merrte mendja te arrinte deri atje sa te dilnin ne rruge te revoltuar sikur te ishin duke shkuar ne lufte kundra turqve !! Pastaj ai nuk tha qe ne ne Lezhe keshtu jemi te gjithe,thjesht per veten foli !!! Mendoja se lezhjanet maksimumi do shtremberronin turinjte,por me sa duket jo ...vertet absurde !
Por prape une nje gje nuk kuptoj...ky Klodiani ka nja 15 vjet qe jeton ne Milano ku ti thuash dikujt qe je gay te pergjigjet,kujt ju be vone !! Por realiteti shqiptar e me sakte ai i qyteteve te vogla eshte ndryshe dhe kete e dine te gjithe !!
Atehere perse duhej te vinte ne Shqiperi e te linte jeten qe ka ne Itali e t'ia merrte me te qara para 2 milione shikuesve e ti kerkonte falje mamase pasi eshte gay ?? Ne rradhe te pare mamaja e familja e tij e dinin shume mire prej vitesh qe femrat i benin cik alergji (kete e kam te sigurt nga nje lezhjan qe jeton ne Itali i njohur i Klodianit)....atehere kujt donte t'ia bente publike ?? Do thyente opinionin shqiptar gjasme ne ate menyre ?? Rezulteti...?? Nje boomerang i vertete....ai i videos !! Njerez te xhindosur te cilet as per mungesen e ujit e te dritave nuk ankohen ne ate menyre (per fat te keq) !! Pamje te forta,aspak te bukura,por mentaliteti ai eshte,nuk mund te thyhet kollaj...fenomene te tilla do kohe te pranohen ne mase nga shoqeri te caktuara e te mbyllura si ato te veriut tone...nuk duhen forcuar shume as me ligje qesharake si martesat midis homove !! Jane gjeresisht mese te pranueshme ne Hollande por jo ne Shqiperi !! Duan ca kohe qe te pertypen nga te gjithe ....tematika te tilla kerkojne evolucione e jo revolucione ne vende kaq delikate !
Ka menduar ndonjehere si mund te ndiheshin familjaret e tij nga nje berje publike e tille,me sakte si mund te ndihet mamaja e tij kur kalon rrugeve te Lezhes tani ?? E di qe njeriu nuk duhet te pyes e te jetoje me mentalitetin e per mentalitetin e tjetrit,kjo qe po them eshte ca e forte e provokuese,por prape dreqi ta haje ne Shqiperi jemi...ose me sakte ne Lezhe e jo Tirane (apo apo Paris,Londer e New York) !! Ai e deklaroi,po kaq e rendesishme ishte?? Mos te detyron njeri sot te shkosh para mediave e te qash se je gay ???
Ketu duhet te bejme debate me kembe ne toke e jo te filozofojme kot ne ajer me llafe te medhaja....jemi ne Shqiperi...Lezhe, dhe prinderit e tij (nese jetojne ne Lezhe) nuk mund te kene nje jete te perditshme normale tashme !! Nuk eshte bukur,eshte absurde...ok,e vertete...por ky eshte realiteti !!
Pastaj ketu dashkan ti jepkan medalje ari ,por ky me duket tip me goxha komplekse e kontrovers....
Ne ca prova sfilatash qe po benin konkurrentet e shtepise se Big Brodher, nje vajze nuk deshiron te veje nje kryq qe stilistja i kishte keshilluar te vinte dhe Klodi, si nje lezhjan katolik i devotshem e akuzon ate tipen me tone te forta duke i thene se si eshte e mundur te refuzosh venien e kryqit e idiotlleqe te tjera !!
Atehere,nje person i tille qe nuk ka aspak respekt per lirine dhe venien e simboleve fetare tek te tjeret,por perkundrazi,meqe (gjasme) eshte katolik vete, kerkon t'ua imponoje dhe personave te trete , ankohet qe te tjeret nuk jane tolerant me seksualitetin e tij ?? Aq me shume qe brezat e pasluftes ne Shqiperi jane rritur me nje fryme te forte antifetare dhe antipederastie po ashtu !! Epo edhe gay edhe katolik i devotshem, kjo eshte sec c'eshte !!!
Me pak fjale dua te them qe ky nuk eshte ndonje hero e nuk ka bere ndonje xhest prej heroi,thjesht ka nenvleresuar goxha mentalitetin e ambjentin qe ka lene vite me pare, duke menduar se nderkohe te thuash qe je gay e me vone te pretendosh te dalesh xhiro ne qender te Lezhes,do ishte njesoj sikur te dilje ne Piazza D'uomo !!
Nuk dua aspak te justifikoj veprime qe do ti quaja barbareske,mesjetare ....njerez qe marshojne pasi dikush nga i njejti qytet (ose qyteze me sakte ! ) tha qe jam homo !!
Por jam realist...e njoh mentalitetin shqiptar e ambjentin atje sado qe kam vite qe jam larguar ...me shtangen pamjet...por nuk kuptoj shume as ca njerez ne kete forum pse cuditen kur ne Shqiperi pjesa derrmuese s'jane aspak liberale ne lidhje me homot ...hiq nje pjese te shtreses intelektuale te Tiranes ! Ku paskan jetuar deri me sot keta forumista,ku jane lindur e rritur ?? Ne pallatet 5 katesh komuniste apo ne ate te Versajes ??
Sdq...flitet qe te per te bere publike nje gje te tille,Tch i ka ofruar 100 000 €,gjera qe veshtire te vertetohen,por qe do shpjegonin shume perse !!
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Modifikuar nga Roi datë 07/03/2010 ora 04:54
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|