Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645
|
Citim: Po citoj ato që tha Deimantè
Ca beni njerez kshu, ngelet tu hanger 
Bionde, receten ose me mire mos t'flisje fare.. haha
Mba shenim :p
Keshtu e bej una fergesen me gjize,e di qe ka sh menyra,por une bej me te lehten :p :
Per 3-4 veta : Nje kokerr qepe mesatare,e grijme holle dhe te vogel(une e kam tmerr ku duket qepa ne gjelle :p),e skuqim,derisa fillon te marri ngjyre kafe...I shtojme speca te grira po imet,dhe i leme te skuqen ca kohe bashke sa te zbuten specat..U shtojme domate te grira me thike ose me rende...(mua me pelqen me sh me thike,se duket me e fresket gjella)...
I lejme te skuqen pak,mund tu shtojme dhe shumeeeeee pak uje,sa te zbuten specat.por nuk nuhet te dali me uje
.Pastaj e heq nga zjarri,dhe i shton gjizen me avash (rreth 200-300 grame gjize),duke e trazuar me kujdes,qe te behet nje mase e njetrajtshme.
E vendosim serisht mbi sobe,dhe e trazojme me kujdes qe te mos ngjitet,mund te rri edhe 10-15 minuta ne nxehtesi,dhe gjate kesaj kohe i shtojme 2-3 thelpinj hudhra,majdanoz,piper sipas deshires...
Hiqeni nga soba dhe sherbeje ne nje pjate te hapur,tip pjatance,duhet te konsumohet e vaket,dmth as e ftohte as e ngrohte..
Dakort je 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|