diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Jam endur midis dyshimeve dhe zemrave indiferente duke kerkuar ate qe e dija qe sdo ta gjeja kurre ,te pakten ne ate pershtjellim ndjenjash.
Kam bredhur zbathur neper shpirtra gjembak ,dhe rruges se gjate kam humbur shume gjak.
Pa dashur kisha humbur veteveten ne erresiren e verber te nje ndjenje vrasese.
Dhe ajo e strukur ne nje cep te vuajtjes kerkonte pak drite ,pak jete,pak meshire ...
U zgjova nga ky makth letargjik duke kafshuar shpirtin ,duke vrare ndjenjen me shume sesa me kishte vrare.
Pas zgjimit ushqehesha me hijen e apatise time kronike duke thyer zemra ,duke mashtruar endrra.
Gjersa nje dite ...
Vibrimi i zerit tend me solli ne boten e verber te ndjenjes e cila ushqehet me te tuat buzeqeshje .
Une se dija ,une se prisja ,une se kerkova ndjenjen e cila lindi per ty pa dashur thjesht ishte aty qe priste te vinte nje dite.
Mos ki frike endra ime , shpirtrat tane do ta njohin parajsen dhe treni i ndjenjes sdo te ndalet kurre ,e nese ndalet sdo e kemi fajin as une e as ti ,por koha...
Koha rrotullohet rreth vetevetes e bashke me te rrotullohen e trupat tane ,banesa e fundit perpara parajses.
Ps:Te kam shume shume xhan....
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|