Kete pashe parmbreme ne nje nga Kanalet e TV-se gjermane.
(E perseriten dhe mbreme, pale)
Mbase dikush nga ju e ka pare, por une per here te pare e pashe.
-Me la nje shije te hidhur.
Flitej ne film se si Shqiptaret (nje Grup qe merrej me droge dhe prostitucion) ne France, rrembyen vajzen e nje agjenti amerikan e cila shkoji per turne ne Europe-France=Paris me nje shoqen e saje.
Keto femra qe rrembente ky grup shqiptaresh, i perdorte per prostitucion dhe disa i shiste duke i nxjerre ne ankand(!!!).
I jati i kesaj vajzes, 17 vjecare, shkoji ne Paris dhe i vetem shpartalloji banden e cila, ishte e lidhur dhe me persona te rangjeve te larta ne shtet (Police etj.) dhe e cliroji vajzen.
p.s. Po perse mor njerez, te behemi objekte Filmash per te tilla gjera!!!???
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
si gjithmone titullat si di pothuaj kurr po permblellja ishte kjo
nen e vajz sbinin dakort kurr ,zihweshin gjithe kohes mes tyre
vajza e qortonte te emen se nuk merrej kurr me ta po shpenzonte gjithe kohen e vet pas te dashurit
ndersa e ema per probleme tjera te adoleshenteve
fundja nje dit kto ishin ne nje restorant kinez e aty filluan te ziheshin
nje grua kineze i shef dhe u hell nje sort
qe nderron nenen me ftyren e te bijes dhe te bijen me ftyren e nenes
kto tani qe skishin cfare te benin ndryshe u detyruan te nderronin rolet] vajza te nenes e nena te bijes ,ne ket rast nderruan dhe te dashurit domosdo
taqni i dashuri i te bijes i takon te bie ne dashuri me nen e vajzez ,sepse ajo kishte sjelljet e vajzez gjithmone po vetem fytyren e nenes
si perfundim doja te them qe cfare ben zemra dashuia ndjenja qe ka njeriu per dike ,dhe pse para ky adoleshent kishte nje grua ne te 45 u dashurua me te dhe harroi vajzen
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
A dangerous method (2011)
Filmi tregon zhvillimet ne psikanalize ne vitet e hershme, kur Carl Jung ndiqte hapat e Sigmund Freud per te sheruar nje vajze. Ai rast u be sebep qe psikanaliza te kishte zhvillime dhe me pas dy doktoret te kene divergjenca te rendesishme (histori e vertete).
E pashe sepse traileri eshte shume i bukur dhe dinamik, por filmi kishte difekte qe e benin te dobet. Ndersa aktoret luajne mire, kamera nuk leviz kurre, momentet e dinamizmit xhirohen me kamera statike dhe montazhi nuk ka ate profesionalizem qe te mbuloje difektet e regjizorit. Muzika mungonte shpesh, me skena te gjata me audio origjinale.
Filmi te fut deridiku ne boten e psikanalizes dhe te ben te ndjehesh i lire, sepse doktoret mundohen te njohin veten (ashtu si duhet te beje secili prej nesh). Por nga ana tjeter nuk behet dot film i plote dhe i shikueshem edhe nga ata qe nuk njohin psikanalizen. Eshte vertet per te ardhur keq sepse detajet e tjera jane goxha te arritura, psh fotografia, akterimi, kostumet. Sikur regjizori ti jepte marshin e peste ketij filmi me kende te levizshme kamere, levizje montazhi, etj, do shenonte nje pune qe do terhiqte shume producente ne filmat historike. Eshte veshtire te tregosh nje skene ankthi, nervozizmi apo batutash te zgjuara me nje kamera qe tregon fytyren e personit 30 sekonda me rradhe. Syte e shikuesit kane nevoje te shikojne plot gjera qe te besojne skenen, kurse stili i ketij regjizori eshte teper teatral per te bere filma.
Me e keqja e filmit eshte perfundimi. Filmi praktikisht s'ka fund. Ne nje fare pike nxihet ekrani dhe mbaron filmi. Kjo eshte padyshim nje zgjedhje teper idiote qe cilido producent do e refuzonte, sepse gjithmone mund te krijohet nje perfundim, qofte dhe me truqe kinematografie. Pra shikuesi pretendon nje mbyllje llogjike me nje histori te caktuar. Ky film shkruan tre rreshta ne fund si perfunduan personazhet dhe mirupafshim.
P.s. Bravo atij qe ka bere trailerin, sepse aty qendron talenti i vertete qe detyron njerezit te shikojne filma gjoja dinamike qe ne fakt s'kane dinamizem.
Personalisht Fajtor, ky filmi me pelqyeu shume, (aktualisht eshte ne kinema ketu tek ne). Ndryshe nga ty nuk jam ndaluar fare tek difektet e filmit, sepse historia e tij me beri kurjoze deri ne fund...
Filmi trajton nje histori te vertet dashurie, dhe nje metode shume interesante psikanalise, ku edhe ne ditet tona nuk praktokohet si duhet.
Persa i perket divergjences, me pelqen ideja e Frojdin, ndoshta se un nuk jam shume besimtare, edhe pse nuk e mohoj qe ka gjera qe si shpjegojme dot...
Film thriller i realizuar cop cop do thoja por ajo qe me beri pershtypje eshte kjo puna e narkozes pra dhe pse nervat e tij ishin paralizum ndjeu gjithe operacionin sa gje e shpif duhet te jete.