kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Crazy America
Ju premtova se dicka doja t'u shkruaja per Americen time te dashur, per Ameriken time te cmendur, qe cdo dite e me shume po cmend njerezit e saj dhe me pas gjithe boten.
Akoma kam dhimbje ne krahun e djathte nga nje goditje e befasishme prej nje gruaje te cmendur ne tren kur po kthehesha nga puna dje bashke me tim bir.
Po prisnim te nisej treni, kur nje grua rreth te dyzetave perplaset ne toke duke dale nga vagoni i trenit ne platformen e stacionit dhe te gjithe menduan se i rra epilepsi ose mbaroi, ndonje goditje ne zemer. Asnje nuk levizi, perkundrazi vazhdonin leximin me qetesine me te madhe. Papritur gruaja ngrihet me rrembim dhe fillon e i merr te gjithe mbare, duke share, e duke bertitur, e duke goditur, kush ti dilte perpara. Prape askush nuk e prishte terezine, mua me hypen nje frike ne llahtari. Mendova me vehte sikur kjo e cmendur te kete ndonje arme me vehte apo ndonje thike do te vrase dike se s'ben. E tronditur kerkoj cell phone, te marr policine ne tel ose security guard. Im bir me amerikan se amerikanet as nuk e prish terezine dhe ashtu e acarruar i bertas atij "c'me shikon si tuaf, ajo do te vrase ndonje sonte, do te me shohesh" dhe nuk kisha mbaruar fjalen e cmendura futet ne vagon i versulet nje burri shtatlarte qe qendronte tek porta dhe pas tij mua qe isha ulur tek sedilja prane portes. Cfare tmerri, nuk e merrni me mend, pandeha se atje kisha diten time te fundit. Prape askush nuk levizi. Ajo kishte kaluar nga faza dhe askush nuk mendonte ta bente zap, kush e di nga cmendine do te kishte dezertuar....
Tani mua akoma vertet me dhemb krahu dhe e kam te nxire, por me shume me dhembi ajo grua, qe kur i vune prangat policet te gjithe me rrethuan mua dhe me mesonin si te beja raport ne polici.
"E c'raport te bej une, ajo pothuajse e beri vete raportin e saj" ju pergjigja pasagjereve te mij ne tren.
Ne ate kohe me erdhen ne mendje gjithe te cmendurit e Amerikes. Perse ne Amerike ka kaq shume te cmendur, te depresuar, te deshperuar, te lene mbas dore, te shendoshe tej mase, te pire, te droguar, te pashkolluar, te rritur jetime me prinder te divorcuar, te vetmuar ne pasuri.
Sa shume lexojne, kaq shume, sa leximi i tyre i tepruar te ben te mendosh se sa shume vuajne, sa te vetmuar jane, lexojne se nuk u flet njeri me goje dhe nuk dusn ti flasin kurkujt.
Sa dallim i madh klasor, hendek shume i madh, njeri jeton ne pyll si kafshe, ne mes te parave, lluksit, makinave, anijeve dhe vetmise, ndersa tjetri jeton ne pallatet e comunitetit ne mes te droges, pijes, analfabetizmit dhe vabdalizmit edhe ky nen shoqerine e vetmise.
Amerika shpiku comjutrin, forumet dhe njerezit filluan nga pak te shkruajne, se per te folur kane harruar, te me besoni, ju lutem me besoni, vetmia vete do te haje Ameriken. Vetmia eshte ajo qe po sjell degjenerimin e Amerikes, dhe ajo tashme ka filluar ta ndjeje me teper se kurre...ka filluar integrimin, por sa vone qe eshte...
Ja shihni edhe ketu ne kete forum te thjeshte shqiptaresh, kush jane ata qe shkruajne me shume poezi, shkrime, brockulla, fantazi... pikerisht ata qe jetojne ne Amerike, ne Ameriken e vetmise.
Ata te gjithe kane shtepira, makina, degree, borxhe, por sa pak miq e shoke, sa pak te aferm dhe kusherinj zemre...zemra e tyre eshte bosh, besomeni, besomeni.
Nuk duan te komunikojne, se kompleksiteti qe kane ne menyren e te menduarit per shkak te vetmise, i udheheq gabim duke u humbur ate origjinalitetin e personit njeri dhe prandaj shume here duken qesharake apo per te ardhur keq...
Sa keq me vjen per brezin e ri qe do te pershtatet me kete menyre jetese te ndyre...
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|