Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
-"Ja si rashe en dashuri me Bleten..."-vazhdimi....
Citim: Po citoj ato që tha bleta punetore
Doli nga dushi me e nervozuar se me pare. Qe billionerja tallej nuk ia hiqte kush nga mendja. Jo, jo, s'do linte kend te tallej me te! S'ia kishin arritur punetore qe jetonin vec me rromuze e jo me fjalet e sherbetosura te nje billionereje qe s'dinte si te shtynte kohen! Nuk kish pse ia tregonte vendin menjehere, donte te shihte nje here deri ne c'pike mund te arrinte. Mendimi po e defrente, madje! Gjithe jetes i kish marre gjerat drejt e drejt, te provonte nje here keto rruget me dritehije, ku i dihej! U vesh e u rregullua tamam per nje takim "mondan" (hahahaha! Sa e bente te qeshte kjo fjale): sexy, por thjeshte, femer me pak fjale.
Kur doli nga shtepia Eric donte t'i bente patjeter ca fotografi, se ish perfekte per detyren qe i kish dhene profesori i arteve me teme "Mrekullia e quajtur femer".
- Eric, te kam xhan, nje here tjeter!
- Me kombinoshe pune te kam bere nje koleksion te tere, tani me duhesh keshtu!
Ajo qeshi me te madhe, por i la vec fjollen e parfumit te saj.....
(vijon)
E embela ime Bleta.
Me trishtoi pa mase kjo gjurme e dashurise sone, (vite me pare).Nuk te kam
lene kurre shkak te dyshosh ne dashurine time.Te kam dashur pastertisht,
per kete te jesh mese e bindur.
Dashuria nuk eshte koke apo trup me vete, gjendet brenda cdo shikimi njerezor,
brenda cdo trupi njerezor, brenda cdo mendje njerezore, pra, une te kam fale shpirtin.
Ti arrite te me kthesh ne buzeqeshje te pafundme, pasi qeshja me shpirt.
Ti arrite te me lumturosh, gje qe askush s`e beri dot me pare, as me pas
te jesh e bindur.
S`e di nese te kujtohet betimi yne perballe zjarrit bubulak,
ku deshmitar kishim Jarigas & Briseide.
Une kurre s`te kam mashtruar, as jam munduar.Kam qene 10000% e sinqerte me TY, edhe do te jem gjithmone shpirti im i embel.
Une kurre s`te kam thene qe jam billionere, as kurre nuk do te te thoja
derisa TI te beheshe pjese e pandare e jetes sime.
Nuk kam dashur te te blej shpirti im i embel, kam dashur te te fitoj me mund,ashtu sic kam fituar gjithcka kam.
Dashuria eshte si llotaria o engjelli im i mbremjes!Po te ra, te entuziasmoi
e po te la, te trishtoi...Urrej jeten e casinove.Dua te jetoj larg zhurmes,
larg zerave te sorrave,dhe sa me prane buzeqeshjes tende.
E dija qe nuk do arrrija te te kisha timen kurre, pasi arrita te njoh pafajesine tende,
ate dite te takimit te pare ne "Piano bar", diku larg 15" prej shtepise sime(afro 3 vite me pare).
Ndoshta kam gabuar dhe ndihem fajtore qe nuk te kendoja cdo nate serenata
poshte dritares se dhomes tende.
Ndoshta kam gabuar qe ste kam thurur poezi dashurie, por te jesh e bindur se
nese nje dite do te jemi NJE SHPIRT brenda nje JETE,-ti do te lexosh gjithcka kam krijuar dhe thurur ,e nxitur nga frymezimi qe me jeje TI Engjelli im.
Shume mire ke bere qe i le vetem eren e parfumit tend atij zoteri Eric,
pasi ai tip kurre sme ka pelqyer, as si aktor!Nuk di te aktroje ai ylli im!
Ti s`je mall qe fytyra jote te behet koleksion i te appasionuarve pas
te ashtuquajturit art- virtual.
Eh, sa shume kam per te te thene ylli im, te betohem ne gjuhen e zemres sime
qe ti do jesh vec e IMJA.Heret apo vone...une di te pres shpirt.
Honney, will u marry me?!
__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|