Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Cfare jane filmat e autorit (firmato) ?
Per shume njerez: ASGJE. Madje mund te duket sikur ka inidvide me fiksime qe njohin regjizore e skenariste filmash si xhepat e vet. Kjo edhe mund te vertetohet ndonjehere, por ne pergjithesi autoret e mire lindin brenda nesh.
Per shembull, ndonjehere shikon nje film qe te pelqen, madje bie ne dashuri me ate tregim jete. Pas pak kerkon kush jane aktoret. Ose prit, kush e ka krijuar tamam, kush eshte regjizori? Keshtu lexon nje emer. Ose ndoshta e fikson ne titrat e fundit pasi e sheh filmin disa here.
Kalon kohe dhe nje film tjeter te pelqen. Rrekesh te shikosh autorin. Befas zbulon se eshte i pari. Pra, nuk eshte rastesi qe filmi tjeter qenka i bukur. Muajt e vitet kalojne dhe formojme nje kulture tonen kinematografike, ashtu siç formojme nje kulture ne çdo fushe te artit. Ato emra kineastesh qe perkojne nga filmi ne film na bejne te kuptojme se jane te mire, jane tanet, i pervetesojme. Jane ato, pra, filmat e autorit, te cilet dashur padashur tejkalojne kufijte personale dhe pelqehen nga shume njerez.
Nje shembull:
Filmi "Detenuto in attesa di giudizio" eshte shume i bukur, mbreselenes, me imazhe qe fiksohen ne kujtese dhe te fusin ne ankthin e nje personi qe burgoset ne kushte te renda per nje gabim gjyqesor. Shume mire deri ketu.
Pastaj shikon "Caffè express", ku nje shites kafesh ne tren kalon nga vagoni ne vagon per tu takuar me personazhet tipike te shoqerise. Edhe ky shume i bukur. Befas zbulon se te dy i ka bere Nanni Loy. Atehere nuk eshte rastesi. Nanni Loy dika te beje vertet filma te bukur. Autoret jane ata qe na pelqejne, ata qe na ngulin artin e tyre ne kujtese. Kjo padyshim eshte nje rruge vetjake, nje pervetesim qe nuk eshte e thene te ndodhe.
Ja pse shume nga emrat e vene ne kete teme nuk kane domethenie per shumicen e anetareve, por kjo eshte normale, sepse autoret nuk tregohen. Ata zbulohen. Jane ata qe pelqen ti brenda vetes, ata qe krijuan libra, skenare dhe kende filmike qe te fusin ne jete paralele.
Dhe mesa duket njerezimi ka nevoje te jetoje ne jete paralele, te njohe njerez, personazhe, qofte ne filma apo ne endrra, gjate nates. Bota qe jetojme çdo dite eshte teper e vogel per mendjen tone. Jemi te etur per situata te tjera. Uji, alkoli apo limonatat qe pijme me sy krijojne identitetin tone kulturor. Prandaj, miq te kesaj teme, mos kini frike kur lexoni emra te panjohur. Madje mos i lexoni fare, kalojini, fshijini nga kujtesa. Ajo qe ka rendesi eshte te jetojme jetet paralele. Me vone do kuptojme se varen nga njerez-dritare qe na zgjerojne horizontet me punen e tyre.
-------------------------------------------
Persa i perket atyre qe tha Roi, neorealizmi eshte shume i bukur, nese me kete term quhet pershkrimi i momenteve normale te jetes, banaliteti, thjeshtesia, madhesia e nje perjetimi te vogel. Por filmi eshte nje spekakel artistik. Nese krijohet i merzitshem, i rende per tu pare, etj., atehere vlerat i mbeten tek dera e banjos. Ose tek momenti historik kur u krijua, pa mundur te kaloje testin e kohes. Per kete aresye me bezdisin pa mase filmat qe duan te tregojne histori pa art. Fundja filmi nuk eshte vetem akterim. Aty ka kende pamjesh, ngjyra, fotografi, dhe ne fund tingujt qe perbejne shtyllen kurrizore te filmit.
Ka filma si Munich (Steven Spielberg) apo te tjere nga Clint Eastwood qe jane pa kolone zanore. Ne pergjithesi ngjajne si heshtje te thyera me dialogje, ose skena si tek "Lettere al Vento" (Edmond Budina) ku tregohet per 30 sekonda nje njeri qe ecen ne horizont pa muzike dhe pa ndryshuar asnje kend filmik. E pra, filmat e merzitshem nuk meritojne te shikohen. Personi ulet te shikoje diçka, por je ti qe duhet ta fusesh ne histori.
Me komedi, fotografi, muzike, kende, etj., kete gjeje vete. Rendesi ka qe te me terheqe diçka. Dhe per ato lloj regjizoresh qe harrojne detajet me kujtohet nje thenie e Sergio Leones:
I tha nje bashkepunetor: "Aman sa i fiksuar je pas detajeve. Kush e shikon detajin e asaj tenxheres ne kinema?"
I pergjigjet Leone: "Pikerisht, njerezit i shikojne filmat ne kinema, jo ne cirk".
Sot nuk shkojne njerezit ne kinema xhanem, por detajet e vendosura 40 vjet me pare neper filmat e Leones i rezistojne kohes akoma.
|
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datë 23/10/2009 ora 06:03
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|