Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40
|
Thellesim i ideve te mia mbi dashurine! Per Lupicen!!
Ok Lupica!
Une kam 12 vjet qe jetoj jashte shtetit!!! Dhe si per te ndihmuar idene, kam qene ne Shqiperi, per here te pare vitin qe shkoi, pra, dua te them qe une u rrita ne Itali, Bolonje, dhe mentaliteti im pak fare ka te beje me mentalitetin shqipetar! Pse thua ti? Po ja, isha 19 vjeç kur ika nga Shqiperia, tani jam 31 vjeç, pa pasur asnje kontakt me Shqiperine apo shqipetaret(pasi shqipetaret, te pakten ne itali, jane personifikuar me te drejte si figura e te pandershmit, atij qe merret me prostitucion, vjedhje, droge etj, e ky mendim ka vetem 4 vite qe eshte thyer, pasi tashme ketu policia i ka mbyllur per te pakten 15 vite, neper qeli tere kokat e delinkuences)! Pra, une edukaten time te pare e mora nga im ate dhe ime nene, te dy profesore, me kulture te madhe, dhe e tera kjo ne Shqiperi! Te hapje syte, poshte e perpjete, 99% perqind e familjeve, ishin familje me raporte te mira, ku nene dhe baba lidhen, martohen, bejne familje e vdesin sebashku!!! Pra, si pa pritur, ndodhem ne nje bote, te lire, te madhe, ku mundesite jane te pafundme, ku arrita te hapja edhe restorantin tim,ta shisja, te mesoja nje profesion(picajol, por edhe shume profesione te tjera) qe arrijne te me japin 3000 euro(=3500$)ne muaj!!! Pra, siç jam une, shume mire mund te jete edhe nje femer, ka te njejtat mundesira! Keto mundesira ne Shqiperi, dikur ishin te pamundura, e tani, kush jeton ne bollek e modernizem, siç i thone jevgjit:lyejne prapanicen me gjalp...! Por, e dashur mike, a mendon vetem pak, ti, nje femer moderne, qe punon, ke rroge, vishesh si te duash, mbase edhe ekstravagant(dmth paraqet pjese intime te trupit tend qellimisht per te terhequr vemendjen e te tjereve), ke edhe shtepine tende, ke ç'te duash!!! I ke, e di, ama edhe 90% e shqipetareve, ketu perfshire edhe femrat, nuk lene pune pa bere, qe si e si te sigurojne garancine e te jetuarit te lire!!! Ok, te jetosh i lire, per mua, sidomos per nje mentalitet qe kam une, eshte nje akt me shume rendesi!!! Ama, une nuk arrij t'i jap paqe mendjes dhe zemres time, kur mendoj qe une, mashkulli me 5 gjuhe te huaja, profesionist me te ekonomi shume te shendoshe, njeri modern qe edhe minifundi, apo zbukurimi i femres ne sallonin e bukurise nuk me jep asnje merzi, perse duhet te jetoj perjete i lire, ose me shqip e troç, te jetoj sa me teper aventura?!!! çfare duhet t'i tgoje e mesoj femijeve te mije mbi mua e jeten time? Qe babai(apo mamaja) e nxorri vete me forcat e veta buken, ama nuk lashe muaj viti pa kapur nje femer(apo femra nje mashkull) e bere aventure?!!! Si mund ta quaje kete civilizim? Ky thjeshte degjenerim! Ok, mund ta kuptoj qe une kam bere aventura e historira kur isha shume pak i pjekur, 20 vjeçar, i pa mbuluar nga kujdesi i prinderve, dhe prere e lehte e jetes se aventurave rinore!!! Ama, vjen nje moshe(qe mire e thua ti, ne femra e meshkuj gjerat ndryshojne: femra 20 vjeçare ka mendjen dhe dinakerine e nje mashkulli 26-30 vjeçar) qe njeriu kerkon nje stabilitet, kerkon ate dashuri, qe jeta ia mesoi sikur te ishte vera e pranveres, qe vjen ne prill, e iken ne maj, por qe jeta eshte komplet nje proces i ndryshem: perse une duhet te vuaj, ta pranoj ate lloj jete qe ne nje muaj, 10 dite jam i/e mbuluar me dike tjeter, "dashuri" e kujdes, e 20 dite te tjera e ndien veten me keq se nje qen!!!! Andaj, edhe me mantalitetin modern qe kam, llogjika dhe kujtesa me shkon ne Shqiperi, ku prinderit tane, fisi, komshite e shumica, heshin me nje ceremoni aq te bukur, pastaj martoheshin me nje feste aq te rradhe, ku shamia digjet nen tingujt e valles shqipetare, e ku çifti i ri krijon edhe familjen, femijet, shtepine e tyre, jeten e tyre, bashke, pa mendjen a shtyerjen e ndonje tjetri(edhe pse ishin lidhje me shkuesi) dhe ato lloj familjesh i kane rrezistuar kohes me aq sukses e qetesi, sa sot eshte e pamundur te imagjinosh nje familje te tille ne jeten evropiane apo amerikane etj!Andaj, dhe une mendoj e perseri debatoj, qe dashurine qe kam ne mendje, si nje skulpture te kristalte, qe me perket vetem mua, une ia ngjes dhe ia fal femres qe ajo skulpture i ngjet, dhe ajo perper mua eshte personifikim i jetes, halleve, punes 12 oreshe ne dite, mundi dhe PERSEJA e tere ketyre sakrificave per te perparuar e mireqenur! Ne familje e dashurine per time shoqe une personifikoj tere jeten time, te mirat e te keqijat qe kam, sepse ajo familje se bashku me te mirat e te keqijat e veta qe ka, do me çoje ne pleqerine e qete, me nusen perkrahe, me femijet e rritur e te arritur e edukuar mire, me niperit plot dashuri e miresjelle e mirenjohje, dhe kjo eshte jeta! Te flasesh me gjuhen qe flet ti Lupica, me jep te kuptoj qe je nje femer qe ne jete ke ngrene shume te dredhura e te futura, e qe ia ke humbur fare besimin, por qe mendon qe lumturia qendron veten ne ty, e jo perreth asaj qe te rrethon!!!! Por, mendime te tilla ndryshojne vetem nen peshen e madhe dhe te rende te fakteve te jetes, e cila ne fund te fundit, te çon te realizimin e nje familjeje! Por realizimin e dashurise dhe te familjes, me mire le ta bej sa jam i ri, ne forme dhe me bukuri fizike, sepse asgje e keqe nuk te ndodhe t'i lesh aventurat, e seksin e çdo gje qe ben me dashnoret(apo dashnore) t'i besh me tet shoqe(apo tet shoq)! Ne fund te fundit, une keshtu e mendoj, dhe ke te drejte te mos zhytesh fare ne oqeanin e mendjes sime, qe pa me kuptuuar mire, mund edhe te me quaje i shkalluar, por, keto qe une po te them sot, jeta do t'i bej te detyrueshme kur te jeshe 40-45 vjeçe, ama nese ndodh ashtu, te rrofte fallsiteti me te cilin nderton nje dashuri e familje ne moshe te vonuar!
__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|