cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
[BAborti eshte ceshtje principi. Nese je kunder tij, nuk ka sesi te vije ndonje moment ku te gjendesh ne dyshim per zgjedhjen. [/B]
Teorikisht eshte e vertete kjo qe thua, megjithate historikisht njeriu kurre nuk e di me siguri e bindje te patundshme ate qe do praktikoje ate moment te caktuar kur i duhet te vendose. Ic fare nuk je lenient, shume i prere dreqi ta haje (si ateist qe te kam, kete fjalen 'dreqi' zevendesoje me dicka tjeter) 
Shoke,
Aborti, nuk behet per hobi apo per te mbushur nje pasdite bosh. Nje femer e rene shtatzane po arriti te konsideroje abortin si opsion, atehere dukshem qe konditat e jetes se saj (dhe te partnerit te saj, kete e thash enkas per Akrepin) qofshin ato shendetesore, financiare apo mosha e re etj nuk ja lejojne mbajtjen e femise.
Ate femi ne bark te saj nuk e do me shume nga vete prinderit, ligji apo Maliqi, ndaj dhe keta, pra ligji dhe shoqeria duhet te shikojne punet e tyre. Jam dakort qe do ishte shume me e udhes te mos biesh shtatzane por gabime ndodhin, ja re, nuk mund te rregullosh gabimin me gabim (duke mbajt femine). Ju duket e drejte ti jepni perparesi shtatzanise, ti jepni te drejte nje embrioni, nje jete akoma te paformuar dhe te shumezoni me zero jeten aktuale te nenes e te babait? Te mos harrojme qe statistikisht, perqindja me e madhe e krimineleve jane pikerisht keta femi te cilet u rriten si mos me keq nga prinder adoleshente, te pa shkolluar, te pa punesuar, drogaxhinj e si rrjedhoje dhe keta femi ne te njejtat hapa do ecin, sepse jeta eshte rreth vicioz dhe eshte shume e veshtire te shkeputesh nga cikli.
Balerina, it doesn't play on my computer. Na thuaj c'thote in a nut shell ne nje fjali. 
__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|