NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
zgjatja dhe mbarimi i ARN dhe ruajtja e ketij produkti
Cod. A21022006
me pak fjale thame se si fillon traskriptimi...enzima qe gjen pozicionin +1 ne baze te promotoreve dhe aftesia qe ka ajo te filloje nje zinxhir ARN-je komplet te ri pa nevoje te primer-it...
per sa i perket procesit te zgjatjes se ketij zinxhiri nuk ka shume me thene pevecse qe gjate ecjes enzima hap zinxhirin a ADN-s perpara vetes (kete duhet ta beje duke perdorur energji qe te arrije te hape heliken megjithse do te me duhet te verifikoj kete informacion) ndersa pas saj zinxhiri mbyllet (do ju keshilloja te shifni edhe informacionet qe po jep Dr.D tek tema e BIOLOGJISE MOLEKULARE megjithse ato mund te duken pak te ngaterrueshme...jane informacione qe plotesojne edhe me teper keto qe them,nderkohe qe po mundohem ti them me fjale te thjeshta informacionet rreth gjenetikes)...zinxhiri i ARN-s qe zgjatet del pas enzimes....nese eshte qelize prokariote atehere direkt ne ate moment qe del nga enzima ky zinxhir i ARN-s fillon te perkthehet ne proteine,dhe kjo per faktin qe thashe qe nuk ka berthame te mirfillte ne ato qeliza dhe ne kete menyre kursejne kohe dhe energji (qe do shpenzohej per te nxjerre ARN nga berthama,per trasportuesit,per poret e berthames etj)...ne fund,kur enzima mberrin fundin e gjenit (edhe kjo bazuar ne sinjale te ndryshme qe enzima has ne semuencen e ADN-s ajo do shkeputet nga helika e ADN dhe te njejten gje ben edhe ARn-ja e sapo formuar....deri ne kete pike jemi ne rregull besoj...ketu duhet te shtojme disa gjera me teper nese marrim parasysh qe qelizat e eukarioteve jane shume me te specializuara dhe duke qene se kane per te bere me shume veprime se sa ato eukariotet duhet te bejne te mundur qe prodhimi i ketij traskriptimi te mbijetoje per nje kohe te mjaftueshme per tu perdorur nga qeliza...per kete arsye pervec gjerave qe thame me siper ndodhin edhe disa procese me teper sic jane shtimi i nje nje sekuence te shkurter ne fillim te ARN-s qe po formohet dhe ne fund te saj...ne fillim te saj(dmth ne pozicionin 5' te ARN-s) shtohet nje 7-metil guanozine qe ne fakt eshte nje guanine qe ne pozicionin 7 ka nje grup metil dhe azoti qe ndodhet ne ate pozicion ben 4 lidhje,nderkohe qe tek guanina normale ka 3 lidhje (do mundohem te gjej nje figure per te)...kjo ka funksionin qe ta mbroje ARN-n nga enzimat e ndryshme qe jane ne gjendje ta shkaterrojne(informacioni i bazuar ne librin e gjenetikes se snustad-it)...ndersa ne fund te zinxhirit te ARN do te shtohet nje grup adeninash qe normalisht ka funksionin qe ta beje sa me te qendrushme kete produkt te traskriptimit...vazhdon...
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datë 01/05/2007 ora 04:21
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|