Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Rentova "Argo" dhe "zero dark thirty"
Ky Ben afleck sme ka pelquer kurr si aktor. Me duket jo shume figur interresante per leadin roles. Ishte ok.

Ndersa Zero Dark Thirty se si ndjeva icik keqardhje si e vrane bin ladenin adhtu ne shpi nersy te femijeve
Nga ana e portretit "burreror" ka dicka ne thelb qe i mungon ktyre amerikanve, edhe ne nje film hollivoodi i mungon aftesia ta paraqesin kte. Femra duke thene "fuck" "motherfucker" etj
Simpatia e karakterit ngelet ne anen tjeter, si tek argo ashtu edje tek Zero dark.
Noshta se me pelqejn the underdogs ne filma.

Ndersa The Hobbit, muau duk 5 minuta.
Kisha smoke weed and loved it

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Mars 2013 08:38
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

National Geographic: inside North Korea (2006)

Eshte e pabesueshme ngjashmeria e Korese se Veriut me Shqiperine e diktatures. Cdo element i atij vendi, rruget pa makina, devotshmeria per liderin, figurat e liderit kudo, izolimi total, njerezit qe vriten duke kaluar kufirin, kampet e internimit per familjaret e te arratisurve, obsesioni me aspektet ushtarake, cdo gje kujton Shqiperine e dikurshme. E forta eshte qe askush nuk mund ta kuptoje ate vend me mire sesa ne shqiptaret, askush nuk di ti jape kuptim, edhe gazetarja amerikane qe ka krijuar dokumentarin nuk kupton gjera thelbesore dhe nxjerr konkluzione naive. Nga ana shkencore ky dokumentar eshte nje deshmi e psikologjise baze te njeriut, si reduktohet, tjetersohet, si ngaterron friken me besimin (ashtu si dhe besimtaret fetare), si nuk njeh me veten. Nga ana artistike nje dokumentar i thjeshte si ky ben te qash dhe te qeshesh ne nje kohe te shkurter. Situata tragjike dhe komike alternohen, qe amerikanet nuk i kuptojne, por ne shqiptaret sot i shohim me komicitet, kurse nga ai komicitet del nje vuajtje qe te prek.

Nje fragment i vogel qe tregon njerez qe presin jashte spitalit me kujtoi njerezit qe prisnin per ore te tera para shtepise se nje komshiu doktor, thjesht qe ti jepnin pula ose veze a gje tjeter qe operacioni i i nenes a babes te shkonte mire. Prisnin gjithe diten pa ekzagjerim, ulur galic, tamam si keta ne dokumentar, anash deres se doktorit me shpresen se doktori do hynte a dilte nga shtepia. Doktori kur vinte mezi e duronte ate skene, i thoshte njerezve qe s'ka nevoje, etj. fundja s'mund te pranonte asgje se dukej si rryshfet. Po njeriu prandaj kishte pritur gjithe diten tek dera e shtepise e nuk kishte shkuar ne spital. Aty vetem spiuni i lagjes degjonte, Kadriu, i cili banonte mu perballe doktorit, dhe me siguri kenaqej kur doktori i refuzonte torbat dhe katunari i shkrete kthehej i pikelluar ne shpi se i kishte vajtur pritja kot.

Bah cfare situatash, perendimi nuk do i njohe kurre. Vetem neper libra i lexojne perendimoret kthinat e psikologjise se njeriut te gjendur ne situata ekstreme ku buka dhe besimi behen njesh dhe po nuk besove mund te vdesesh.

Duke pare kete dokumentar krijova pershtypjen se problemi i vetem i komunizmit tone ka qene mungesa e gradualitetit per kalimin ne demokraci. Shtete si Jugosllavia apo Kina bene nje kalim shume gradual prandaj populli nuk u traumatizua. Izolimi i tmerrshem me nje kalim te menjehershem ne nje sistem dhe nje bote te panjohur krijon nje shock qe perendimoret nuk e kuptojne. Prandaj dhe at qarjet kur lideri vdes jane te verteta, sepse kur vdiq Enveri nje pjese e mire e njerezve qane nga frika se Shqiperia po shkonte drejt te panjohures, asgje nuk do ishte si me pare. Perjetimi i nje sistemi apo traume ndjek gjithmone nje njeri a nje popull. Per shembull, mungesa e ushqimit ne femijeri do ndjeke gjithmone femijet koreane, me difekte trupore, apo thjesht ne psikologji, ashtu sic ne kujtojme akoma kohet e rralla qe na vinte ndonje cokollate dhe e ndanim me copa te vogla me njeri tjetrin, apo cimcakizin e famshem qe fusnim ne gote qe ta kishim per neser. Une akoma kujtoj keto gjera sa here qe shoh masen e cokollatave ne dyqan, apo kutine e qumshit milk qe bente 60 leke ne kohe te Enverit po nuk e blinim dot.

Nejse, e zgjata, po kush ia ka ngene ketij dokumentarit le ta shohe. Qenka komplet ne youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=mxLBywKrTf4

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 20/04/2013 ora 07:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2013 07:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Mua me ben pershtypje sesi ka akoma vende te tilla qe drejtohen ne menyre te tille diktatoriale ne kohet e sotme. Me duket si histori e koheve me pare (si ato historite dhe hallet qe me tregonin prinderit nen ate sistem) jo si aktualitet qe jetohet ne nje vend tjeter. Ishte vertet keqardhes. Sidomos ato pjeset ku femijet jetonin ne kushte shume te keqija apo deluzioni i lumuturise nen ate tutele, menyra e te arsyetuarit dhe edhe orendite shepiake te dedikuara nje diktatori -fotot etj, nje adhurim i verber dhe pa baze, abuzim lirie dhe abuzim psikologjik...uh shume i frikshem.

E kushedi c'thonin vendet perendimore per Shqiperine, jo shume kohe me pare...

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Prill 2013 02:30
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Fotot dhe orendite nuk ishin normale, dukej sheshit qe ishte pergatit shtepia para se te shkonte amerikanja. Fiks si ne Shqiperi. E kishin cuar amerikanen te shikonte nje shtepi model, s'kishte varferi, do kene qene me biografi te mire.

Lumturia eshte relative. Andej te gjitha jane falas po s'ka ilace. Ketej ka ilace po s'ka leke. Nuk jemi me mire, jemi thjesht ne sistem tjeter.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Prill 2013 02:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

E mire po te pakten nuk perdoren ketu derrasa operacioni te shpifura, te 'genjehet pak zemra' me aparaturat.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Prill 2013 08:19
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Fill pasi pash ate video une u luta

per North Korean qe dikush te infiltronte apo te bente ndonje percarje ne shtet qe njerezit te fitojne liri. Ndoshta ky lajm qe lexova eshte nje fillim i plotesimit te lutjes sime:

http://www.persecution.org/2013/05/...me-with-prayer/

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Maj 2013 21:09
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

PIANISTI......film shume domethenes !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Maj 2013 00:09
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRA4001 Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRA4001 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Now you see me

I bukur,me pelqeu.Arriti te me terheqe vemendjen per nja 2 ore.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Shtator 2013 05:00
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Safe haven


Bazuar ne novelen e Nicholas Sparks.Autori I "The notebook". Romantik.Ka dhe skena pothuajse si te ditarit.I lezecem.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Tetor 2013 14:09
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La grande bellezza

Ky film italian sapo fitoi Oscar si filmi me i mire i huaj i 2013. Mesa degjova eshte filmi i pare italian qe arrin te fitoje qysh prej La vita e' bella e Benignit.

Filmi eshte 2:20 min, por kohe kaq te gjata po ndodhin shpesh ne kinematografi tashme dhe nuk e di pse.

Hapja eshte shume e bukur, spektakolare do thoja. 10 minutat e para kalojne pa u kuptuar fare. Stili i filmit ne pergjithesi eshte tamam Felinian, besnike e falenderimit qe regjizori i beri Fellinit kur fitoi Oscarin per inspirimin qe kishte marre. Vazhdimi i filmit eshte po ashtu i cuditshem. Ne pergjithesi filmat e Paolo Sorrentinos nuk me pelqejne. Ky ishte dicka me shume, doja ta pelqeja vertet. Por ne fund mbetet i ngjashem me cdo film tjeter te Sorrentinos, i bazuar ne sekuenca te avashta me fotografi te bukur. Kishte realizim te mire, por ne 2:20 min nuk ndodh asgje, absolutisht asgje. Regjizori e kthen depresionin e personazhit ne nje depresion filmik, duke mos lene asnje zhvillim jete ne film, asnje ndryshim nga fillimi deri ne fund.

Kshu qe si perfundim nuk arrita te shkepus kete film per Oscar nga filmat e tjere te Sorrentinos, si puna e Il Divo, qe kalon kohen me sekuenca pa folur. Aktori kryesor, edhe pse i zoti, nuk ka spekter personazhesh, eshte i njejti qe ben Andreotin tek Il Divo, me te njejtat shprehje fytyre ne cdo film, gje qe ben gjithe filmat e tij (edhe La Ragazza sul Lago psh) te gjithe njelloj, me te njejten melankoli.

Pra La Grande Bellezza, eshte stervitje regjizoriale qe nuk shpeputet dhe nuk shquhet nga filmat e rradhes te Sorrentinos, edhe pse nuk gjehen difekte ne akterim apo fotografi. Sorrentino di te beje vetem nje gje ne cdo film: te shfaqe merzi dhe depresion me cdo kusht.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Mars 2014 09:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.