i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
O patriot.
Te kuptoj shume mire, e di se ç'fare behet dhe ç'fare thuhet, nese gjendja ne Shqiperi eshte me keq se ne Liban(gje qe nuk e besoj), atehere i terheq ato qe shkrova me siper.
Nese ja jep voten nje te pavaruri apo nje partie tjeter me te vogel, te tjeret do vene pak mend, eshte e padiskutueshme. Ai qe do marre pushtetin nuk do jete aq naiv sa te mos e kuptoje pse-ne. Mbi te gjitha, une them tua japim voten atyre qe me te vertete e meritojne, jo atyre qe ngrihen mbi qafen e te tjereve. Dhe te siguroj qe Shqiperise nuk i mungojne figurat politike.
Me thuaj cila parti ne Shqiperi ka me te vertete figura politike?
Me thuaj cila parti politike ne Shqiperi do jete aq ne gjendje sa te riperserise nje 97-te te dyte? Nese kjo eshte akoma nje nga opsionet politike te dikujt, kjo do te thote qe ne si shqiptare qenkemi komplet te deshtuar dhe nuk na e kane fajin partite. E di qe njerezit jane te lodhur dhe te merzitur, por nese arrihet deri aty, atehere me mire le tja leme vendin dikujt tjeter e te ngreme çadrat rrugeve te botes.
Pjesa e tortes qe permende me lart kerkohet dhe ketu, mos kujto se Belgjika apo Europa jane parajsa mbi toke, jo me larg se dje ketu u ngriten turmat flamande( gjuha hollandeze) dhe nuk lejonin wallonet (gjuha franceze) te banojne ne territorin e tyre. Por me nje ndryshim, aty behet se ç'fare duan politikanet, ketu politikanet jane me te zgjuar (jane bere), bejne ate qe mendon populli.
Eshte presioni popullor ai qe mban apo rrezon qeverine . Eshte kjo ajo qe dua te them. Kur sheh qe nje minister eshte i korruptuar deri aty sa nuk mban me, pse nuk ngrihesh ta rrezosh. Kur hiqet nga ai post dhe çohet ne nje post tjeter, pse nuk ngrihesh te kundershtosh. Eshte ketu ndryshimi Europe-Shqiperi. Ketu populli ngrihet per asgje, aty edhe kur digjet fshati, populli kerkon uje nga qeveria.
Te kuptoj , por nese vazhdojme keshtu, lere Nanon, ai te pakten eshte me i zgjuar se Berisha, atehere ketu jam kunder.
Ajo qe dua te them eshte : te gjithe te votojme, e kur te votojme ta bejme zemren gur te pakten nje here e te votojme ate qe na mbush mendjen e syrin, jo te votojme dike vetem sepse ate ka propozuar "fronti demokratik". Jo lal, e shohim shume mire qe si partite e djathta, si te majtat kane nje program e nje qellim kryesor, mbajtjen e pushtetit, e ne rrime e themi : ç'te bejme, kaq kane mundesi. Atehere, lere mo se e dine ata se kujt tja japin vendin, lere mo se e dine ata se ke do vjedhin, ku do vjedhin , si do vjedhin. Mos te harrojme, po vjedhin mua dhe ty, te gjithe, e kur na bejne nje nder, na e kane marre 100-fish.
Mos kujto se nuk behet, behet qe ç'ke me te, menjehere po deshe. Ngrihu pak dhe merr familjen, kojshine e te shohesh, jo qe behet , por dhe te kerkojne falje, nuk jane aq te plotfuqishem dhe aq trima sa duken.
Po me nje kusht ama: kur te ngrihesh, mos e terhiq zvarre.
Ika tani se nuk dua te marresh ndonje mendje te keqe dhe del vertete .
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|