apapa
Anetar i ri
Regjistruar: 10/07/2005
Vendbanimi: NYC
Mesazhe: 3
|
'falangat' eshte ne rregull. Eshte fjale e vjeter greke dhe i referohet formacionit shume te suksesshem te kembesorise maqedone te krijuar nga Filipi II dhe te perdorur me shume efikasitet nga i biri, Leka i Madh 
Edhe perdorimi ketu eshte ne rregull, me kuptim negativ (krahas 'cubat e shkatërrimit'), sepse 'Falange' quhej edhe partia ekstremiste nacionaliste/fashiste e perdorur nga Franco ne Spanje. Ne luften civile te Libanit, Partia Falangiste ishte nje grup militant i se djathtes se krishtere.
Kjo fjale eshte perfshire plotesisht ne shqip dhe perdorej goxha ne kohen e Xhaxhit.
Sa per katalogimin e budallalleqeve te gazetave, une deri para nja dy vjetesh iu dergoja botuesve edhe ndonje email kur dilte ndonje gje vertet e perbindshme, po ne fund m'u desh te dorezohesha. Duket qe s'kane interes t'iu vene asnjefare detyrimi stilistik apo gjuhesor cupkave dhe djalkave te veckel qe kane marre ne pune.
Por jam dakort qe gjeja me e poshter eshte perseritja te pakten tre here, dhe thuajse fjale per fjale, e cdo fakti apo detaji te parendeshishem, mjaft qe te mbushet kuota.
Duhet shpikur ndonjefare denimi, ku cdo gazetari t'i lexohen, ne pranine e tij, nga kolege ose me mire 'viktima te pafajshme', idiotesirat qe ka shkruar deri sa te zere veshet me duar dhe te gulcoje "Mjaft! Mjaft!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|