Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Berishkracia dhe demokracia?Jane dy ide qe sperpuqen.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
freedom
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/05/2005
Vendbanimi: ngecur ne qiell
Mesazhe: 33

Berishkracia dhe demokracia?Jane dy ide qe sperpuqen.

Berisha e ka provuar qe gjate pushetit te tij demokracia nuk egzistonte,duke burgosur kundershtaret politik , duke rrahur dhe kercenuar kritikat e rregjimit te tij primitiv, duke rrahur gazetare , aktore e humorist, duke djegur gazeten KOHA JONE etj etj etj jane pa fund shembujt.Ka zera qe thone hajd ti japim dhe nje shanc sepse ka fituar pervoje,por e vetmja pervoje qe ka fituar ai eshte drejt krijimit te idese te tij te demokracise (Berishekracia),qe demokracia eshte cfare thote Berisha dhe jo cfare do populli.Ai vete dhe ata pak intelektuale qe simpatizojne PD-ne nen udheheqjen e Berishes e dine shume mire qe me doreheqjen e tij te djathtet kthehen ne pushtet, ( kjo sepse partia socialiste nuk e meriton me te qeverise) por po e perdorin inatin qe populli ka kunder qeverise socialiste jo te sjellin ne pushtet nje alternative te djathte por te rikthejne BERISHKRACINE*, dhe kjo gje u duk hapur gjate kongresit te PD-se ku ai njeri nuk pati kandidat rivale per kryetar partie.Pse atehere duhet te mendoj qe ai njeri ka ndryshuar? dhe ku e gjen ai ate te drejte te stervis dhe kalit pervojen demokratike ne kurriz te nje populli?Ai duhet te largohet dhe partia demokratike te jete e lire dhe te jete nje parti me te veretete demokratike*.

__________________
FREEDOM.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Qershor 2005 15:39
freedom nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të freedom Kliko këtu për të kontaktuar me freedom (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: freedom Shto freedom në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto freedom në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Bashkefajtor dhe bashkevuajtes !!!???

Bashkefajtor dhe bashkevuajtes !!!???



Kjo ishte parulla e koklavitur e hedhur nga Berisha ne fillim te vitetve 1990. Akoma po perpiqem ta shpleks ate mister por gjithmone me del i njejti kuptim. Barazimi i viktimes me xhelatin.

Me lejoni t’ju them se une kame lindur ne kampet e internimit te ish dikatatures komuniste ne Shqiperi.Babane ma kane pushkatuar per te vetmen arsye sepse mendonte ndryshe. Per rrethanat e mija dhe ashtu si une e kuptoje ate parrulle e kame shume veshtire per ta gelltitur. Per hire te se vertetes me lejoni t’ju them se kame kerkuar gjithe keto vjete pjesen time te bashkefajsise por nuk e kam mundur ta gjeje. Perse jame une fajtore !!!???

Perse Berisha me barazon mua me xhelatet e mije. Sipas Berishes, Enver Hoxha eshte i barabarte ne fajesi njesoje si viktimat e masakrave te tija. Dhe po te cohej nga varri do te ishte mire sikur ai, Enver Hoxha, te perfaqsonte ndonje parti te “djathte” sepse ka vuajtur njesoje si viktimat qe ai shkaktoi.

Munde te barazohet Hitleri me cifutet? Njesoj bashkefajtor dhe bashkevuajtes? Jo. Hitleri eshte katili dhe cifutet jane viktimat. Viktima nuk ka faje prandaj quhet viktime. Kriminali eshte i fajshem prandaj quhet kriminel. Gjerat jane te ndara.

Stalini eshte xhelati, te pushkatuarit, te internuarit etj., jane viktima. Milloshevici eshte krimineli dhe kosovaret jane viktimat e masakrave te tije. Kosovaret nuk kane faje. Faji i takon Milloshevicit. Nuk ka se si te jete ndryshe.

Pra kjo ishte dhe eshte kuptimi per mua i asaj parrulle hedhur nga Berisha ne fillim te viteve 1990 “Bashkfajtor dhe bashkevuajtes”. Ndoshta une jame i gabuar. Ju lutem me ndihmoni me variantin tuaj te te kuptuarit ne qofte se e keni ndryshe.



Petrit Kola

Modifikuar nga Klodel datë 14/06/2005 ora 17:29

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Qershor 2005 02:12
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

re

petrit berisha mbase esht jo i lexueshem per ty por jo per mua .
bashkefajtor dhe bashkevuajtes esht term pak me i zgjatur per te mos then shqiptar .
sepse ju drejtohet shqiptarve jo kinezve .
jan shqiptaret qe kan qen fajtor ndaj vetvetes si ne rastin e babait tend rahmet past dhe qe kan vuajtur gjithashtu .
prandaj kuptoje çik me thell ket term se me e mar fjal per fjal gabohesh pa dashje .
mendoj qe kjo nuk esht parull por thjesht nji fjal qe ju drejtohet mbar shqiptareve

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Qershor 2005 13:53
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belgium Kliko këtu për të kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: belgium Shto belgium në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belgium në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Ti na flete per kinezet por na flete kinezce. Coni dhe Enver Hoxhen nga vari dhe te na tregoje demokracine kjo juve ju ka mbetur.

Po ketu kujt i drejtohet Berisha shqipetareve apo grekereve ?


"Nacionalisti " Berisha ose me nje gure vrasim dy zogje.



Pas tradhetise se pare te hapur, instalimin e grekut Janullatos,nga Sali Berisha ne krye te Kishes Autoqefale (vemendje quhet autoqefale) Shqipetare duhej nje ngjarje tjeter e madhe per te terhequr vemendjen dhe indinjaten e shqipetareve.

Gjykuar edhe nga rezultati i ketyre ngjarjeve do ta cilesonim operacioni "Me nje gure vrasim dy zogje". Sali Berisha nga tradhetar shendrohet ne "hero nacionaliste" pikerishte me tradhetite e tije te radhes dhe tjetra ne bote, vecanarishte ne SHBA dhe BE ngrihet pretendimi fallco se minoritaret greke shtypen dhe persekutohen ne Shqiperi. Behet fjale per procesin e ngritur ndaj te pesteve (minoritare grek) ne fillim te viteve 1990 qe perfundoi si flluske sapuni. Po e kishte me gjithe mende pse nuk ja nxori fundin? Rezultatet e synuara ishin ato te mesiperme. Deme, deme sa me shume deme Shqiperise dhe dalja e Berishes si hero.

Ju kujtohet ngjarja tjeter kur "patrioti" Berisha terhoqi zvare nga mjekra "priftin" grek ne mese te dites ne Gjirokaster? Pse e beri kete? Qe te na mbushte mendjen se eshte patriot i madhe kur ne te njejten kohe ishte ai qe instaloi Janullatosin? Perse nuk priti zoti Berisha qe pasi "prifti" te vente ne Greqi, sic bente cdo funde jave, te ndalonte hyrjen e tije ne Shqiperi si person i padeshirueshem? A nuk vepron keshtu cdo kombe i civilizuar? Keto gjera ndodhin cdo dite neper bote por asnjeri nuk eshte terhequr zvarre. Perse gjithe kjo potere dhe nxitim? Edhe nje here diskretetimi i shqiptareve, pretendimi se jane barbare, te pacivilizuar, te rezikshem etj., ishte qellimi i asaj ngjarje. Ngritja e pretendimit fallc ne arenen nderkombetare se minoretaret greke dhe ortodokset jane te rezikuar ne Shqiperi. Mbulimi i njeres tradheti nga zoti Berisha me nje tradheti tjeter eshte qellimi tjeter.

Skema erdhi nga diku. Kodohej "Me nje gure vrasim dy zogje", Berisha "hero" minoritaret greke te "pesekutuar". Sala e vuri ne jete si sherbetore besnike. Tamam si Lebeli tek filmi "Fan Fan Tulipan"



Petrit Kola

Modifikuar nga Klodel datë 14/06/2005 ora 17:29

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Qershor 2005 16:59
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Une...

mire ne rastin e shqiptareve e kishim ne fajin jo Enver Hoxha sepse keshtu ju a do juve interesi, po me rastin e Stalinit, Hitlerit, Sadamit etj. kush e ka fajin populli perkates dhe diktatoret na dalin pa faj ose baraz me viktimat e tyre.
Petrit Kola

Modifikuar nga Klodel datë 15/06/2005 ora 23:03

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Qershor 2005 01:05
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Zoterinj.

Pasi po shoh qe keni nje antipati te theksuar ndaj Berishes apo ndaj nje bashkesie politike ne Shqiperi, me lejoni t'ju jap disa pergjigjje per keto gjera (qe ndoshta mund te jene dhe te pasakta, por do perpiqem te jap ate qe mendoj se eshte e drejte).

Se pari per djegjien e gazetes "Koha Jone", eshte mese e drejte, por me thoni ju lutem, kur Berisha digjte gazeten, gazetat e tjera ku ishin ne ato momente? Pse koleget e gazetareve te "Koha Jone" nuk protestuan duke mbyllur gazetat e tyre? Populli e mori lajmin e djegjes se gazetes, por asnjerit nuk i dogji per te. Ja pse jemi bashkefajtore dhe bashkevuajtes ne shqiptaret. Ne themi larg nga shtepia ime, fqinji le te pervelohet.

Kryepeshkopin Janullatos nuk e solli Berisha ne krye te kishes autoqefale shqiptare, e sollen ortodokset shqiptare. Besimi fetar dhe shteti jane te ndare ne kushtetuten shqiptare, nese nje besim nderhyn ne punet shteterore, atehere te zbatohet ligji dhe çdo gje vihet ne rregull.
Por aty ku ministrat dhe kryeministrat vjedhin e zhvasin pa kursim nga arka e popullit pa pesuar as me te voglin demtim, atehere ç'presim te zgjidhen problemet e besimeve fetare qe jane shume here me te nderlikuara se politika?

Sa per te peste anetaret e Omonias dhe per priftin grek {qe nuk e di te jete terhequr zvarre ne Gjirokaster (andej jam dhe vete)}, me lejoni t'ju them qe gjerat nuk jane ashtu si paraqiten. Me mire le te themi qe shteti shqiptar ne ato momente pesoi disfate nga pisat qe Zoti na i ka derguar ti kemi fqinje.
Mos te na genjeje mendja se Sali Berisha i ka bere keto gjera me vetedije te plote, perkundrazi.
Ajo qe me vjen keq eshte se si gjithmone ne perpiqemi t'ja hedhim fajin personave te caktuar kur faji eshte i perbashket. Kur dikush nga ne eshte aq i zgjuar dhe i mprehte sa ti kape gjerat ne ajer, pse nuk e thote ate qe duhet? Pse nuk perpiqet ti shpjegoje popullit se ç'fare ndodh? Nuk ma ha mendja qe ndonje qeveri shqiptare eshte aq "antishqiptare" sa te ndaloje keto gjera.

Dhe nje pergjigje e drejteperdrejte per zotin Kola.

Personalisht mendoj se per lindjen e nje diktatori faji eshte i perbashket. Nese Stalini, Hitleri, Pol Pot, Enver Hoxha etj, nuk do te kishin perkrahjen e popullit , asnjeri prej tyre nuk do te kishte realizuar krimet perkatese. Edhe une jam njeri prej atyre viktimave te vetvetes, mire do ishte ti shohim gjerat me syrin e se vertetes, mjaft e beme viktimen.
Parlamenti shqiptar bllokon projektligjin per hapjen e dosjeve, nuk me zuri syri apo s'me degjoi veshi kundershtime te popullit ne Shqiperi (ku futemi dhe une e ju). E pra, le ti leme llogjet e ti futemi punes nese me te vertete duam te themi te verteten e te bejme vendin tone. Ndryshe kot e kemi.

Dhe nje diçka te fundit per te gjithe.
Ketu jemi thjeshte per te shprehur mendimet tona . Se jemi i biri apo e bija e dikujt, kjo nuk i hyn askujt ne xhep perveç personit te interesuar, mire do ishte ti leme "goditjet " aspak te hijshme per nje bisede te lire.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2005 21:03
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_pafajshem Kliko këtu për të kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_pafajshem në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

re

i pafajshem flm per pergjigjen shum e gjetur

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Modifikuar nga Klodel datë 15/06/2005 ora 22:58

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2005 22:21
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belgium Kliko këtu për të kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: belgium Shto belgium në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belgium në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

I Pafajshem....shkrimi yt ishte nje origjinalitet. I sakte dhe i drejte.
O Petrit....ne fillim dole me disa postime te drejta per Nikolas Gage etj.etj.
Pastaj ne nje postim tjeter pohove ; Une nuk kam gje me greket.
Petrit...cila eshte e verteta?
A mund ta di?
Ne qoftese ketu jemi per te folur e per bisede,do te keni gjithmone vleresimin tim ne qoftese do te flisni hapur.
Ne nje vend ku une lavderova Leka Zogun,shikoj qe ai postim me vjen nga ju ne mesazh privat pa asnje koment nen te. Perse u be nje gje e tille?Kishit te gjitha te drejtat te ishit kundra atij postimi,te thoshnit mendimin tuaj.
Sinqeriteti eshte ai qe nuk ben gabime.
Cila eshte e sinqerta dhe e verteta o Petrit Kola?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2005 22:24
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Njatjeta Kontinent,

Se pari per mesazhin une mendova se erdhi i shkruar. Une te dhashe te drejte fije per pe per ato qe thoshe,sepse ajo ishte bindja ime qe perputhej plotesisjt me tenden per shtetin demokratike (kishe pluralizem dhe ekonomi tregu) dhe dinjiten e shqipetareve ne kohen e Ahmet Zogut. Ne cdo te shkruar kur vjen fjala per te une besoje se nuk le vende per medyshje.
Persa i takon grekerve une nuk kam ndonje urrejtje te lindur sic ka shumica e grekereve ndaj neve (anketa ne qofte se e dini). E ndersa respektoje dhe nderoje ata greke qe na duan dhe respektojne (tregova rastin e avokateve te te drejtave te njeriut ne Greqi qe akuzonte qevernie e tije per racizem ndaj shqipetarve nderkohe kur nje shqiptare kundershtonte ata duke filluar me "Falenerojme qeverine greke....) kame probleme jo me ata qe na urrejne por me qe ata QE KANE AKTIVITET KUNDRA NESH, SHQIPETQARVE. Qe te shpjegohem me qarte dua te them si edhe me fqiun qe te qellon i keq (komshiun) ne krahe ti nuk fillon luften se ai nuk te do (se eshte normale dikush nuk me do as mua as ty) por kur ai fillon aktivitetin kundra teje. Pra si i thone i mire i keq te rije ne pune te vehet, TREGOJI KUFIRIN NE SE KERKON TE TE SHRYTEZOJE.
Ne qofte se nuk jame akoma i qarte ju lutem kerkoni me teper shpjegime.
Sinqerisht
Petriti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2005 01:07
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kontinenti me postimin tend tregove se postimet e tua bazohen ne urrejtjen ndaj grekeve, jo ne drejtesine ndaj popujve. Pse duhet patur patjeter "dicka ndaj grekeve"? Te pergjithesohen greket ne kete menyre tregon racizem te paster. Mos fitofte kurre ky krah ekstremist ne Shqiperi. Do sherbente vetem per organizimin e cetave te armatosura kunder grekeve. Dhe per me teper do ndante shqiptaret sic po ndahen qysh ketu ne forum.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2005 01:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Berishkracia dhe demokracia?Jane dy ide qe sperpuqen.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.