Eric
I paregjistruar
Regjistruar: --- JO ---
Vendbanimi:
Mesazhe: N/A
0 |
I dehuri ne Klub ...
Nje Pijanec kishte rene ne 'Lek', dhe hyn ne nje klub gjithe qejf, dhe pasi pershendet 3 persona qe ishin ulur ne nje tavoline aty prane (Megjithse nuk i njihte fare), i bertet kamarierit:
Pijaneci: "Kamarier, shpejt 1 dopjo ketu, 3 dopjo asaj tavolines atje, merre e dhe nji per vete se dukesh çun i mire".
Personat afer Pijanecit ja kthene Pijanecit:
Personat: "Jo" Faleminderit por nuk i duam"
Pijaneci: "Do i pranoni se s'ben, me ngelet qejfi po s'i moret".
Mbas gjysme ore, Pijaneci bertet perseri:
Pijaneci: "Kamarier, shpejt edhe 1 dopjo ketu, 3 dopjo te tjera asaj tavolines atje, merre e dhe nji tjeter per vete se u lodhe".
Edhe nje here tjeter e njejta porosi mbas gjysme ore. Perseri i njejti avaz pas gjysme ore, deri sa erdhi koha te mbyllej Klubi dhe kamarieri shkon per ti marre Leket Pijanecit.
Mirepo ai nuk kishte aq leke per ti paguar te gjitha dopjot qe kishte porositur.
Kamarieri s'kishte ca te bente, keshtu i futi nje dru te mire dhe e hodhi ne rruge.
Te nesermen ne te njejten ore, Pijaneci hyn githe qejf ne klub, pershendet perseri ata te 3 qe ishin ulur tek e njejta tavoline dhe bertet:
Pijaneci: "Kamarier, shpejt 1 dopjo ketu, 3 dopjo asaj tavolines atje (nderkohe shikon kamarierin ne fytyre dhe i bie ndermend se ç'kishte ndodhur te Djeshmen, dhe ben 1 hap mbrapa ) pastaj shton:
Pijaneci: "Ti mos pi sot se ti kishe pije te keqe!!!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|