Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Sk Tirona 2005 - 2006
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

NE JAVEN E 4 TE SUPERLIGES EKIPI I TIRONES BARAZOI ME DINAMON ME REZULTATIN 3 - 3

GOLAT E TIRONES U SHENUAN NGA ; SALIHI ( 2 GOLA ) DHE E. BULKU

FORMACIONI I TIRONES ISHTE

1 . HIDI

2. DABULLA

3 . HAJDARI

4 . SINA

5 . HALITI

6. MUZACCHI

7 . BULKU

8 . MUKA

9. SALIHI

10 SEFA

11 . MARKOCI

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shtator 2005 20:47
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Salihi: Herët e vonë, kreu është i Tiranës



Hamdi Salihi, gjatë ndeshjes Dinamo-Tirana shënoi golin e parë dhe të fundit, duke i vënë vulën rezultatit final 3-3, në një një takim që për nga rezultati dhe loja iu afrua një derbi. Kështu, Tirana e mbyll pa fitore edhe këtë javë. Ndërkohë, shkodrani në fund u bë shpëtimtari i humbjes së bardhebluve të drejtuar nga italiani Menekini, sepse realizoi me kokë një gol mjaft të rëndësishëm. Pas këtij barazimi, Tirana ndodhet dy pikë larg kreut. Më shqetësues qëndron fakti se ky fillim nuk është shumë i mbarë për kampionët në fuqi. Salihi thotë se është vetëm fillimi dhe se vërtet Tirana nuk ndodhet aty ku duhet, por më mirë të mos e humbësh kreun në fund se në fillim. Ideja e tij është se Tirana ka një grup lojtarësh që shumë shpejt do ta nxjerrin ekipin në krye dhe pas këtij momenti të tjerët duhet të bëjnë llogaritë për vendin e dytë.
- Salihi, një dygolësh në derbi, që gjithsesi nuk i dha fitoren ekipin. Megjithatë, goli i fundit duhet të ketë qenë emocionues, sepse shmangët humbjen e Tiranës?
- Jo, nuk jam gëzuar shumë në fund kur shënova golin e dytë. Madje u kënaqa më tepër te goli i parë, sepse në atë moment ishim në epërsi kundrejt kundërshtarit. Te goli i dytë ishim nën presion për të shënuar patjetër dhe më erdhi keq që Tirana nuk e fitoi ndeshjen. Ekipi ynë kurrsesi nuk mund të kënaqet me një barazim.
- A ka probleme kjo Tiranë që pëson 3 gola, në një moment kur po pritej që takimi do të mbyllej në favorin tuaj?
- Sigurisht, probleme nuk ka pasur vetëm te ndeshja e fundit. Nuk e kemi nisur mirë si fillim këtë kampionat dhe kjo pranohet nga ekipi. Mendoj se nuk duhet fajësohet vetëm mbrojtja, që pësoi 3 gola gjatë ndeshjes së fundit e as ndonjë repart apo lojtar i veçantë. Për nga rrjedha e lojës, barazimi i fundit pranohet si rezultat i një ndeshjeje futbolli, por ekipit tonë nuk i falen gabime të tilla. Përgjegjësia bie mbi të gjithë neve si lojtarë dhe mendoj se kemi kohë për të nxjerrë mësime.
- Që nga fillim e deri tani u bënë 3 ndeshja pa fituar. A duhet duhet konsideruar një shqetësim më vete ky fakt për Tiranën?
- Po, është e vërtetë, sepse pritej më shumë nga ekipi dhe ne si lojtarë jemi të ndërgjegjshëm për pozicionin e Tiranës. Nuk i shkon për shtat vendi në tabelë, sepse kreu duhet të ishte yni që në fillim. Pra, kemi gabuar. Por unë personalisht shoh një Tiranë që e ka grupin dhe kushtet e nevojshmë për të qenë shumë shpejt në vendin që i takon. Më mirë është të gabojmë në fillim, apo në fund të kampionatit? Kjo Tiranë është pa diskutim pretendentja kryesore për titullin kampion.
- Kur do të shihet Tirana që pretendohej kryesuese e kampionatit?
- Shumë shpejt, ndoshta javën tjetër. Elbasani është vetëm dy pikë larg, ndaj mund të dalim në krye të renditjes. Pak rëndësi ka kjo, nëse ne fitojmë e luajmë mirë. Këtë synon Tirana me këtë fillim dhe besoj se kthesa do të realizohet, për të vijuar më tej me serinë e fitoreve për të dalë në krye. Tirana, me të kapur kreun, nuk do ta lëshojë më, sepse ka një grup shumë më cilësor se rivalët dhe se këta të fundit duhet të bëjnë më pas llogaritë për vendin e dytë. Nuk besoj se do të na kapin më.


Sot analizë e stërvitje në "Skënder Halili"
Kampionët do të dalin sot, në orën 16.00, në "Skënder Halili" për të bërë fillimisht një analizë për ndeshjet e fundit dhe pastaj stërvitjen e parë të javës. Dje bardheblutë e kanë bërë pushim, por tri ndeshjet e fundit Tirana nuk ka mundur dot të dalë te fitorja e dëshiruar, çka do të analizohet nga drejtuesit italianë para se të startojë seanca e parë e javës.

MARRE NGA SPORTI SHQIPTAR

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shtator 2005 21:22
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Bardheblutë janë optimistë se që nga kjo javë nuk do të ketë më vend për barazime aksidentale 20-09-2005

Dabulla: Me Skënderbeun nis cikli i fitoreve




Rezart Dabulla nuk sheh krizë te Tirana. Madje ai e justifikon ecurinë jo të pëlqyeshme të ndeshjeve të fundit me faktin se Tirana ka pasur edhe mungesa, por edhe është ndëshkuar në disa raste rëndë nga gjykimi. Sipas tij, në futboll, një skuadër fituese duhet të ruajë kompaktësinë dhe këtë Tirana e ka pasur gjithmonë një prioritet më vete, ndryshe nga ekipet e tjera. Eshtë kjo arma kryesore me të cilën kampionët do të synojnë mbrojtjen e kurorës së katërt radhazi. "Ne do ta mbrojmë kurorën dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Tirana nuk mund ta vërë në dyshim objektivin për 2-3 barazime që ka arritur në javët e para. Kampionati ka 36 javë. Deri në fund, ekipi ynë ka rast të arrijë edhe 10 fitore radhazi, të fitojë ndoshta 4 herë me një nga pretendentët dhe të grumbullojë më shumë pikë se sezonet e fundit, kur ka dalë gjithmonë i pari. Gjatë ndeshjeve të fundit kemi pasur probleme me gjykimet, mungesa, ndonjëherë jemi ndëshkuar nga fati, por pranojmë se kemi gabuar edhe vetë. I tillë është futbolli dhe barazimet e fundit duhen konsideruar më shumë aksidentale. Personalisht mendoj se e rëndësishme mbi gjithçka tjetër është se ky grup që ka Tirana jep një garanci të madhe për të kapur shumë shpejt kreun e tabelës së klasifikimit," - sqaron mbrojtësi bardheblu.
Kampionët në fuqi, pas javës së 4-t, nuk ndodhen në krye të klasifikimit dhe ky fakt është shndërruar në një shqetësim për bardheblutë. Tirana, në javët e para të sezoneve të fundit, e ka parë gjithmonë veten në krye të klasifikimit. Por megjithatë, për këtë sezon, pavarësisht nga disa barazime radhazi, lojtarët titullarë i cilësojnë aksidentale rezultatet e fundit, pranojnë se Tirana nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe besojnë se shumë shpejt do të nisë serinë e fitoreve, për të "zaptuar" një herë e mirë kreun e munguar në këtë fillim sezoni. "Barazuam sërish në derbin e fundit me Dinamon dhe nuk na vjen mirë për këtë. Por të mos harrojmë se është vetëm fillimi dhe pas ballafaqimeve me dy rivalët e parë, Vlazninë e Dinamon, e kemi bilancin pozitiv," - shprehet mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla. Lojtari vijon më tej idenë duke theksuar se ai takim duhej fituar për vetë faktin se përballë ishte një kundërshtar i drejpërdrejtë në luftë për titull. Mirëpo tani Dinamo cilësohet një kapitull i mbyllur dhe sytë janë drejtuar nga Skënderbeu. Kështu mbrojtësi bardheblu beson se, duke nisur që nga kjo javë, ku përballë do të jetë Skënderbeu i Korçës, Tirana do të fillojë serinë e fitoreve, për të mos u ndalur më. "Këtë të shtunë do të luajmë përballë Skënderbeut dhe unë mendoj se duhet t'i lëmë pas ndeshjet e fundit për të startuar një seri tjetër, të zakonshme për Tiranën, me fitore. Eshtë koha të kthehemi te fitoret me lojë bindëse për të bindur tifozët se jemi futur në kampionat për një objektiv të vetëm, titullin kampion. I kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë, sepse Tirana ka një grup të mirë dhe cilësor, që do të rikthehet jo vetëm në krye të tabelës, por që këtë fazë nuk do të ketë më tolerime ndaj asnjë kundërshtari. Kemi lënë pikë dhe nuk duhet të bëjmë më gabimë gjatë rrugës," - shprehet mbrojtësi që vazhdon karrierën e tij duke kontribuar si titullar në radhët e bardhebluve për disa sezone radhazi.

marre nga SPORTI SHQIPTAR

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shtator 2005 20:46
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

NE DATEN 21 SHTATOR 2005 U LUAJTEN NDESHJET E TURIT TE DYTE TE KUPES SE SHQIP[ERISE . TIRONA FITOJ 3 -0 ME ILIRIN E FUSHKRUJES JA DHE TE DHENAT

Iliria - Tirana 0- 3
Iliria: R.Baku, K.Baku, I.Gjokeja, Kulli, Lama, Ujka, Balliu (S.Laçi 52'), Kaziu (Zhuli 46'), Beqja, Maloku, Sala (Shkëmbi 76'). Trajner: F.Sala
Tirana: Hidi, Sina (Karaj 77'), Muzaki, Muça, Tafaj, Rraklli (Ndoja 55'), Pisha, Bakalli, Fagu (Salihi 62'), Merkoçi, Haliti.
Trajner: L.Menekini
Shënues: Rraklli 38', Pisha 85', Kulli 88' (aut.)
Gjyqtarë: S.Bogdani, L.Metani, A.Koçi (Durrës)
Kartonë të verdhë: Lama, Muzaki

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2005 19:15
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Trajneri ka menduar një mbrojtje më të ngjeshur. Pas sulmit fshihet dyshja e frikshme Duro-Muka
Tirana, në Durrës me "fytyrë" të re





Që nga kjo javë, Tirana pritet të luajë më një tjetër modul loje. Trajneri i Tiranës, Leonardo Menekini, u ka kërkuar më shumë sakrificë dhe përkushtim lojtarëve në ndeshjet e mëtejshme të kampionatit. Bilanci i momentit, 3 barazime dhe vetëm 2 fitore, mbartin të vetmin fakt pozitiv nga pretendimet e saj, se Tirana nuk ka humbur asnjë ndeshje në 5 javë kampionatit. Evident qëndron fakti kryesor, që kryeqytetasit, me këtë grup lojtarësh ku thuajse të gjithë e kanë provuar shijen e ekipit kombëtar, nuk kanë bindur plotësisht, qoftë për vendin që ruajnë në klasifikim, qoftë për lojën që ka zhvilluar ndaj 4 kundërshtarëve të parë (duhet veçuar fitorja ndaj Vllaznisë në Shkodër). Megjithëse trajneri italian i bardhebluve pothuajse në çdo ndeshje nuk e ka pasur tërë grupin në dispozicion, 22 herë kampionëve të vendit nuk u kanë munguar në fushë elementët cilësorë, që ende nuk e kanë shfaqur "egërsinë" e tyre. Prandaj trajneri, duke marrë shkas në mesjavë nga ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë, ka provuar disa skema të reja dhe jo më kot dy lojtarë "luksi" të formacionit bardheblu, si Devi Muka dhe Klodian Duro, kanë qëndruar 90 minuta në fushë, pasi për të siguruar një fitore ndaj Ilirisë, Tirana mund të luante me çfarëdolloj formacioni dhe mund të fitonte shumë më tepër.
Pra, të martën në Kamëz, Tirana ka bërë më shumë një test para ndeshjes me Teutën se sa ka synuar për një goleadë kundër miqve modestë. Për vetë lëvizjet dhe mënyrën se si ka luajtur ekipi kampion në fuqi, dukej qartë se Menekini kishte si ide të tijën të provonte disa lojtarë në role të ndryshme dhe të bënte lëvizje të posaçme në të gjitha repartet e lojës. "Mbrojtja mund të them se ka paraqitur pak më shumë probleme, por mendoj se duhet të ndryshojmë në përgjithësi, në mënyrën e të luajturit, para ndeshjeve të tjera," - komenton pas fitores në kupë trajneri italian i Tiranës, Leonardo Menekini.
Sakaq, këtë javë, lëvizja e parë mendohet të bëhet në mbrojtje. Gjatë ndeshjes së fundit është parë se ky repart ka qenë më i ngjeshur se herët e tjera. Përballë Ilirisë së Fushë-Krujës, 4 mbrojtësit e preferuar nga italiani Menekini nuk luajtën për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, por për të testuar se si funksionon skema e re e ideuar nga trajneri bardheblu. Prandaj këtë të shtunë kundër Teutës së Durrësit dhe për më tej, në mbrojtje mendohet të luajnë jo më 3, por 4 futbollistë. Do të sakrifikohet një mesfushor, ose një sulmues, gjithmonë në sajë të rrethaneve. Pak a shumë i tërë ndryshimi që është menduar, tani e tutje do të varet nga vendosja e dy lojtarëve kryesorë të mesfushës, Mukës dhe Duros. Gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit, ku elbasanasi i kombëtares bëri premierën me fanellën bardheblu, por edhe gjatë ndeshjes së fundit ndaj ekipit modest të Fushë-Krujës, Duros i është besuar roli i furnitorit të sulmit dhe detyra e tij e posaçme është të luajë që nga mesfusha kryesisht me topa të gjatë. Kurse Muka do të luajë paksa më i avancuar se zakonisht dhe detyra e tij është të luajë me asiste të shkurtra, megjithase kapiteni pritet të ketë më shumë peshën e një sulmuesi që i duhet edhe të godasë falë saktësisë së tij portën kundërshtare në çdo moment. Duke pasur gjithashtu parasysh faktin se sulmi i Tiranës përbëhet nga lojtarë të kalibrit të Altin Rrakllit, apo Eldorado Merkoçit e Hamdi Salihit, atëherë Menekini, teksa para sfidës me durrsakët thekson se "duhet më shumë agresivitet", nënkupton një Tiranë spektakolare, me tjetër pamje nga ndeshjet e deritanioshme, që t'i ketë "rrënjët" te kjo mori "yjesh" që mbart formacioni i tij.

marre nga sportishqiptar

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Shtator 2005 21:45
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Mesfushori i sapokthyer thekson se asnjë nga rivalët nuk mund të fitojë më tepër ndeshje se bardheblutë 30-09-2005


Klodian Duro jep një garanci tjetër, madje të fortë, se Tirana edhe këtë vit do të jetë fituese e titullit të 4-t radhazi. Skuadra që mesfushori i kombëtares sonë zgjodhi për këtë edicion do të shpallet përsëri kampione, sepse askush nga rivalët nuk garanton më shumë fitore se ç'mund të arrijë deri në fund ekipi që ka fituar tri herët e fundit titullin kampion. 2 fitore në 5 ndeshja ndoshta nuk kanë asnjë siguri, por në 31 ndeshjet e mbetura mesfushori garanton vetëm sfida triumfi. "Titulli kampion? Sigurisht, ka vetëm një emër, Tirana. Nëse ka ndonjë skuadër që mendon se mund të fitojë deri në fund të edicionit më shumë ndeshje se ekipi ynë, do ta urojmë vetë për titullin. Jam unë i pari që do t'i zgjas dorën për këtë. Por ama nuk besoj as unë, asnjë te Tirana, dhe as ata vetë se mund të seleksionojnë më shumë pikë se ky ekip që është futur me vetëm një objektiv. Elbasani ndodhet dy pikë larg dhe ende nuk ka luajtur ndeshjen direkte me Tiranën. Po kështu, edhe Partizani. Ndërsa Tirana ka një skuadër me mjaft lojtarë cilësorë, që e kanë fituar emrin falë punës dhe vetëm me punë ne garantojmë në vazhdimësi rezultate, siguri dhe spektakël në fushë. Këtë edicion, pavarësisht nga ecurtia e javëve të para, shoh një Tiranë që mund të shkojë më tej se thjesht një skuadër kampione, siç ka ndodhur pothuajse gjithmonë," - shprehet mesfushori i Tiranës.
Ndërkaq, mesfushori i kombëtares, i rikthyer sërish në kampionatin tonë, përkatësisht te Tirana, e sheh normale gjendjen e skuadrave në këtë fillimi sezoni. Ai thekson se për të ky kampionat nuk ka nisur nga java e parë, por me ndeshjen kur bëri premierën e tij kundër Skënderbeut. Lojtari thotë se nga ajo ndeshje mungonte vetëm loja e bukur, por i mjaftueshëm në fund ishte rezultati i pastër 3-0, që i dha pikët maksimale ekipit kampion. Tani e tutje, përveç fitores, po mendohet edhe për spektakël. "Ne pas fitores së fundit po mendojmë për ndeshjet e tjera. Nuk ma merr mendja se do të ndalemi më gjatë këtij kampionati. Para kemi ndeshjen e radhës me Teutën e Durrësit, që mendoj se si një ndeshje jashtë fushës sonë është një sfidë e vështirë, sepse si fillim kampionati skuadrat kanë nevojë për pikë. Në Durrës shkojmë së pari të fitojmë ndeshjen dhe së dyti të konfirmojmë veten sërish si kampionët e vendit. Jemi dy pikë larg vendit të parë dhe po mendojmë vetëm për kreun, që do të na sjellë më shumë qetësi dhe njëkohësisht na hap dritën jeshile për më shumë spektakël," - sqaron ndër të tjera elbasanasi i bardhebluve, Klodian Duro. Mesfushori është grumbulluar për ndeshjen e radhës me kombëtaren, atë kundër Ukrainës. Duro shpreh synimet e ekipit tonë për dy ndeshjet e radhës. "Mendoj se duhet të ruajmë vendin e 5-të në renditje, duke lënë pas Kazakistanin dhe Gjeorgjinë. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme." Megjithatë, lojtari që la Bundesligën gjermane thotë se nuk e mërzit aspak fakti që i është kthyer kampionatit tonë dhe nuk i druhet faktit se mund të humbasë vendin në radhët e kuqezinjve. "Unë jam në kulmin e karrierës sime dhe nuk është e rëndësishme se luaj në Gjermani, Kinë, apo Shqipëri. Mbi të gjitha vlen forma dhe gjendja ime dhe besoj se e gëzoj atë sa për të qenë pjesë e pandarë e kombëtares, edhe nëse luaj për një kohë të gjatë në kampionatin shqiptar. Nëse në rolin tim ka ndonjë më në formë, dera e kombëtares është e hapur. Kam folur me drejtuesit e kombëtares dhe më kanë dhënë garancinë se mjafton forma që do të ruaj dhe jo se në çfarë kampionati do të aktivizohem." Në fund, Klodian Duro, që është shkëputur disa herë nga kampionatet e huaja, thotë se për momentin nuk po mendon për ndonjë ikje të radhës: "Unë tani për tani jam lojtar i Tiranës, ndaj po mendoj për objektivat me këtë ekip," - përfundon 28-vjeçari Duro.


MARRE NGA SPORTI SHQIPTAR

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Shtator 2005 20:01
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Tirana në heshtje, mungon kreu i renditjes


Kampionëve u mungon kreu i klasifikimit dhe kjo ka bërë që heshtja të ndihet më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër në këtë sezon në kampin bardheblu. Tirana nuk ndodhet në krye të tabelës dhe ky fakt ka sjellë jo pak presion mbi futbollistët dhe stafin drejtues të skuadrës, që pret ndeshjet e radhës për t'u konfirmuar para publikut të vet si skuadra kryesore dhe pretendente për titullin e 23-të kampion të vendit. "Nuk kemi çfarë të themi në këto momente. Na mungon kreu i klasifikimit. Vetëm duhet të punojmë më shumë me qëllim që të fitojmë ndeshjet e radhës, sepse synojmë të rikthehemi sa më shpejt në vendin e parë," - u shprehën disa nga lojtarët titullarë të Tiranës dje pas seancës së pasdites. Ndërkohë, edhe te lojtarët e tjerë, apo ndoshta deri te drejtuesit e lartë, heshtja mund të piketohet si kryefjala e këtyre ditëve.
Pra, te Tirana nuk ka qetësi pa u siguruar një herë kreu i klasifikimit. Bardheblutë shprehen se e kanë të vështirë ose të pamundur të pajtohen me një pozicion të tillë në tabelën e klasifikimit, 5 pikë larg kreut. Gjatë 3 sezoneve të fundit ata kanë pasur luhatje vetëm në dy javët e para, pasi në të fundit kanë qëndruar që nga java e parë dhe deri te ajo e fundit në vend të parë. Por ka ndodhur gjatë sezoneve të mëparshme pak a shumë e njëjta situatë. Tirana kur e ka humbur kreun e klasifikimit, ka pritur të dalë në vend të parë, për t'iu kthyer normalitetit që e karakterizon këtë skuadër. Ndërsa këtë sezon nuk e ka nisur mirë. Kujtojmë se, sipas drejtuesve, objektivi i skuadrës kryeqytetase këtë vit nuk do të jetë vetëm fitimi i titullit kampion, sepse që kur nisi kampionati trofeu i 4-t radhazi dukej një mision i përfunduar. Planet ishin dhe janë për një skuadër të denjë në "Champions". Kështu, vendosja e Tiranës në krye nuk diskutohet fare, nga askush në kampin bardheblu. Mirëpo ky fillim i keq, çka shihet në klasifikimin e momentit, ashtu edhe në lojën që ekipi ka zhvilluar këto 6 javët të para, duhet kapërcyer, që heshtja të mos ekzistojë më. Tirana ka fituar vetëm 2 ndeshje, diçka e rrallë për këtë skuadër, që për më shumë ka regjistruar vetëm një fitore para publikut të vet dhe ka barazuar në Peqin me një kundërshtar që ka vetëm një pikë, atë që siguroi në javën e dytë me kampionët e vendit. Nga faza e parë, 6 javët e para janë mbyllur, çka, sipas lojtarëve, duhen harruar një herë e përgjithmonë, sepse ditë të mira do të vijnë, që nga ndeshja e radhës me Lushnjën. Optimizmi ekziston dhe bardheblutë që të gjithë premtojnë se do të vihen shpejt në krye të klasifikimit. Dhe, sipas futbollistëve, që thonë se kanë vite që luajnë bashkë e njohin njëri-tjetrin, ashtu sikurse njohin edhe kundërshtarët dhe përbërjet e tyre. Skuadra vazhdon të drejtohet në stërvitje nga italiani Leonardo Menekini, i cili edhe dje bëri ritualin a radhës.


Tirana, sot për "provim" në Kamëz
Trajneri italian Leonardo Menekini do të testojë sot të tijtë në një miqësore me ekipin U-18 të të rinjve, që do të zhvillohet në Kamëz. Kjo miqësore, që do të luhet në orën 14.30, është planifikuar me qëllimin e vetëm që skuadra kampione e sezonit të shkuar të arrijë në kohë, para ndeshjeve të tjera, rikuperimin e të metave të shfaqura gjatë ndeshjeve të fundit. Prandaj italiani ka menduar të shohë një herë se në ç'gjendje ndodhen lojtarët dhe ideja më e rëndësishme është që të bëjë ndonjë lëvizje të përshtashtme për sfidat e radhës. Në fakt, kjo ndeshje nuk do të ketë tërë pjesën e skuadrës, pasi disa lojtarët kanë ikur me ekipin përfaqësues dhe futbollistët e stolit do të kenë më shumë hapësirë, në këtë provim të posaçëm për shkak të ndërprerjes së kampionatit. Por edhe i sapoardhuri A. Duro do të shihet nga trajneri. Pas stërvitjes së djeshme, mbrojtësi elbasanas u shpreh: "Kam ardhur te Tirana për stërvitje dhe se do të jem gati në ato ndeshje kur trajneri të mendojë se e meritoj të luaj."
Ndërkohë, trajneri italian sigurisht kërkon më shumë nga ekipi i tij dhe se para se të bëjë ndonjë ndryshim konkret kërkon të bindet me formën e të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion. Prandaj është planifikuar kjo miqësore, para ndeshjes së Lushnjës, që do të luhet të shtunën e ardhshme. Megjithëse bardheblutë e kanë përqendruar tërë vëmendjen te ndeshjet e fundit, ato me Elbasanin e Partizanin, Lushnja shihet si një kundërshtar që duhet kaluar para se të mendohet për vendin e parë. Kampionati është i ndërprerë për shkak të ndeshjes së kombëtares sonë, por Tirana këtë gjë nuk po e ndien në stërvitje, sepse intensiteti duket i lartë në krahasim me ditët e tjera. Pas miqësores së sotme, bardheblutë do të bëjnë si zakonisht pushim të dielën dhe të hënën nis fushata për ndeshjen e radhës në kampionat.

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Tetor 2005 15:55
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

TIRONA fitoj sot derbin me Partizanin 1 = 0

me gjith rastet e panunmerta te ekipit kampion , goli u shenua me penallti ne minuten e 89 nga kapiteni MUKA

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Tetor 2005 20:45
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

perderisa ka mbeshtetje ekonomike perse te mos dale kompjone tirona?
Loja nuk behet ne fushe me, por lojen e ben paraja.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Nëntor 2005 17:15
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabian Kliko këtu për të kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabian Shto Sabian në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabian në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

pas barazimit te turpshem 4 - 4 me Shklumbinin, ndodhi ajo qe pritej
Donatoret kane shkarkuar nga detyra tranjerin italian MENEGHINI ,
nuk dihet ende se kush do ta zere vendin e tij por nga burime te ndryshme behet fjale per ish lojtarin dhe ish kapitenin e viteve 90 KRENAR ALIMEHMETI

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Nëntor 2005 23:19
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të GENTI_the_KING Kliko këtu për të kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto GENTI_the_KING në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:53 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Sk Tirona 2005 - 2006

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.