erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Islami nuk mund të bashkëjetojë me të ndryshmen përjashtuese
Ja se në ç’kohë jetojmë. Në kohë të tilla, ku në një hapësirë rrethanash, deles i thonë dele, e në një hapësirë tjetër, të njejtës dele, i thonë derr. Gjykimi me “double standard” nga ana e elitës së disa vendeve evropiane, e jo vetëm kaq, por edhe legjislacionit të tyre, krijon nonsense të tilla, saqë për çështje të ngjashme, të kemi verdikte të ndryshme.
Nga njëra anë, kur preket besimi i të ndryshmëve nga ata, e të ndryshmit reagojnë, thonë se s’po lejoni “lirinë e të shprehurit”, e nga ana tjetër, kur u rikujton marrëzinë e shkaktuar nga vetë ata, të dënojnë me arsyetimin se liria e të shprehurit ka disa kufij.
Historiani britanik David Irving u dënua me tre vjet burg nga një Gjykatë në Vjenë, Austri. Irving kishte deklaruar: “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë politikë të Reich-ut për të vrarë hebrenjtë. Po të kishte pasur... nuk do të kishte kaq shumë milionë të mbijetuar. Më besoni, unë jam krenar për çdo të mbijetuar.”
“74 mijë vetë kanë vdekur për shkaqe natyrale në kampet e punës, dhe ata që ishin në kampe janë dërguar më pas në Palestinë, ku jetojnë me identitete të reja.”
“Javën e kaluar, me rastin e bombardimeve në Dresden, u mbylla në qeli dhe u luta për kujtimin e 100 mijë civilëve që u vranë aty.”
Ishin këto deklarata të historianit kontraversial që e çuan pas hekurave të një burgu vjenez.
“Kjo është një ditë e madhe për Izraelin dhe për të gjithë hebrenjtë, pasi “Papa i Holokaustit”, më në fund është shpënë përpara drejtësisë. Dënimi nuk është i rëndësishëm. E rëndësishme është, që të dërgojmë mesazhin se ne të mbijetuarit e Holokaustit jemi ende gjallë.” Ky ishte reagimi i të mbijetuarit të Holokaustit, 80-vjeçarit Noah Klieger për “The Guardian” angleze.
Ndërsa reagimi i shtypit evropian përmblidhet në një editorial të gazetës “Standard” të Austrisë, pikërisht aty ku u dha dënimi.
“Mohuesi i Holokaustit, David Irving, kërkon të relativizojë krimet e papranueshme të Holokaustit për ta bërë atë të pranueshëm. Kjo është pika decizive. Kjo kërkon që ta bëjë nacional-socializmin si një opsion të pranueshëm politik. Është paksa shumë për t’i thënë demokracisë të pranojë këtë. Madje, është krim i dyfishtë mbi viktimat.”
Pak a shumë kjo është përmbledhja e një ndodhie, jo të hershme e, mos më keqkuptoni, e vetëm para pak ditëve, në Vjenë të Austrisë. E ku, në Vjenë, aty ku ndodhen me dhjetra institucione evropiane që mbrojnë të drejtat e njeriut, gjoja edhe lirinë e të shprehurit.
Një historian u dënua me tre vjet burg, sepse tha se Holokausti nuk ka ekzistuar në këto përmasa, e se dhomat e gazit në Ashvitc, janë produkt i mitizuar, e jo një e vërtetë e qëndrueshme. Natyrisht që një deklaratë e tillë e pavërtetuar, është një fyerje e madhe për ato miliona viktima hebreje, për të cilët na ka mësuar historia e mbrapshtë e njerëzimit pas asaj histerie gjaku në Luftën e Dytë Botërore.
E për t’u rikthyer tek çështja jonë, në vitin 2006, një njeri që konteston historinë njerëzore, dënohet, jo vetëm me burg, por edhe publikisht, e një palo-gazetë, që shpërthen në histerizëm anti-njerëzor, duke sharë e fyer me anë të një karikature të Dërguarin e Providencës Hyjnore, mesazherin e njerëzimit, e njeriun më të dashur për mëse 1.5 miliard besimtarë, avokatohet.
Ja se n’çkohë jetojmë! Në kohë të tilla, ku në një hapësirë rrethanash, deles i thonë dele, e në një hapësirë tjetër rrethanash, të njëjtës dele, i thonë derr. Gjykimi me “double standard” nga ana e elitës së disa vendeve evropiane, e jo vetëm kaq, por edhe legjislacionit të tyre, krijon nonsense të tilla, saqë për çështje të ngjashme, të kemi verdikte të ndryshme.
Nga njëra anë, kur preket besimi i të ndryshmëve nga ata, e të ndryshmit reagojnë, thonë se s’po lejoni lirinë e të shprehurit, e nga ana tjetër, kur u rikujton marrëzinë e shkaktuar nga vetë ata, të dënojnë me arsyetimin se liria e të shprehurit ka disa kufij. Kësaj i thonë se ç’ka është e drejtë, e ç’ka jo, këtë e përcaktoj unë.
Natyrisht këtë po themi të gjithë, liria e të shprehurit ka një kufi, e kur ajo i kundërvihet vetë njeriut, nuk ka vlerë, madje shndërrohet në anti-vlerë. E ndaj, të gjithë mund të gjykojmë me një standard referimi, e jo ta përthyejmë gjykimin në bazë të dobishmërisë vetjake. Kjo tregon se histeria e shpërthyer në mbrojtje të karikaturave të shëmtuara të gazetës daneze, nuk është bërë për të mbrojtur lirinë ”e kërcënuar” të shprehjes.
Jo, kurrsesi. Po të ishte e tillë, do të mbrohej edhe liria e një historiani për të dalë në konkluzione që përkojnë me mendimet e tij. Mbrojtja gjasme “e lirisë së shprehjes”, është mbrojtje e ksenofobisë ndaj Islamit. Është provokim ndjenjash, për ta treguar atë intolerant, e në pamundësi, për të bashkëjetuar me të ndryshmen.
Natyrisht, Islami mund të bashkëjetojë me të ndryshmen. Por ama, me të ndryshmen përjashtuese...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|